Me erdhi vetiu ky titull. Mund te jete nje nga heret e pakta qe gjej kaq shpejt nje titull. Perse viti i keq. Me falni eca shpejt... C'eshte ky titull?! Nje nga librat me te bukur te koheve te fundit. Ma sugjeroi, ose me sakte imponoi nje shkrim pak vite me pare, Veton Surroi tek "Shqip". Ne fakt kam kohe qe nuk lexoj editorialet e tij. Nuk e di nese vazhdon ende te shkruaj.
Dhe per t'ju kthyer librit, prej nga morra titullin e tij per kete shkrim. Autori i tij, me falni i ketij "bestselleri" eshte J.M. Coetzee. Me falni serish. Nobelisti afrikano-jugor. Detaj qe na "pelqen ta harrojme" ndonjehere. Ndoshta dhe prej faktit qe kete cmim nuk e njohim dhe nuk e dime si jepet, ende si komb. Ne fakt dje me humbjen e A. Klosit me erdhi nder mend qe nga kjo vdekje e paralajmeruar mund ta perfitojme nje cmim Nobel, por si komb. Guiness-in ka kohe qe e kemi bere si te "shtepise". Me gozhda. Kunja shkrepse. Xhonglime. Pse jo edhe me jetet tona. Per te qene subjekt i pashmangshem i nje romani apo novele per Nobel.
Ne nje moment pasi ben nje super ngritje-ulje te terheqjes ndaj ketij libri, Nobelisti J.M. Coetzee shkruan nje citat hebraisht: "why should not old men be mad?". Vertet perse?! Sepse shikon qe shume gjera shkojne mbrapsht. Aq mbrapsht sa depresioni mund te jete "shpetimi" dhe ajo kuti me ilace "tmerri" i tij. Sheh qe gjerat ecin perkundrejt sensit te kundert. Dhe vendos te cmendet. Te flake tej arsyen per te qene elokuent dhe i qarte ne perceptimet e shprehura, tek te tjeret. Tek vetja e tij eshte shume komod. Ndoshta ndihet aq rehat sa me s'ka. Dhe per shumekush etiketohet si "i ikur". Sigurisht "i ikur". Po perse duhet ky lloj notifikimi nderkohe qe e ndan vec nje ikje fizike nga ajo qe ai vertet ka ikur?!
Ndoshta e gjithe kjo shoqeri eshte e ikur? Mendoj se pas kesaj ikje te paralajmeruar te A. Klosit kam shume frike se gara "per te ikur" sapo ka filluar. Ndoshta edhe per faktin qe mes rreshtave dhe librave eshte disi me e lehte te ikesh. Aty ku mendja punon se si t'i jape kuptim nje vepre. Me apo pa shume personazhe. Si ne "Ditarin e vitit te keq" te J.M. Coetzee. Vec uroj qe ky te mos jete vertete ditari i nje viti te keq. Toka na do t'i rendojme siper saj edhe ca kohe. Me humbjen apo shtimin e disa kg-ve kjo nuk ka rendesi. Por pa peshe, me nje trup qe rend drejt tretjes, atje poshte nen dhe si A. Klosi, kam frike se edhe toka nuk do te te doje.

No comments:
Post a Comment