Saturday, April 7, 2012

"Turp me nder"

Te jesh deputet i nje parlamenti nuk prodhon asgje, vec nje shtypje butoni per cdo ligj qe votohet. Nderkohe ke shume detyrime si ne elektorat por ashtu edhe partiake. Per nje profesionist, profesor, doktor, shkencetar, avokat apo edhe biznesmene do te thote te lesh dicka qe di te besh mire ne jete, per nje profesion qe dine ta bejne te gjithe.

"Kur u zgjodha deputet, sfida e pare qe i premtova vetes ishte si te ndryshoja Italine. Por sot po kuptoj qe paskam force vec sa te shtyp nje buton" - rrefen dhimbshem nje deputet italian.

Eshte kjo ajo qe nuk arrijne te kuptojne shume politikane sot ne Shqiperi. Vecanerisht ata qe i perkasin partive te vogla. Fale aleancave qe me se fundi nuk kane funksionuar sa duhet, ata mendojne vec per nje nga 140 karriget e parlamentit. Rroga mund te jete e njejte me ate qe do merrnin si profesor ne nje nga universitetet private ne vend. Ndoshta me shume nese do te ishin ne sektorin privat. Por mos me shtyni te mendoj se eshte pensioni ajo qe ju vjen me shpejt ne mend. Ndoshta mund te jete edhe kjo. Por edhe nje makine pa dogane. Ndoshta edhe pa nevoje per te gjetur parking. Pse jo dhe per te evituar gjoba policesh ne rruge.

Pra edhe ne kete rast, provincial ne konceptin e te perceptuarit te politike-berjes. Serish me grishen statistikat e fundit tronditese ne "Montecitorio", parlamentin italian. Cdo dite nje deputet jep doreheqjen, duke preferuar aktivitete te tjera me te dobishme.

"Njerezit me pershendesnin. Tani jo. Madje ndonje te shkruan edhe ne Facebook, turp. Nuk e kuptoj cfare turpi kam bere, nderkohe qe paguaj rregullisht taksat cdo vit?!" - thote me dhimbje nje parlamentar italian.

Mesa duket te berit politik, aq me teper ne parlament, ne opinionin e shoqerive te civilizuara qenka edhe turp. Dhe te mos berit, respekt. Nuk e kuptoj per nje "grusht" politikanesh qe jane varur ne qafen e nje sigle partie te vogel, te ster-provuar, cfare eshte? Mos eshte valle "Turp me nder"?

Kete koment dua ta shkruaj italisht, ashtu sic me pelqeu ta lexoja, ashtu sic kam deshire ta lexoni dhe ju:

«Fuori si guadagna meglio e la gente ci rispetta di più».

No comments:

Post a Comment