Wednesday, February 27, 2013

"VENETO BANKA A SCUOLA"

Un’amicizia nata dalla reciproca curiosità.

Sono tanti e passano ogni mattina davanti alla nostra filiale alle porte della città di Tirana, nella periferia ovest, lungo la superstrada che porta a Durazzo: sono i bambini del quartiere che vanno a scuola costeggiando una delle vie più trafficate d’Albania. Sono ancora piccoli e i più giovani probabilmente non sanno bene cos’è una banca e cosa si fa in una filiale.

Un giorno mi sono avvicinato a un gruppetto che guardava incuriosito attraverso i nostri vetri e ho chiesto: sapete che lavoro facciamo qui? E tutti, con sorpresa, mi hanno risposto correttamente. Qualcuno mi ha anche detto, con simpatia, che vorrebbe lavorare in banca da grande.

E’ stato così che siamo diventati amici e, da allora, hanno iniziato a fermarsi per salutare me e i colleghi.

Un bel giorno sono stati loro ad invitarmi a scuola e io, molto emozionato, come fosse il mio primo giorno di scuola, sono andato a trovarli in classe, portando un po’ di materiale utile: penne e cartelline di Veneto Banka.

Insegnanti e famiglie sono stati molto contenti: mi hanno riferito che i bambini hanno apprezzato molto il regalo e che sui nostri fogli sono stati composti tanti temi e disegni molto belli.

"LA GRANDE BANDIERA ALBANESE"

L’importante sostegno per il Centenario dell’Indipendenza a Lezha.

Lezha, la “città sotto il castello”, ha origini sconosciute, ma comunque antichissime: era conosciuta dai Greci come Lyssòs e dai Romani come Lissus. Una volta gli Italiani la chiamavano Alessio.

E’ un luogo caro a tutti gli Albanesi, perché vi si trova il mausoleo dell’eroe nazionale, il condottiero del XV secolo Giorgio Castriota Scanderbeg, che guidò la rivolta contro l’Impero Ottomano.

Fu a Lezha che, nel 1444, nella cattedrale veneziana di San Nicola, Scanderbeg riunì per la prima volta i principi albanesi per formare la Lega che avrebbe combattuto gli Ottomani, fermando la loro espansione in Occidente.

Fu a Lezha che, nel 1468, l’eroe morì e fu sepolto.

Oggi è una citta “giovane” e vivace, che negli ultimi 20 anni si è sviluppata moltissimo, anche grazie alle rimesse degli abitanti emigrati all’estero, soprattutto nel Nord Italia, specialmente in Veneto. Anche per questo motivo Veneto Banka ha scelto aprirvi una filiale.

In occasione della centenario dell’Indipendenza del Paese, lo scorso 28 novembre, Lezha ha voluto festeggiare in grande, rivestendo una parte del castello che domina il centro abitato con la bandiera albanese, rossa con l’aquila nera a due teste, che riprende il sigillo di Scanderbeg, signore di due castelli.

Veneto Banka ha voluto sostenere questa iniziativa e anche i colleghi della nostra filiale hanno scelto di dare un loro contributo.

Il castello avvolto nella bandiera albanese è stato un grande successo ,al di sopra delle aspettative, e Veneto Banka è stata in prima linea, con il proprio logo su tutto il materiale di comunicazione.

Dopo secoli, abbiamo ristabilito i legami tra il Veneto e “Alessio” – legami, a dire il vero, non sempre pacifici in passato.

I tempi sono cambiati e oggi Italia e Albania sono partner commerciali importanti e a Lezha Veneto Banka è conosciuta e apprezzata.

