Saturday, May 12, 2012

"Ne kerkim te nje tri-polari"

Rasti i qeverisjes mes dy partive, e para e djathte (PD), dhe e dyta e majte (LSI), ne vitin 2009, krijoi pershtypjen e kontrollit te numrave ne cdo kohe qe nje force kerkon te krijoje kabinetin e saj qeverises. Mjafton pak sforco, dhe ndonje minister jo ne profilin e duhur, dhe gjithcka merr forme. Me pas kur gjerat kane ecur, nuk ma ha mendja qe kemi kohe t'i kthehemi serish ketij diskutimi. Gjithkush mban ne dore faturen, per mire apo per keq. Ndoshta edhe kerkesat per t'u plotesuar. Ne rend te dites dhe me shenjues te vecante, vendet e punes per militantet. "Pazar" i njohur, ky.

Por a doli klasa politike shqiptare edhe kete here nga bi-polarizimi mes dy forcave tashme solide, te mesuar jo vetem ne, por edhe Europa? Mendoj se po. Madje nje PO e madhe. Rasti solli takimin e fundit mes Rames dhe Metes ne Sheraton. Dhe gjithcka per te ndryshuar dicka me arsyen e vetme, qe Berisha s'duhet te kete me pushtet. Ne realitet nga ajo qe kam degjuar, takimi i tyre mund te kishte ndodhur qe ne 2009. Ne kohen kur Meta ri-projektonte veten e tij si numer dy i qeverise.

Shume emisare u perpoqen t'i puqnin ne ate kohe, dy "klientet" me te rendesishem aktual te Sheratonit. Sot padyshim qe takimi mes tyre ka ndodhur pa nderhyrje te tilla. Ndoshta ka ardhur koha qe Meta te rikthehet ne kampin socialist, andej prej nga nisi rrugetimin e tij ne politike. Sot me shkakun e qejfit te prishur prej kandidatit per president qe po promovon. Por edhe nese nuk nderron "gusto", pra te mbetet koktejl shijesh djathtas-majtas, Meta e sigurt qe prodhon pushtet. Pra arrin te kete numra per te krijuar nje qeveri me kedo force politike. Ndoshta edhe president...

Rritja e numrit te votuesve te Metes, duket se krijoi goxha peshtjellim ne "Sheshin Austria". Ndoshta keshilltaret e Rames arriten te nxirrnin perkufizime se kujt i perkisnin realisht keto vota. Nxituan te thone qe me shume jane votat e simpatizanteve te djathte, "e perkthyer" ne vende pune ne ministrine ndane bulevardit, ose ato ndane Lanes, m'u perballe me njera-tjetren.

Une nuk e di cdo te ndodhe me votat e kesaj partie ne 2013. Madje jam i sigurt qe edhe vete Meta nuk e di, anipse lutet dhe do te punoje qe te kete me shume vota. Ndoshta edhe me shume se ne zgjedhjet e fundit lokale. Sikur te dilte serish me po aq vota, e natyrshme qe do perbente per cdo krah politik interes. Por cfare interesi do te perbente per publikun? Pikerisht kete dua te shtjelloje, ne gjithsej dy paragrafet e meposhtem:

Shijet ne Evrope nuk po ndryshojne me ne linjen e nje kahu politik, por duke rendur me shume drejt realiteteve jo-partiake. Madje ne ndonje rast edhe drejt ekstremizmit. Radikaleve. Pse jo edhe neo-nazisteve. Na ka ndihmuar Zoti qe keto dy te fundit nuk i kemi te pranishme ne Shqiperi. Madje jam i sigurt qe do te na mungoje kjo lloj shije per nje kohe te gjate. Po cfare kemi ne realisht te pranishme? A mund te besojme ne nje shoqeri qe do rend drejt pa-partise, duke guxuar dhe duke votuar per to? Apo jemi mesuar tashme me kete realitet te miksuar dy-polar dhe nuk na ben "zemra" t'u ndahemi pa i votuar. Me e keqja duke mos marre pjese ne votime.

Te besosh tek jo-partiaket ne Shqiperi duket nje sipermarrje shume e nderlikuar dhe mjaft e veshtire. Madje edhe pothuajse jo e sugjerueshme. Kjo per faktin e vetem qe nuk ka personalitet jo-politik qe mos te jete perfshire ne "tridentin" Sheraton-Rogner-Tirana. Aty ku me "urdherin e peshkut" vendosen ose caktohen presidentet, ministrat, gjykatesit, drejtoret, deri edhe tek sanitaret e shkollave apo kopshteve. Tenderat dihet qe po. Ia kane marre doren bashkejeteses me luksin. Pra nje jo-politik mund te ishte nje akademik. Nje profesor. Apo nje aktor. Kujdes! Edhe ketu ka hyre politika.

Pra e gjithe shoqeria shqiptare eshte e politizuar. Jo me kot permenda rastin e partise se Metes. Qe do te thote qe edhe per shume kohe do te shohim se ne ke krah levize Meta dhe jo ai qe do te ece ne nje linje me te por qe nuk eshte politik. Ndoshta mund te jete ish-presidenti Topi ne vaftin kur do mbahen zgjedhjet? Ndoshta do te bashkohen te gjitha forcat politike me qofte edhe nje deputet, per t'i bere presion dy forcave qe kane me shume votues. Te gjitha "ndoshtat" se bashku nuk e zhbejne dot ate qe ne Shqiperi ka personazhe jo-politik, qe mund te bejne ate qe po ben aktualisht "komiku" Grillo ne Itali me "Movimento 5 stelle". Jo se na mungojne personalitete te tille pompoze ketij realiteti. Por e vecanta eshte qe Shqiperia konsumoi aq shume politike keto vite sa cdo tentative eshte e konsumuar. Dhe per ironi te fatit nese ne Itali, Greqi apo gjetke partite kane "vdekur", ne Shqiperi bejne tifoz dhe ate qe nuk ka pare asnje here te vetme sport ne jeten e tij. Madje duke e bere ultras. Huligan fare.

No comments:

Post a Comment