Nuk e kisha pare asnjehere Flamurin, shkrimtarin e Bllokut me ate sy qe e pashe sot. Them shkrimtarin e Bllokut pasi banon ne Bllok. Shkruan ne Bllok. Pi dhe behet tap ne Bllok. Shan ne Bllok. Dhe te gjitha keto e kane nje arsye pse ndodhin ne Bllok, prej Flamurit. Aty ku Flamuri nuk binte dakort me prerjen e rruges. Percmimin e shume e shume bashkemoshatareve te tij, banore te Bllokut apo te kufirit, ledh apo gardh me Bllokun.
Po Flamur Berdellima ka vendosur te mos i ndahet Bllokut. Kandidon ne Bllok sa here qe ka zgjedhje. Pa parti. Partia e Ahengut. E qejfit. E shoqerise. E xhepave zbrazur. E miqve. Cunave te lagjes. Nuk ka rendesi. Ai eshte shkrimtar. Studiues. Bicikletaxhi. Bojaxhi. Hidraulik. Boksier. Basketbollist. Po, po. I kam pare vete te renditura ne CV-ne e tij politike qe afishon neper mure (format A4, bardhezi). "Me votoni mua" - thote. "Cunin e lagjes".
Dhe ne fakt se ka keq. Keq e ka me pijen. Pi behet tape dhe harron platformen qe mban ne cante lokaleve te Bllokut. Po them ato qe jane neper cepa dhe qe e kane nje teke "kacurrel" 300 leke te vjetra. Harron te perqendrohet. Por nuk harron vargjet qe shkruan. Shkrimet. Poezite. Per keto eshte mjeshter. Madje ben te tilla edhe kur eshte duke u "zbrazur" ne ndonje cep pallati.
Por Flamuri nuk ka blog. Nuk ka FB. Nuk ka friendsa. Te kishte... Dmth. te kishte si Beppe Grillo ne Itali i Movimento 5*? E sigurt qe Berdellima do ta kishte marre nje leter-lutje nga studentet per t'u bere president. E sigurt qe ky post do ta bente eselle dhe do kishim president nje "cun lagjeje". Nje kanace-mbledhes. Nje shkrimtar si Berdellima. Nje Bohem...

No comments:
Post a Comment