Saturday, February 16, 2013

"Selami & Musai"

Dy rikthime ne partite "meme" mesuam javen qe shkoi. Me sakte njeri i vete-ofruar nga emigracioni, nga Amerika me dy aviona: Selami! Dhe tjetrin e "trumbetuan" se e rikthyen. Musain. Pavaresisht se ai, Musa Ulqini, ishte cdo dite ne parti. Ndoshta kane ardhur kohera te tjera, qe pjesmarrja ne punet e partise nga vullnetare, eshte kthyer ne nje shkolle ku merren mungesat. Edhe pse Musai. Une. Ylli. Mondi, etj., jemi po aty duke folur cdo dite me njeri-tjetrin. Aty ku eshte partia pa ndertese. Pa forume. Pa te deleguar.

Kete lloj partishmerie zgjodhem. Kete lloj zgjidhjeje beme ne jete. Te jemi me njerez cdo dite. Militante. Dashamires. Votues. Komisionere. Te angazhuar. Nga ata qe e kane ne ADN-ne e tyre jeten e partise. Anipse rikthimi i Musa Ulqinit ne parti quhet sot rikthim. Dhe per me teper behet lajm. Aq lajm sa barazohet me rikthimin e Edit, Selam nga Amerika. Nuk ka rendesi se c'ka qene atje Edi. Mekanik. Shites. Hidraulik. Elektricist. Ne fund te fundit eshte shqiptar. Do cuditeshim nese do thoshte kam qene ne NASA. Dhe madje nese do na premtonte se meteori apo asteroidi nuk do kalonte nga Shqiperia. P.S. i bie qe paska muhabet me galaktiken.

Ndoshta e paralelizova disi duke e prezantuar si jashtetokesor, Selamin. Po vertet qe tani qe po e mendoj i bie qe jemi ne jashte orbite. Sepse nese dikush kthehet nga jashte ne Partine qe krijoi, dhe dikush e marrin nga baza per ta sjelle ne kryesi apo forume, i bie qe pazari nuk eshte njesoj. Kjo eshte ajo qe i dallon te dyja "risite me kthim" te javes qe shkoi. Sepse kam frike se te dy do i humbasim. Edin, Selam qe nuk e kuptojme dot pa Ameriken e tij te larget, dhe Musain pa bazen. Aty ku ai ka qene dhe duhet te jete cdo dite. Aty ku edhe Edi duket "bajat" ne deklaratat e tij te stilit anglez "gjasme" per rikthim ne kontribute. Aty ku ata qe thone se "Musai u rikthye ne Parti" duken akoma me bajat nga renia e meteorit Edi, Selam ne nje grope akulli. Pse jo nga ura e parikonstruktuar ne Lane.

Gjithcka ne rregull. Kalojme ne oren tjeter. Me orientim nga lart dhe propozim nga poshte, mungesat jane te justifikuara.

Friday, February 15, 2013

"Kavaja e te rinjve dhe Veneto Banka"

Kavaja eshte padyshim nje nga qytetet me dinamike ne Shqiperi. Jane me qindra biznese qe operojne ne Kavaje, duke filluar nga ato te turizmit, agro-biznesit, prodhimit, ndertimit, sherbimit, etj. Kavaja eshte vertet nje qytet mjaft i qete dhe i bukur, qe e zbukuron harten e Shqiperise se Mesme me ekzistencen e saj. Me njerezit e saj. Per t'u saktesuar me ekipin e futbollit te saj. Me publikun e zjarrte kavajas. Deri tek komentatoret e Radio Tiranes.

Kavaja ka nje skuader mjaft te bukur. Me shume emri i saj. Besa e Kavajes. Nje ekip qe nisi modestisht rrugetimin e saj. Duke arritur te nxjerre talente te padiskutueshme te futbollit shqiptar. Nga Bajaziti deri tek Rraklli. Te gjithe futbolliste me disipline qe i dhane Kavajes nje emer solid ne sportin me popullor ne Shqiperi. Futboll.

