Java qe shkoi mund te quhet pamedyshje "java e biznesit". Kjo per faktin se si pozita ashtu dhe opozita "gjeten" kohe te merren me te. E para, pra pozita nepermjet kryeministrit edhe nje here argumentoi teknikisht si funksionojne taksat, ato te cilat mendohet se rendojne vertet tek biznesi. Nderkohe qe opozita e kishte si pjese te axhendes se saj, per te mbushur faqet e programit elektoral qe do t'u prezantoje shqiptareve pranveren qe vjen. Pak a shume nga te dy kampet e njejta retorike: "Ne jemi perkrah biznesit. Do bejme cmos ta ndihmojme. Kemi zgjidhje afatgjata. Etj.". Natyrisht fushata elektorale po afron dhe votat e bizneseve do te mund te perbejne edhe permbysjen ose garancine e madhe. Imagjinoni nje ndermarrje me mbi 500 punonjes.
Politika dhe biznesi ne nocionin "demokraci vs. financat".
Qe keto dy te fundit nuk i kane mire punet keto kohet e fundit, kjo eshte nje gje qe tashme dihet. Te tille e lexova te trajtohet me shume "class" nga publicisti Giorgio Arfaras, ne nje artikull te tij ne prestigjiozen gjeo-politike italiane "Limes". Sot me shume se kurre jemi te bindur qe kur financat kane patur nevoje per demokracine, ajo nuk nderhyn ne kohe. Krizat financiare qe kane perfshire disa prej vendeve te Europes, kane ardhur padyshim prej financave, keqmenaxhimit te parave. Por kjo nuk do te thote qe zgjidhje nuk ka. Pra nese diskutojme per ekonomi te tilla si Greqia, Portugalia, Spanja apo Italia, mendoj se duhet te ndalemi edhe tek rasti Shqiperi. Ajo qe politika i kushtoi vemendje javen qe shkoi.
Marredheniet e biznesit me politiken.
Jo pak biznesmene sot jane deputete, politikane. Por edhe e kunderta. C'ka le te kuptoje qe ka shkak qe keto te dy te shkojne mire me njera-tjetren. Por a le shkak kjo per te patur nje konkurence me rregulla loje te barabarta? Parlamenti ka adoptuar shume ligje per "konfliktin e interesit", por a jane zbatuar ato? Por a respektohet drejt ato mes biznesit te te njejtit lloj, bere nga politikani-biznesmen? Ky eshte elementi i pare qe mendoj se politika duhet te rregulloje me biznesin.
Elementi i dyte.
Padyshim marredhenia e biznesit me bankat e nivelit te dyte. Kur shifrat flasin qarte. Mund te jete vetem nje 10% prej biznesit qe mund te mos ta kete provuar shijen "kredi". Por politika ka nxituar perhere te beje deklarata ne favor te biznesit dhe nuk ka gjetur kurre kohe te flase me bankat. Veshtiresite qe keto te fundit kane me partneret e tyre kliente. Anipse zgjidhja me efikase ka ardhur nga ana e Bankes se Shqiperise me ane te Regjistrit te Kredive.
Fakti qe bizneset shqiptare kane sot dy bilance, nje "i bardhe" dhe nje "i zi", eshte nje fakt shume trondites. Disa prej ekonomive ne bote kane patur simptoma te forta nga ky lloj episiodi jo i kendshem. Nje rregullim i ketij standarti nga ana e politikes, eshte ndihma me e madhe qe do t'i jepte kjo e fundit biznesit.
Element tjeter akoma dhe me i prekshem eshte ndarja ne kategori e bizneseve. Pra vete-deklarimi i tyre. Politika ka serish ne dore ta rregulloje kete, duke mos i shtyre bizneset te vete-deklarohen gabim, duke fshehur dhe pershtatur te dhena, xhiro vjetore, numer punonjesish, etj.
Nderkohe qe sigurimi i punonjesve, respektimi i kontratave kolektive te punes, librezat shendetesore, etj., jane nje varg elementesh qe biznesi mundohet t'i shtremberoje shpesh ne favorin e tij. Pra kush eshte zgjidhja qe fshehja "pas nje gishti te vetem te dores", perballe investimeve gjigante te tyre te mos jete nje fenomen kaq i rendomte. Dhe per me teper te mos bjere ne nivele te tilla sa te vendose ne diskutim kulturen e te berit biznes.
Elementi i fundit.
Si bejne biznes shqiptaret? Marketingu dhe menyra se si e prezantojne ata veten e tyre. Si mos me keq. Ende "kapilare" dhe promotoret e ndryshimeve te medha ne ekonomine e vendit tone, nuk jane kompetitive. Ka biznese te tera qe ende nuk kane nje adrese e-mail per te komunikuar me partneret e tyre. Madje edhe nje faqe e thjeshte interneti (www.), me informacione te nevojshme biznesi. Per te mos shkuar tek brandimi, logo dhe respektimi i te drejtes se autorit, marketingu, shitjet, deri tek gjuha e huaja, etj. Ketu padyshim qe politika eshte ne fushen e vet, pasi eshte kjo e fundit qe duhet t'i jape nje dore biznesit, perpos antaresimit ne dhoma tregtie, panaire, guida biznesi, publicitet ne media, pse jo shume te rendesishme cdonjera prej tyre.
Ne te gjitha elementet e mesiperm nuk permenda aspak taksat. Mendoj se eshte padyshim "loja" qe politika e shtyn biznesin te harxhoje me shume kohe dhe energji, duke u marre me to. Nese te gjitha ato cka permenda me lart, si nga opozita ashtu edhe pozita i marrin "seriozisht", e sigurt qe biznesi nuk do te pyese kurre per taksa. Sa do te jene ne vlera, biznesi do t'i paguaje. Sic ka bere edhe deri me sot.
Nuk do te pyese edhe per doganat dhe regjimet doganore. Referencat. Deri me sot ashtu si dhe taksat, ka arritur t'i paguaje, perpos "humorit" qe ka patur cdo minister financash i rradhes. Edhe drejtor dogane. Deri tek doganieri me i thjeshte. Madje eshte ky biznes qe ka paguar dhe vazhdon te paguaje edhe bakshishin e rradhes. Perfshire edhe ate tatimorit-militant qe "troket" ne kangjellat e ndermarrjes.
Pra mendoj se biznesi nuk pyet deri diku per taksa. Per ato qe trumbeton kaq shume sot politika, ne emer te demokracise. Perpara ketij "mali" te madh elementesh teknik, ndoshta shume pak nga ato qe biznesi has cdo dite, do te deshiroja ta mbyllja me pyetjet e Arfaras tek revista "Limes" e kesaj jave: "ne vitet '70 politika bente ligjin dhe financa nuk ekzistonte. Valle mos ishim me mire atehere? Po ne kohet e sotme sa solide jane mes njera-tjetres financat dhe demokracia?

No comments:
Post a Comment