E shtune. 5 maj. Dita e Deshmoreve. Me sakte e heronjve. Ne vend qe te flisnim dhe te shkruanim gjera per te cilat zor se gjen shqiptar qe mund t'i perserise, lexojme qyfyret dhe cudite qe nuk dine te rreshtin. Me e fundit nje ndodhi me personazh nje "huligan" stadiumesh. Cuditerisht deputet i parlamentit. Jo se te tille te tjere nuk ka patur. Pak kohe me pare njeri e beri cope arbitrin, por per faktin qe nuk eshte me deputet nuk po merremi me te.
Pra e kam fjale per deputetin e parlamentit shqiptar Dashnor Sulaj. Pak kohe me pare isha edhe une pjese e tifozeve ne stadiumin "Qemal Stafa" teksa u ngrit ne kembe dhe na shau. Boooh se di nga se por qe na shau na shau se pas tij iu versulem dhe ne me nje "batare" te sharash. Ndoshta kam shkelur ligjin. Kam share deputetin e nje parlamenti.
Emocionet qe deputeti Sulaj shperthen ne stadiumet shqiptare jane tashme te njohura. Ndoshta eshte mire qe i zgjedhuri nga populli, kontribuon ne zhvillimin social-kulturor-sportiv te nje qyteti qe tanime me superstraden e re eshte ne nje harrese dhe degradim te plote. Kam qene shpesh ne Peqin edhe per te pare ndeshje, kur Dinamo luante kunder Shkumbinit dhe me kenaqte fakti qe i gjithe qyteti ishte ne feste. Bash njesoj sikur po luante kunder Milanit apo Realit te Madridit. Mes tifozeve, ashtu energjik edhe Dashi deputeti duke u marre me te gjitha detajet. Ndoshta edhe me formacionin se si do te luhej ne fushe. Per taktikat e lojes dhe deri ne "mbarevajtjen e rendit dhe te qetesise" ne stadium.
Dhe fusha e Peqinit nga nje fushe problematike u kthye ne ne "oaz" te qete ku luhej futboll. Per kete merite te vecante ka edhe deputeti Sulaj. Por dje ndoshta me shkak po ky personazh doli disi nga natyra e vet dhe ne vend te sharjeve apo grushtave qelloi me arme. Armen per te cilen ka hedhur firmen ne magazinen e parlamentit, per te mbrojtur jeten e tij ne rast rreziku. Si njohes i mire i ambientit sportiv e di shkakun e ekzaltimit te drejte te deputetit Sulaj. Shkumbini ka kohe pa sponsor dhe perpelitet nga fundi i tabeles si rralle here keto vitet e fundit. Dhe Dashi deputet ka bere cmos qe kjo skuader te jete jo-elite po te pakten te jete kompetitive.
Po c'duhet te bente presidenti i Dinamos nese ekipi po dje do te qendronte ne superlige? Po tifozet? Apo mos nga fakti qe ndeshja luhej ne "Qemal Stafa", ne Tirane nuk do ndodhte asgje vec brohoritjeve. Dhe Dinamo eshte Dinamo. Nuk ben zhurme. Nuk ka deputet. Nuk ka ministra tifoze por vec varet, me sakte vazhdon te varet prej Ministrise se Brendshme. Por Dinamo ka kulture. Eshte shkolla e vetme e futbollit shqiptar, qe nje dite te bukur u kujtua dikush dhe i tha: "duhet te paguash qera per te bere sport ne shtepine tende". Dhe nga futbolliste qe benin stervitje neper kompleks, tani gjen qen me shumice hendacake qe e kane "privatizuar". Harrova qenin e races se drejtoreshes se re te sporteve, rekordmenes Klodiana Shala. Klub qensh me pak fjale.
Ndaj te gjitha keto eshte mire qe t'i lexoj Ministria qe mbulon sportet. Ka emer te gjate, me falni qe s'i perfshiva te gjitha emrat. Ministri perpara se te nxitoje te thote qe ka patur krisma ne Peqin, kane qene manover apo luftarak fisheket te mendoje te gjeje nje Dashi edhe per Dinamon. Vetem emrin do t'i ndryshonte nga ai qe eshte aktualisht. Besnik Sulaj. Drejtoreshe ia gjeti, per momentin nuk kemi nevoje. Dhe pasi Dashi te kete ardhur tek Dinamo, dhe superliga te jete mbushur me Dashe si ai i Peqinit, s'na mbetet gje tjeter vecse t'ja fusim vrapit ne stadium kur te gjuajne me pistoleta. Do zoti jemi te shpejte dhe rekordmene si Shala drejtoresha, qe mos te na kape plumbi. Ne, tifozeve qe hyjme ne stadium me bileta.

No comments:
Post a Comment