Gjithcka ishte shume e qarte per Veneto Banka. Krahas filialit te saj (ne hyrje te Kavajes kur vjen nga kryeqyteti Tirana), aktivitetit qe ky filial ushtron duke ofruar sherbime bankare ne kete qytet dinamik te Shqiperise se Mesme. Ishte pergjegjshmeria sociale e Veneto Banka, ADN-ja e saj ne territore solide ku ajo operon qe e detyroi te hidhte syte e saj ne largpamesi. Ne investimin e saj per te qene sponsor zyrtar i nje skuadre me tradite ne futbollin shqiptar. Saktesisht ne "akademine e moshave" te Kavajes.

Ekipi i te Rinjve 19 vjecare. I Para te Rinjve 17 vjecare. Te dy keto ekipe te rinjsh qe sot jane, i pari po ne vendin e pare. I dyti pak me larg. Jo shume larg. Ne vendin e trete. Ketu lindi gjithcka ne interesin e Veneto Banka. Ekipe te rinjsh me mentalitet fitues. Kjo mund te jete arsyeja se perse sot eshte sponsor zyrtar i ekipeve te moshave, premtuese te Kavajes. Me "Besen"! Ne nje rrugetim qe sapo ka filluar...

"Barleti Volley" & Veneto Banka

"Barleti Volley" eshte nje skuader e re e sportit te bukur te volejbollit te femrave. Gjithcka nisi pak vite me pare kur profesor Kreshnik Tartari morri drejtimin e nje skuadre te re vajzash ne kete sport mjaft te njohur ne Shqiperi. Kujtojme legjenden Dinamo qe arriti deri ne 4-shen me te mire ne Kupat e Europes.

Por nuk jane me ato, Ela Tase. Mimoza Ibrahimi. Alketa Doci. Por te tjera vajza te talentuara, studente te Universitetit "Marin Barleti". Nje risi mjaft e bukur e stilit amerikan. Ekip universiteti. Qe nga ai moment kur ky projekt startoi, UMB Volley (sot Barleti Volley), ekipi ka patur mjaft suksese. Per shume vite tenton te shpallet kampion. Madje fiton edhe Kupen e Republikes.

Sot? Sot nje ekip me mjaft pervoje ne volejbollin shqiptar nen drejtimin e trainierit Hasan Gurabardhit. Tenton te fitoje mbi cdo kundershtar. Ja arrin. Humbet por ne ndeshje gjithmone te forta. Rrugetimi per konsolidimin dhe krijimin e nje emri. Nje tradite. Sapo ka filluar. Gjithmone nen besimin e sponsoreve. Grupit "Dudaj". Prej nga ku i bashkohet dhe Veneto Banka Albania. Duke besuar ne largepamesine dhe prestiogjizitetin e Universitetit "Marin Barleti", prej andej nga ku nisi gjithcka:

"Barleti Volley"

"Bankieri" English Edition - January 2013

Veneto Bank …unfurls!

BANKIERI:
We have been witnessing the opening of new bank outlets with a relatively short period of time, at a time when the overall banking network is making a very sharp correction, in terms of expansion. What’s the rationale behind this move?

Veneto Banka is a relatively new bank in the Albanian banking system, as it is just purchased in 2009 by Veneto Group Bank, based in Treviso, Italy. One of the main goals for this dynamic group in Italy is to expand to new territories with established banks. Perhaps, it might be a bit little courageous, given the actual moment, when the effects of the crisis are still obvious anywhere you go, and in a time when, in my opinion, other banks are in a reflection mood. The emphasis of our strategy is put on the use of commercial capacity, mainly in selecting the clientele. Specifically, we aim at a development potential, intertwined with market operation expansion, mainly through opening new branches in “untapped” territories. This is so, thanks to a careful selection of the place-to-operate, by coupling together values ​​of dedicated customer service and devoted highly professional staff.

BANKIERI:
As part of one the largest banking groups in Italy, could you briefly explain the bank business strategy to expand operations in Albania?

The DNA of all banks of Veneto Bank Group, wherever the group have operated traditionally for years, is the direct relationship, by offering quality banking services to its clients.

