Sunday, April 15, 2012

"Doktori nuk ka moter"

Perpara disa kohesh pas nje ndeshje futbolli, policia e Vlores beri nje deklarate komike: "Arbitri nuk ka moter". Kjo sepse arbitri i ndeshjes u sha ne kor nga tifozeria vlonjate, ose Flota Kuqezi. Eshte e vertete. Arbitrat rrihen. Qellohen. Edhe lojtaret e ekipeve kundershtare. Ne cdo qytet, me perjashtim te Tiranes. Madje ne shume fusha jashte u bie te kthehen me makina te rastit dhe jo me xhama-thyerin autobuz te ekipit. Dhe kjo vetem se "guxuan" te fitojne jashte fushe, me merite.

Por kjo tashme eshte kthyer ne "mode" dhe askush nuk cuditet. S'perben me lajm. Interes do te kishte nese nuk do "kerciste ose valonte druri". Ndersa per jetet e futbollisteve nuk pyet askush. Ne fakt per jeten e kujt u pyet qe te pyetet per ta.

Sipas opinionit publik thuhet se futbollistet kane kontrata. Kane para. Dhe si te tille "nuk duhet te kene" luksin qe dikush te mendoj per jetet e tyre. As ato te trainiereve. Ah se harrova. Vetem ate te trainierit te kombetares. Dekadat e fundit te gjithe te huaj. Me media nga pas per pak publicitet spitalit privat. Me pas vizitat e autoriteteve. Edhe vete Presidenti.

Ata jane aty ne fushen e lojes. Perdoren per spektakel. Edhe per fushata elektorale. Edhe per te nxjerre deputet. Madje ndonjeri prej tyre me luksin e imunitetit te shan me liber shtepie". Ndonje minister e perdor edhe per pazare. Ortakerira. Per jeten e tyre askush.

Nderkohe presidentet investojne ne merkato duke blere futbolliste. Per shendetin e futbollisteve u mjafton nje staf i vogel dhe modest. Doktori ose "dokja" dhe nje infermier me kusht qe te jete edhe masazhator. Ose: Gozhdaxhi. Kepucar. Qyfyrexhi. Pijanec.

Pra jane keta te fundit "dueti" ose dyshja qe "turren" me nje bidon H2O ne dore, per tek i demtuari ne fushe. Ndonjeri edhe me bibel apo kuran i kendon syfyrin ose alelune. Me mire keshtu. Pse mendoni se do t'i shpetoje jeta e futbollistit me ndonjegje tjeter, pervecse ketyre "mbrokullave" qe permenda me siper?

Apo do ta shpetoje ambulanca qe ndizet me te shtyre? Shoferi-tifoz qe ha fara ne kabine. Apo nga ekipi i trainuar si Kryqi i Kuq per mbajtje barrele? Per t'ju lutur madje zotit qe raste si ai i Muamba apo ai i "giovanne" Morosinit dje ne Pescara, te mos na ndodhin. Kujdes! Spitalet tona nuk trajtojne raste infarkti. Vetem ne Tirane. Tek privati.

Ne fund dicka tronditese, qe ndoshta shume njerez nuk e dine. Futbollistet shqiptare jane te pasiguruar. Madje nuk kane as Libreze Shendetesore. Punojne ne te "zeze". Ndaj eshte me e udhes te themi: "The show must go on...".

No comments:

Post a Comment