Te gjithe jemi mese te vetedijshem. Mese te bindur. Tirana dominon. Rreth saj vertiten te gjithe. Hallexhinjte. Te semuret. Ata qe duan te fitojne para. Tregtaret. Grosistet. Distributoret. Tenderaxhinjte. Te gjithe. Vec aty mbarojne pune. I meshojne gazit. Fusin 1-2-3-4-5 marrsha dhe ne Tirane. Zbresin si te jene ne avion nga mbikalimi i Kamzes, dhe shtriqen ne rrugen e gjere per te hyre ne Tirane. Atje tej drejt kembeve te nje mali shtrihet Tirana. Aty ku kane shtepine 140 deputete. Ministrat. Ku e pine kafen ata. Ku drekojne. Ku bejne floket. Ku bejne jeten e nates. Edhe ndonje poker apo rulete. Ku jane mediat. TV-te. Gazetat. Bizneset. Spitalet. Kusuret thuaj me mire.
Po me ke parti eshte Tirana? C'ngjyrim ka elektorati? Plot 1 milione banore. Nuk jane pak. Pothuajse sa 10 qytete nga me te medhate ne Shqiperi. Po them sa Vlora, Shkodra, Korca, Elbasani, Fieri dhe Durresi, (s'po me kujtohet me ndonje qytet tjeter i hajrit). Nejse mos te dale nga tema: kush parti pelqehet sot nga tiranasit? Ketu po e fus veten dhe une. I bera nja 14 vjet te mira ne Tirane. Madje dhe vajza ime lindi ketu. Sa me pelqen ky fakt! Sikur te kishte lindur ne Milano, Paris apo Londer. Pse jo ne New York.
Dhe si e tille nga te gjitha keto gjera qe permenda me siper, me grish ende kjo pyetje e gjate: "A ka vertet nje parti Tirana? Me ke jane tiranasit? Per ke votojne tiranasit?".
Tirana pas viteve '90 mblodhi ne "gropen" e saj shume te ardhur. Dhe si e tille ndryshoi shume gjera. Edhe bindjet e saj politike. Tirana ku humbi edhe udheheqesi i asaj kohe Ramiz Alia. Ku dominoi per pak vite e djathta. Dhe ku sterdominoi me pas e majta. Dhe per t'ju kthyer mes shume polemikave serish te djathtes. Nuk e kam vetem me Bashkine e madhe. Por edhe me minibashkite. Pse jo edhe me zonat elektorale, qe tashme njihen si bastione. Nga 250 mije banore. Sot ne afersisht 1 milione. Dhe si e tille eshte nje "gjah" i mire per cdo parti.
Partia e re e te djathtes ka shume gjasa t'i plotesoje shijet e tiranasve. Gershetimi ideal mes shtepive me carace, ende te paprishura me pallatet e larte dhe me deri 8 hyrje ne kat, sapo filloi te jete pjese e programit te nje partie elektorale. Sot me inaugurimin e selise se saj ne nje shtepi ose saraj tipik tiranas, ate te "Kasimateve", Partia Fryma e Re Demokratike duket se i joshi" shijet e tiranasve. Ato shije te cilat deri tani duken si shume te destabilizuara. Per me teper per vete ndryshimet qe ka njohur keto vite Tirana. Ato shije te cilat nuk kane sherbyer kurre si fasade. As si numra mitingjesh elektorale. Jo me kot Stadiumi Dinamo eshte stacioni i autobuzave elektoral dhe targat e qyteteve jane dekor me i cuditshem dhe me i dhimbshem i nje kryeqyteti.
Por ne Tirane ka edhe nje grup tjeter interesi per kete parti elektorale. Mendoj qe mund te jete me e lehte per programin e kesaj partie. Ne krye te saj pritet te jete presidenti Topi. I paprovuar si drejtues i nje partie. E sigurt qe ka ne mendjen e tij se si ti bej per vete "jabanxhinjte e Tiranes". Sepse autoktonet duket qe i ka ne xhep. E deshmoi sot "rezidenca" e tij ende e paprovuar ne "sarajet" e Kasimateve.
Po ndoshta edhe "jabanxhinjte" qe kane kaq vite ne Tirane, u mesuan me ajrin e Tiranes. Traditat. Zakonet. Pse jo edhe ndonje krushqi. Ndryshe nuk thone "sipas vendit behet dhe kuvendi". Te tille jemi bere ne qe Tirana na hapi zemren dhe na pranoi te mire apo te keqinje. E tille ndoshta do te jete vajza ime qe lindi ne Tirane. Dhe qe mos te me qortoje me vone, une do te sillem si ajo. Si tiranas. Nuk jane pak, plot 1 milione banore.

No comments:
Post a Comment