Gruppo Veneto Banca has been present for years in Eastern European countries, by possessing controlling interests at banks in: Romania (Banca Italo - Romenia), Moldova (Eximbank) and Croatia (Veneto Banka). The bank serves its customers outside Italian territory, through a large number of subsidiaries, as Gruppo Veneto Banca is the third Italian banking group with more subsidiaries abroad. Numerous Italian small and medium size enterprises operate for a long time in Eastern Europe, whereas many of them are quite active, with strategic investments. These businesses have chosen Gruppo Veneto Banca as their partner for developing operations in these territories; not to mention Albania, which is currently Italy’s main trading partner with approximately 45% of total international trade. In this way, Gruppo Veneto Banca identified Albania as a potential market for Italian - Albanian business development, which frankly speaking, has been witnessing certain stability, year after year, in terms of international trade. I think that this market possesses vast development and growth potential in the future, as regards certain strategic sectors, which will experience positive changes in Albania, compared to other countries in the region, typically, investments in the tourism sector, natural resources, energy, infrastructure, etc.

BANKIERI:
What, in the eyes of the Albanian consumer, distinguishes your bank from the others; why they choose Veneto Banka?

As all banks, part of Gruppo Veneto Banca, Veneto Banka, has shaped the profile of direct relationship with the client, dedicated to him with all its management options. Veneto Banka services are, at any time, quality and real time services. So far, its dynamism, combined with staff professionalism has come to fruition. Today we are facing a crystal clear reality where Veneto Bank, thanks to its dedication and 360o customer service, has made significant qualitative development steps by ensuring a well-positioning within the dynamic Albanian banking market. The DNA of all banks of Gruppo Veneto Banca, wherever the group has operated traditionally for years, is the direct relationship, by offering quality banking services to its clients.
BANKIERI:
How do you see the positioning of Veneto Banka within the Albanian banking sector and financial system?

It is important to highlight the fact that Veneto Banka is not to be compared with other large banks, which have been operating for years within Albanian banking system, as well as with their considerable network, operating almost in every town and city in Albania. However, given the different experiences found in the eight cities where we our subsidiaries operate in Albania, I think everything looks so positive. Certainly, there is a noticeable increase in our banking activity, as reflected in AAB reports, too. In the capacity of CEO of Veneto Banka, I would like to confirm that our strategy will be that of maintaining the same current performance.

P.S. "Bankieri" - Albanian Association of Banks (AAB)

Revista "Bankieri": flet Drejtori i Pergjithshem i Veneto Banka, dott. Gaita

VENETO BANKA…shpaloset!

BANKIERI: Brenda një periudhë relativisht të shkurtër kohe, banka juaj ka hapur disa degë të reja, ndërkohë kur rrjeti i përgjithshëm bankar ka një zgjerim tepër të kufizuar. Cila është arsyeja prapa një lëvizje të tillë?

Veneto Banka është një bankë relativisht e re në sistemin bankar shqiptar, e blerë vetëm në vitin 2009 nga Grupi Veneto Banka, me qendër në Trevizo të Italisë. Një nga qëllimet kryesore të këtij grupi mjaft dinamik në Itali, është shtrirja në territore të reja me banka të konsoliduara. Ndoshta kjo mund të jetë pak e guximshme në këtë moment, kur ndihen efektet e krizës si kudo, e kur bankat e tjera, sipas opinionit tim, janë në momente reflektimi. Këtu bazohet dhe strategjia jonë, ku theksi vendoset mbi shfrytëzimin e kapaciteteve tregtare, kryesisht në përzgjedhjen e klientelës. Konkretisht, synohet një potencial zhvillimi i gërshetuar me zgjerimin e veprimtarisë në treg, kryesisht duke hapur filiale të reja në territore “të pa-mbuluara”. Kjo, falë dhe përzgjedhjes me kujdes se ku ato do të operojnë, sipas një procesi gërshetimi të vlerave dedikuar shërbimit të klientëve dhe stafit të përkushtuar e mjaft profesional.

