Tuesday, March 13, 2012

"Fati i lagjes sone... dhe i lagjes tjeter"

Me ka ndihmuar fati. Me ka sjelle ne lagjen me te shtrenjte te Tiranes. Dy hapa bulevardi. Aty ku ndodh gjithcka. Ku shahet kushdo. Ku ke per fat te te vendoset epitet. Bulevardi. Jetoj dy hapa nga blloku. Parada e aristrokacise metropolitane luan aktin e saj cdo dite. Ne paradite kollarexhinj. Kostume. Armani. Dolce. Ne pasdite minifunde. Djem me brilantine. Cuna blloku. Ah se harrova. Ku kalon edhe Bac Fino duke thithur puro.

Jetoj ne nje pallat ku komshiu im e shet apartamentin 1600 euro/m2. Po aq sa ne nje qytet te Europes. Packa se nuk paguan administratorin. As mirembajtjen e ashensorit. Te gjitha taksat kolektive. Ku agjensite imobiliare gjuajne kliente "jabanxhinj" dhe shitesa "hallexhinj".

Jetoj ne nje lagje me shume ministra. Njerin prej tyre e kam nje kat me poshte. Deputete. Njerin prej tyre ne kat. Fat i madh. S'para na ikin dritat. Po edhe uje kemi patur. Fat. Madje 4-5 pallate me tutje edhe kryetaren e parlamentit.

Jetoj ne nje lagje ku ka universitet publik. Edhe privat. Ka shkolle te mesme. Me nam Petro Nini. Ku shkollohen shume prej femijeve te komshinjeve VIP-a. Edhe femije banoresh. Kemi edhe liqen se harrova. Madje edhe cadra poshte diges. Jane te romeve. Por jo nga Roma nga prej eshte dhenderr "mbreti" i tyre, Totozani.

Jetoj ne nje lagje ku ka ambulance. Edhe konsultore femijesh. Anipse ndahet me nje mur me gomisterine e tifozave te Tirones, afer Stadiumit "Dinamo". Aty ku shkon "per forza" gruaja apo vajza e ministrit. Deputetit. Aty ku do shkoje edhe pas ca vite edhe vajza e kryeparlamentares kur te linde. S'ka shume kushte te mira, po hajt te kesh ministrin e shendetesise ne lagje eshte si "mullixhiu pa miell".

Jo me kot e lashe per ne fund. Ne lagje kemi parlamentin. Te vjetrin. Ish-komitetin qendror. Aty ku vendosen fatet tona. Edhe te lagjes. Nderkohe qe perballe flitet se do te jete godina e re plot 100 mln. Euro.

Pra te gjitha c'ka shkruajta me lart, jane ku e ku me ate qe do ndodhe ne lagjen perballe. Te pafate. Kjo nga krahu tjeter i bulevardit. Kot nuk thone: Pac fatin... e lagjes tjeter!

1 comment:

  1. Kjo eshte lagja jone...me te mirat e me te keqijat..!!per shtrenjtesine,s'kane faj mileti,por qeveria dhe ai deputeti...qe kane cu ne qiell cmimet "prej verteti"...sa per uje e drita,ka dha s'ka mor babale....se kur i teket vjen nga Selita...(XANDRO)

    ReplyDelete