Busti i te ndjerit Aristotel Guma hiqet nga oborri i Kishes se Himares. Vendimi erdhi sipas medias nga Mitropolia e Gjirokastres, duke e zhvendosur ate per ne varrezat e Himares, si gjithe himarjotet e tjere.
Para 9 muajsh Himara u provokua ne pervjetorin e pare te vdekjes se te ndjerit Aristotel Guma. Nje himarjot nga nje familje mjaft e nderuar e Himares, por edhe e Bregut. Me sakte direkt kryetari i sapozgjedhur i bashkise Jorgo Goro. Ishte ky i fundit i detyruar nga ligji, i cili nuk e lejoi vendosjen pa lejen perkatese ne qender te Spilese. Kjo pasi eshte atribut i Keshillit Bashkiak te Himares. I atij keshilli qe pavaresisht ngjyrave partiake, vendos per gjithcka ne unanimitet te plote cdo vendim. Si vendime ne te mire te komunitetit himarjot.
Por "Tirana" si perhere reagoi. E quajti provokim vendosjen e bustit ne oborrin e kishes se Himares. Fundja himarjoti nuk e ka per tradite ta lere rrugeve djalin e saj, patriotin e saj. Dhe si zgjidhje momentale u gjet kisha. Oborri i saj qe mbledh per gezime dhe hidherime himarjotet.
Por mos harroni qe "Tirana" njihet per deklarata, komente dhe opinione. Imagjinoni qe flasin pa i njohur gjerat. Nuk e thone nje fjale te mire per qetesine dhe pozicionin e kryetarit te Bashkise se Himares Jorgo Goro, i cili perballet cdo dite me situata te tilla. Me e renda deri me sot kjo me familjen e mbare Guma. Askush nuk kujtohet t'i jape nje "dore" ne punet e perditshme te Himares, edhe pse m2 i tokes kushton qindra euro, eshte ende Bashki e dores se trete. Pa investime dhe pa buxhet te miratuar nga ana e Qeverise, per punet qe duhet te kryhen ne prag te sezonit veror. Pune te gjitha te nevojshme dhe emergjente.
Sot kur gjerat jane qartesuar, me qetesi dhe kulture mes vete bregasve, pa sherre dhe inate, kemi te drejte te themi:
"Lereni te qete Himaren o patriotet e thekur qe i "gjendeni" sa here ne krahe cdo krahine, cdo shqiptari.

No comments:
Post a Comment