BANKIERI: Si pjesë e një prej grupeve bankare më të mëdha në Itali, mund të shpjegoni shkurtimisht strategjinë e biznesit për të zgjeruar veprimtarinë bankare në Shqipëri?

ADN-ja e të gjitha bankave të Grupit Veneto Banka, kudo ku grupi vepron tradicionalisht prej vitesh me bankat e saj, është marrëdhënia e drejtpërdrejtë, duke iu ofruar klientëve shërbime bankare cilësore.

Grupi Veneto Banka është prezent prej vitesh në vendet e Europës Juglindore, duke kontrolluar kapitalin e disa bankave në: Rumani (Banca Italo Romena), Moldavi (Eximbanka) dhe Kroaci (Veneto Banka). Banka i shërben klientëve tanë jashtë territorit italian, me një numër të madh filialesh, pasi Grupi Veneto Banka është grupi i tretë bankar italian me më shumë filiale jashtë Italisë. Mjaft biznese të vogla e të mesme italiane operojnë prej kohësh në Europën Juglindore, dhe shumë prej tyre janë mjaft aktive, me investime strategjike. Këto biznese kanë përzgjedhur bankat e Grupit Veneto Banka si partnere në zhvillimin e tyre në këto territore; për më tepër në Shqipëri, ku aktualisht Italia është partneri kryesor tregtar me afërsisht 45% të totalit të shkëmbimeve tregtare. Nisur nga kjo, Grupi Veneto Banka evidentoi Shqipërinë si treg potencial zhvillimi të biznesit italo-shqiptar, që për hir të së vërtetës, po shënon çdo vit stabilitet në shkëmbimet tregtare. Mendoj se ky treg ka shumë potenciale zhvillimi e rritje në të ardhmen në disa sektorë strategjikë, të cilët do të kenë ndryshime pozitive në Shqipëri, të krahasueshme me vendet e tjera në rajon. Këtu mund të përmendim investimet në sektorin e turizmit, burimet natyrore, energjinë, infrastrukturën etj.

BANKIERI: Çfarë e dallon në sytë e konsumatorit shqiptar bankën tuaj nga të tjerat; pse ata zgjedhin Veneto Banka?

Veneto Banka, si gjithë bankat që janë pjesë e Grupit Veneto Banka, ka në profilin e saj marrëdhënien e drejtpërdrejtë me klientin, duke iu dedikuar atij me të gjitha mundësitë e saj menaxhuese. Shërbimet e Veneto Banka janë në çdo kohë cilësore dhe në kohë reale. Dinamizmi i deritashëm, i gërshetuar me profesionalizmin e stafit të Veneto Banka, ka dhënë frytet e tij. Sot gjendemi përballë një realiteti të patjetërsueshëm e aspak të rastësishëm, ku Veneto Banka, falë dedikimit dhe shërbimit 360 gradë në shërbim të klientëve, ajo ka shënuar hapa mjaft cilësorë zhvillimi dhe pozicionimi, në një treg vital bankar si ai shqiptar. ADN-ja e të gjitha bankave të Grupit Veneto Banka, kudo ku grupi vepron tradicionalisht prej vitesh me bankat e saj, është marrëdhënia e drejtpërdrejtë, duke iu ofruar shërbime bankare cilësore klientëve.

BANKIERI: Si e shihni ju pozicionimin e Veneto Banka në sektorin bankar shqiptar dhe në sistemin financiar?

