A ka program me Kuq e Zi per Aleancen se sa te ndihmoje ne vendosjen e dinjiteti kombetar ne vend? Te bej roje ne Kakavije dhe te perleshet me ushtarin grek nese na flaket pasaporta. Te bej avokatin per 15 vite ropatje te familjareve te viktimave te Otrantos.
Apo te ngreje ne kembe mbare opinionin per gjimnazistet shqiptare qe rrihen nga maqedonasit. Ca me larg kosovaret pa pavaresi dhe te perdhosur nderkombetarisht. Apo edhe camet qe nuk lejohet te hyjne ne Greqi.
Nje "peng" italian u vra ne Nigeri pa njoftuar Romen dhe nje komb u ngrit ne kembe. Po keshtu edhe dy "snajperat" e ushtrise italiane te arrestuar ne Indi. Flasim per shtete qe nuk e kane te domosdoshme te qenit nacionalist. Por kane dinjitet. Integritet kombetar.
Lind pyetja: Sa mijera shqiptare jane vrare ne keto 20 vite jashte Shqiperise? Sa prej tyre jane dhunuar? A ka folur kush per ta? Qofte edhe nje here te vetme. Sa shkolla shqipe ka jashte atdheut tone? A dine shqip shqiptaret? A kane abetare? Mesues?
Per te gjitha keto meqenese sot e kemi nje aleance qe kerkon pushtet, kam vec nje pyetje: Kur do ta thuash nje fjale, o Kreshnik Spahiu???

No comments:
Post a Comment