Saturday, April 14, 2012

"Partia jam une"

Ndoshta ka ardhur momenti ta pranojme kete nocion. Burimet njerezore, thene ndryshe menaxheret e suksesshem te halleve dhe problemeve te nje qyteti. Ata qe nuk kane me te domosdoshme, patjetersine e te pasurit siglen e nje partie perkarshi. Kane "zhveshur" me vetedije te plote petkun politik dhe i kane hyre puneve per mireadministrim. Jane ata qe sot pasi shfrytezuan mundesine e kandidimit, e kthyen ate ne fitore. Jane ata qe sot duket sikur ne bluzat e tyre nuk lexon logo apo simbol partie, por:
"Jam une partia".

Duke zbritur nga Kisha e Lacit perpara disa ditesh, morra ne makine dy vogelushe nga Laci qe kishin shitur qirinje. Ylli dhe vellai i tij me i vogel Loreni. Gjeja e pare qe i pyeta ishte se perse rruga ne zbritje ishte e shkaterruar. Ylli, nje femije i zgjuar, i gezuar qe kishte fituar 15 mije leke te vjetra ate te marte te shenjte, mu pergjigj menjehere: "kryetari i bashkise eshte i PS-se ndersa qeverine e ka PD-ja". Pra kur kjo arrin te lexohet qarte tek nje femije 11 apo 12 vjec, imagjinoni mbare publikun.

Pra cdo te beje nje kryetar bashkie apo komune? Do bej lufte partiake dhe te deshtoje apo do te ulet me qeverine per te diskutuar prioritetet qe ka aktualisht qyteti apo fshati? Ky eshte momenti i pare qe nje "menaxheresh punesh", (keshtu me pelqen ta quaje kryetarin e bashkise apo komunes), i imponon vetes "ftohjen" e pare me politiken. Me partine e tij.

Dhe si i tille preferon te kthehet ne zgjidhes i problemeve te qytetit. Me rrugen dhe arsyen e cdo lloj mundesie per te bere dicka. Per te qene nje menaxher i afte. Ate qe do te perligjte edhe arsyen e kandidimit te tij nga ana e partise. Ketu fillon perplasja e pare. Valle si do ta mireprese kete vendim llogjik te tijin partia qe e ka kandiduar? Do te pranoje ne heshtje "shtrirjen e dores" se tij drejt pushtetit qendror per ca fonde me shume? Apo do te parapelqeje ne heshtje votat qe ky menaxher hallesh do t'i dhuroje pak me vone? Ndoshta do te vije nje dite dhe dikush prej partise ne kohe fushatash elektorale do te thote:
"E pate dhe e provuat se cfare njeriu ju dhuruam si parti? Ja keta jane njerezit tane".

Nje gje eshte e sigurt. Ka shume shembuj te suksesshem ne mireadministrimin e puneve te pushtetit vendor. Aq me teper ne bashki apo komuna, pervec Tiranes, te cilat jane tej te ndikuara nga mjedisi politik. Keshilla bashkiak te tejmbushur dhe te ekzagjeruar ne interesa modeste politike. Gjithsesi gjithcka e mire ne dobi te komunitetit, lexohet dhe perceptohet mjaft shpejt. Dhe askush nuk kujtohet te mendoje se prej nga erdhi zgjidhja. Kohet kane ndryshuar dhe nuk eshte me risi fakti i te berit te punes te cilen te kane ngarkuar me vote. Madje nuk eshte me as luks.

"Partia jam une" sot po kthehet ne nje nocion shume elokuent. Mjaft i prekshem. Mese i domosdoshem. Patjeter i duhuri. Jane "menaxheret e puneve" qe i ka ngarkuar komuniteti te zgjidhin, ata qe neser do t'u vije rradha te bejne edhe politiken partiake te bashkise apo komunes.

Raste te tilla ka plot. Jo me kot shume kryetar bashkise sipas studimit te "Open Data" ishin te shumte si te rikandiduar, (ndonje edhe 3 here). Si Gjika i Vlores. Shkembi i Pogradecit. Apo Peleshi i Korces. Ose Sejdini i Elbasanit. Deri tek Rama ne Tirane.

Madje disa te tjere kane arritur te marrin vota me shume se partia qe i kandidon. Sic ishte rasti i Goros ne Himare. "Humbes ne leter" sipas cdo parashikimeve te politikes, por jo ne kutine e votimit nga elektorati. Duke treguar se komuniteti e lexoi kandidaturen e tij si: "Partia je Ti"!

Pra politikes nuk i mbetet gje tjeter vecse ta pranoje kete risi. E ka perzgjedhur te jete e tille si zgjidhje elektorati. Jo vetem ne Shqiperi. Por edhe ne Itali, si kryetaret e Bashkive te Napolit, Milanos, Barit ose Cagliarit. Madje edhe ne Greqi.

Arsyeja eshte e qarte. Njerezit e prekin vete ndryshimin. Jane me afer tij per te notifikuar nese eshte eksperience pozitive apo negative. Jetojne dhe punojne afer ndryshimit ose deshtimit. Ndaj dhe "menaxheret e puneve" kane me te lehte te zgjedhin ose te mos zgjedhin programin politik:
"Une jam Partia". I mbetet partise ta mireprese dhe ta mirekuptoje perzgjedhjen e elektoratit. I vjen mire apo keq ky eshte realiteti. Sot. Me vone nuk i dihet.

No comments:

Post a Comment