Është i rëndësishëm të evidentohet fakti që Veneto Banka nuk mund të krahasohet me bankat e tjera më të më mëdha, që operojnë prej vitesh në sistemin bankar shqiptar, si dhe me shtrirjen e tyre me një numër të konsiderueshëm filialesh, thuajse në çdo qytet të Shqipërisë. Gjithsesi, nisur nga eksperiencat e ndryshme në të tetë qytetet ku ne operojmë me filialet tona në Shqipëri, mendoj se gjithçka duket pozitive. Sigurisht, ka një rritje mjaft të dukshme, e pasqyruar kjo dhe në raportet e AAB-së. Ajo që do doja unë të konfirmoja si drejtor i Përgjithshëm i Veneto Banka, është se strategjia jonë do të jetë ajo e mbajtjes së po të njëjtës ecuri.

Shenim. Revista "Bankieri" - Shoqata Shqiptare e Bankave, Janar 2013.

Saturday, February 9, 2013

"Fredi i te gjitheve"

Dje kishim ditelindjen e Fre-se. Dje u beme tap te gjithe nga dollite "per koke te atij apo atij". Te gjitha keto te imponuara nga Fre-ja. Nuk linte askend pa permendur. I donte te gjithe te ishin prezent ne tavoline. Deri tek Lalush kakaci apo Vironi i Drites.

I donte te gjithe. Ata e mbanin gjalle. Donte te qeshte. Te gajasej. Te qeshte. Vetem te qeshte. I donte te gjithe te ishin aty. Fizikisht ose me dolli. Mjafon qe sapo t'i shihte ose te kujtohej se ishin apo nuk ishin aty nuk kishte rendesi.

I donte te gjithe. Te bardhe. Te zinje. Tek Kali i Trojes. Ne Uje te Ftohte. Ne Cole. Vrenez. Ne Llonxhe. Karabash. Topana. Te gjithe. Te gjithe ishin. Ishte ditelindja e tij. Te gjithe. Nga Durresi. Elbasani. Shkodra. Tirana. Gazetare. Sportiste. Nga Vlora te ardhur ne Tirane. Nga Vlora-Vlora. Tifoze. Sportiste. Kafexhinj. Pije-dashes. Politikane (le te ishin dhe ata). Te gjithe. Donte te dehej me ata. Ishte ditelindja e tij.

Harrova nje detaj. Donte edhe poetet. Piktoret. Artistet. Me shume prej tyre ate, Dorin e vogel. Teodor Kekon. Te degjonte poezite e tij teksa ja recitonte ne maje te tavolines. Donte ta dehte. Donte te dehej me te. Donte ta shikonte kur kercente nga gezimi bashke me te po aty, mbi tavolina. Ditelindja e "xhentilit-qejfmosprishurit-alegro", Fre-ja.

Pra i donte te gjithe Fre-ja aty. Ne ditelindjen e tij. Donte ta zbardhte me ata agimin. Ta trembte naten me te bertitura. Me shfrenime qejfi qe zgjat pafund derisa te vinte policia, nga "shqetesimi" i banoreve perreth. Po gezon Fre-ja. Jo shaka. Ta marre vesh i madh e i vogel. Ai qe kur gezon (ritual i ndoshta cdo dite), e merr vesh gjithe dynjaja. Ky ishte fiksim i tij. Imagjinoni kur i vinin shoket.

Shoket. Ata qe fale tyre dhe energjise qe ju dedikoi i kishte gjithmone prane. Sapo shkelnin ne Tirane "brraf" zile e telefonit: "Fre, erdhem. Ku je?". Edhe ata normale qe ate ditelindje do te ishin aty. Duke pritur agimin e diellit. Me Fre-ne. Te gjithe. Niku Cipi. Kol Kushta. Petrua. Latua. Rrapua. Fre-ja tjeter, Ferkua. Vasili. Te gjithe me rradhe. Aty, deri ne mengjes. Deri sa zgjasin ditelindjet e njerezve, nga ata njerez si Fre-ja, qe i duan te gjithe. Te ishin aty. Kjo ishte ditelindja-enderr e tij.

