Kujt i druhen me shume sot europianet? Mendoni varferise? Aspak! Edhe pse "gropa thithese" ne shume vende te BE-se po shfaqen cdo dite. Kercenojne. Vendosin rregulla strikte. Madje edhe kritikohen. Humbasin pike ne sondazhet mujore por serish ja dalin. Ndihmojne edhe duke riskuar.
Pra kujt i druhen me shume europianet. Padyshim nacionalisteve. Shume te rrezikshem. Shume fare. I tremben Karaxhaferrit ne Greqi. Imagjinoni te ishte kryeminister ose ne pushtet. Asnje kokerr euro. E sigurt. Si po luftohet sot kandidati socialist per president i Frances, Hollande. "jo europian". Pra te jesh i tille = nacionalist. Partneret e Sarkozy me mire preferojne nje foto te "Sarkos" me Geddafin apo me Asaadin se sa Hollande.
Perse Bossi eshte jo ai i duhuri per post- berluscon kur votat i ka ne rritje cdo zgjedhje. "Il Senatur" sulmohet edhe nga te vetet per deklaratat e tij si i papergjegjshem. I tille edhe lideri i CDU, Volker. Gjermanet nuk e preferojne nacionalizmin. Edhe pse kane luksin te vendosin per gjithcka ne BE, si vendi me i pasur financiarisht.
E tille gje duket e udhes se po ndodh edhe ne Ballkan. Preferuan semaforin jeshil te Beogradit per ne BE, se sa t'i jepnin shkak nacionalisteve te enderronin pushtet. Po keshtu edhe ne Maqedoni. Karta "Oher" luan akte pa fund ne cdo lloj bisede.
Rasti Aleanca Kuq e Zi. Nisi si nje grupim tifozash ne tribunen D1 apo D2 te "Qemal Stafes". Me apo pa bilete djemte apo vajzat e aleances u grupuan. Dhe me pas iu shtua edhe nje lider. Nga "muhabet sporti" ne parti politike. Madje sipas liderit te saj me 1 mln. anetar. Ndoshta dhe une pa dijenine time.
Ideja e "Shqiperise se Madhe" karta qe luhet ne tavoline. A thua se vendet e Ballkanit jane te "pashqetesuara" nga plani i ribashkimit te trojeve, dikur pankarte ne stadium, sot "himni" i kesaj aleance. Anipse keto vende kane integritet territorial ku e ku me realitetin shqiptar. Per te mos shkuar tek akedemite diplomatike por edhe shkencore-historike qe ato kane si asete te tyre. Deri tek aleancat me superfuqite boterore.
Kreshnik Spahiu po e "shqeteson" realisht Europen. Jo vetem Kreshniku. Te gjithe ata qe mendojne si Kreshniku ne Europe, quhen "jo-europiane". Jo sepse e kane me individin, por me tezen e ashtuquajtur "nacionalizem pa shkak". Europa nuk eshte ne lufte. Troja ka kohe qe ka rene. Roma u dogj. Gjermanet nuk urrehen me me francezet. Dhe anglezet jane me angleze se vete anglezet me heshtjen e tyre. Italianet dhe spanjollet ne hallet e tyre "per ca para me teper". Skandinavet aq me shume duke "perfituar" nga efekti largesi.
Ndaj sot Europa e ka kuptuar qe teza nacionalizem = populizem. Madje i tepruar. Per ca vota me shume dhe kaq. Show i rradhes vazhdon dhe etiketimi "nuk eshte mire nga sistemi nervor", eshte me i udhes te thuhet. Jo vetem nga kundershtaret politike, por edhe nga brenda partise.
Vertet teksa degjoj Kreshnikun te thote gjera te tilla, mendoj me veten: "ore vertet eshte mire ky?"

No comments:
Post a Comment