Friday, May 4, 2012

"Umberto Bossi, e ka hak nje post-mortem"

Kur Maroni (ish-ministri i brendshem i Italise ne qeverine Berlusconi), nisi "koracaten" e tij kunder Bossi-t, fillova te bej menjehere tifo per te. Edhe per Alfanon qe i doli kunder ne dukje "Il Cavalliere S.B.". Madje edhe Niki Vendola po me pelqente teksa i shkonte karshilleku me "il capo" e partise se tij, Bersani. Nuk e di por me pelqen shume "tollovitja brenda llojit".

Per t'ju kthyer duetit Bossi vs. Maroni. Sot duket se lotet e ketij te fundit, para disa ditesh ne Bergamo shkuan kot. Emri i Bossi-t duhet te fshihet nga memoria padane. Ai qe deri me keto kohera luajti dhe funksionoi bukur ne politiken italiane. Beri shume "teatrina", dhe te gjithe iu gjunjezuan disi deklaratave te tij shume bombastike. Kjo per faktin se Bossi kishte shume popullaritet. Shume mbeshtetje ne elektorat. Perkthyer kjo e fundit ne vota per partine e tij. Deri sa kabineti i djathte s'mund te funksiononte pa njerezit e Lega-s ne postet kyce. Madje deri sa edhe presidenti tradicional i Rajonit te Veneto-s, Galan te zevendesohej nga Legisti, Zaia.

Pikerisht ne Veneto aty ku nisi te marre udhe projekti i "veriizmit" te Italise. Per t'u "shperngulur" me pas ne Lombardi, Piemonte, Toscana dhe Reggio Emilia, etj. Por me nje ndryshim: "mos i beso kur nje veneciani". Dhe si e tille asnje "veneto" ne "shtatmadhorine legiste". Dhe e vetmja "fature e papaguar" mbeti Tosi (kryebashkiaku i Verones), nje kundershtar me i ashper per Bossi-n se dhe vete Maroni. Veronezi qe nuk pyeti kurre per te plot-pushtetshmin. V.F. Umberto, "slogani" i tij.

Nderkohe kur sapo lulezoi Lega, te paret e shenjestruar eger ishin jugoret ose ndryshe te ashtuquajtur me epitetin e rende: "terron". Me pas emigrantet. Me shume shqiptaret. Ata qe erdhen prej andej nga ku Bossi preku fundin dhe kesijoj rrenimin total ne politik.

Tanime Maroni, kundershtari i tij "brenda llojit", nuk ka me nevoje te ulerase: "pastrim. pastrim. pastrim.". Te fundit ja dha djali ose me sakte beniamini i tij, i menduar si pas-ardhes ne pushtetin legist Renzo Bossi ose ndeyshe "Il Trotta".

Por lind pyetja, kush shpetoi vertet prej nje personazhi politik si Bossi? Mendoni se ne shqiptaret qe aq shume na "ra ne qafe"? Apo vete politika italiane. Bossi e nisi udhen e tij per ne "boten e pertejme" pa politike, por nuk mund te thuhet se nuk po behet gati nje tjeter. "Grillo dhe i grillini". Megjithate mendoj se me shume prej Bossi-t shpetoi vete Italia. Kjo per faktin se populistet po bejne "kerdine" ne vota koheve te fundit.

Nderkohe imagjinoni cfare terreni do kishte Bossi nese do te ishte sot ne ditet e tij me te mira?! Ate qe sot ka luksin te kete Le Pen ne France. Apo Komunistet ne Greqi. Ose pro-nazistet ne Gjermani. Dhe nje Bossi do t'i duhej kesaj Europe te Bashkuar ne ditet e saj me te keqija... Me 10 qeveri te rrezuara ne vetem dy vite. Me shume vende qe rrezikojne recensionin, madje njera prej tyre Greqia ne prag te daljes nga Eurozona.

Dhe nje Bossi ne Itali vertet per kete situate jo fort te mire krize, do te ishte i tepert. Kjo sepse votuesit ne mbare Europen, shkakun e renies ekonomike ia kane "faturuar" politikes. Me sakte dy forcave politike. E majta vs. E djathta.

Udheheqes politik si Bossi, populist te ekzagjeruar, menjehere nxitojne te vendosin "gishtin mbi plage". Fajin e kane dy partite e medha. Kete do te bente dhe Bossi, tashme "i ikur". Dhe natyrisht me shume vota do te merrte me triumfin natyrshem te "dogmes" se tij politike: Ndarja e Italise. Perzenia e emigranteve (rreth 600 mije shqiptare sot ne Itali). Kjo e gjitha mund t'i krijonte avantazhin e fitores si i vetem. Perkthyer ne nje Bossi me shume pushtet, dhe natyrisht super "i frikshem". E sigurt me shume e ndjeshme Europa e Bashkuar. Ajo qe i trembet me shume se kushdo nacionalizmit. Raste ka plot. Nuk do mjaftonte dhe nje i tille ne Itali...

Pra per t'ju kthyer serish Bossi-t i cili as me shume e as me pak, sot anoncoi "nekrologjine" e tij politike, e firmosur nga dora e nje rektori ne autostraden Tirane-Durres, km.3. Ne nje diplome te marre ne Shqiperi, vendi i cili ishte kryefjala e tij per te poshteruar bashkejetesen e italianeve me emigrantet: "scusa Umberto, non ti va". Ajo qe e bente partine e tij Lega Nord te merrte shume vota ne elektorat. Diploma e Il Trotta-s, sot eshte nje shkak flagrant qe elektorati italian te mos i jape as edhe nje vote madje edhe ish-partise se tij, drejtuar ndoshta prej Maronit.

Ndaj duke hequr qafe Bossi-n nga skena politike italiane, si nje e keqe me pak per italianet, me shume per Europen dhe shume me shume per shqiptaret, s'na mbetet gje tjeter vecse te themi: rrahmet paste Umberto Bossi dhe rrofte Meti i Kristalit!

No comments:

Post a Comment