Shenim. Pervjetori i tij i 40 u festua deri ne agim. Fredi si gjithmone Fredi ne fund te ditelindjes ne oren 06.00 te mengjesit, i fton te gjithe ata qe i rezistuan "batareve" me dolli, per te shkuar per te ngrene nje pjate fasule. E dinte ai vendin. Vec per humor. Nderkohe ditelindja e tij e 53, 13 vjet me vone u festua ne heshtje, nje dite para ndarjes nga jeta.

R.I.P. Alfred Zijaj.

Wednesday, February 6, 2013

"Fute ate 13-en"

"Fute 13. Fute 13. Fute 13." - bertiste gjithe tribuna nje ndeshje ne Skele te Vlores, ne Stadiumin "Flamurtari". 13, dmth., lojtari me numrin 13 nuk ishte gje tjeter vecse djali i atij qe hapi lojen e te kerkuarit. Trainieri, i zene ngushte vendose ta fuse, 13-en. Me te hyre ne fushe 13 i shume-kerkuar nga publiku bie ne fushe dy-tri here si thes. Normale. Ne fushe shoket e ekipit ishin ata qe ben Barcelonen e madhe te dridhej. I zene ne faj, ai qe nisi lojen duke kerkuar 13-en, uli koken dhe kerkoi ne forme lutje: ju lutem mos e shani, eshte djali im!

Te tille mu duken sonte te gjithe futbollistet e kombetares shqiptare. Te gjithe m'u duken se ne shpine kishin numrin 13. Dhe gjithe stadiumi ne vend qe te ulerinte "Kosova - Cameria", te thoshte:

Keta jane djemte tane!

Keta jane djemte tane qe ngrohin stolin ne ekipet ku luajne ne Europe. Keta jane ata pak djem qe vijne nga ekipet shqiptare, kush me numrin 13 si djali i pronarit te nje gazete, fabrike, dyqani, sere me domate, fushe me patate. Sepse edhe ata qe vijne nga jashte mos mendoni se jane ndonje fare talenti. E shumta vijne se i sherbejne kombit. E kane per detyre patriotike. Per sa kohe kjo ne stadium vendosen banderola sikur te jemi ne gjendje lufte me fqinjet.

Pra aty ku duhej te luhej futboll. Ku ato '90 minuta te ishin minuta spektakli dhe jo shfaqje djemsh te deshtuar. Aty ku ata, talentet, duhet te vinin duke mbathur ne kembe kepuce me thumba qe te tundin rrjeta. Te organizonin aksione te bukura. Te kishin taktike. Fantazi. Talent. Gjithmone fale asaj cka mesuan ne jete. Nuk po u kerkon askush te beni sakrifica. Po them sakrifica te pas viteve 2000. Ku e ku me ato sakrifica te para '90. Kur djemte e Flamurtarit udhetonin per 3 dite rrjesht me nje autobuz te Shkodres per te shkuar ne Spanje te ndesheshin si te barabarte me Barcelonen.

Vertet kohera te tjera dhe e sigurt qe askush nuk do ta bente nje sakrifice te tille. Sepse kane zgjedhur te bejne ate, te shemtuaren. Me shume duke u perfshire ne shfaqje idiote si nacionalizmi i shtirur ne stadiumin kombetar te nje kombi. Te nje kombi qe aspiron te futet ne Europe me tifoze qe vec shajne dhe hane fara lule dielli. Per me teper kur jane shkaterruar te gjitha ato qe do na mallkonte fqinji. As piramidat. As klonet. Kufijte aty jane. Vec ne po jua falem. Kur jane shkaterruar shkollat e futbollit. Kur sportistet kthehen ne x apo 1/2 ne skedina lojerash fati. Ndaj e them me plot bindje qe sonte perballe Gjeorgjise pame nje kombetare te gjithe te veshur me numrin 13. Dhe ne qe ne shkallet e stadiumit, s'do na ngelet asnje peng tjeter per te kerkuar:

"Fute ate 13-en!"