Java qe shkoi mund te quhet pamedyshje "java e biznesit". Kjo per faktin se si pozita ashtu dhe opozita "gjeten" kohe te merren me te. E para, pra pozita nepermjet kryeministrit edhe nje here argumentoi teknikisht si funksionojne taksat, ato te cilat mendohet se rendojne vertet tek biznesi. Nderkohe qe opozita e kishte si pjese te axhendes se saj, per te mbushur faqet e programit elektoral qe do t'u prezantoje shqiptareve pranveren qe vjen. Pak a shume nga te dy kampet e njejta retorike: "Ne jemi perkrah biznesit. Do bejme cmos ta ndihmojme. Kemi zgjidhje afatgjata. Etj.". Natyrisht fushata elektorale po afron dhe votat e bizneseve do te mund te perbejne edhe permbysjen ose garancine e madhe. Imagjinoni nje ndermarrje me mbi 500 punonjes.
Politika dhe biznesi ne nocionin "demokraci vs. financat".
Qe keto dy te fundit nuk i kane mire punet keto kohet e fundit, kjo eshte nje gje qe tashme dihet. Te tille e lexova te trajtohet me shume "class" nga publicisti Giorgio Arfaras, ne nje artikull te tij ne prestigjiozen gjeo-politike italiane "Limes". Sot me shume se kurre jemi te bindur qe kur financat kane patur nevoje per demokracine, ajo nuk nderhyn ne kohe. Krizat financiare qe kane perfshire disa prej vendeve te Europes, kane ardhur padyshim prej financave, keqmenaxhimit te parave. Por kjo nuk do te thote qe zgjidhje nuk ka. Pra nese diskutojme per ekonomi te tilla si Greqia, Portugalia, Spanja apo Italia, mendoj se duhet te ndalemi edhe tek rasti Shqiperi. Ajo qe politika i kushtoi vemendje javen qe shkoi.
Marredheniet e biznesit me politiken.
Jo pak biznesmene sot jane deputete, politikane. Por edhe e kunderta. C'ka le te kuptoje qe ka shkak qe keto te dy te shkojne mire me njera-tjetren. Por a le shkak kjo per te patur nje konkurence me rregulla loje te barabarta? Parlamenti ka adoptuar shume ligje per "konfliktin e interesit", por a jane zbatuar ato? Por a respektohet drejt ato mes biznesit te te njejtit lloj, bere nga politikani-biznesmen? Ky eshte elementi i pare qe mendoj se politika duhet te rregulloje me biznesin.
Elementi i dyte.
Padyshim marredhenia e biznesit me bankat e nivelit te dyte. Kur shifrat flasin qarte. Mund te jete vetem nje 10% prej biznesit qe mund te mos ta kete provuar shijen "kredi". Por politika ka nxituar perhere te beje deklarata ne favor te biznesit dhe nuk ka gjetur kurre kohe te flase me bankat. Veshtiresite qe keto te fundit kane me partneret e tyre kliente. Anipse zgjidhja me efikase ka ardhur nga ana e Bankes se Shqiperise me ane te Regjistrit te Kredive.
Fakti qe bizneset shqiptare kane sot dy bilance, nje "i bardhe" dhe nje "i zi", eshte nje fakt shume trondites. Disa prej ekonomive ne bote kane patur simptoma te forta nga ky lloj episiodi jo i kendshem. Nje rregullim i ketij standarti nga ana e politikes, eshte ndihma me e madhe qe do t'i jepte kjo e fundit biznesit.
Element tjeter akoma dhe me i prekshem eshte ndarja ne kategori e bizneseve. Pra vete-deklarimi i tyre. Politika ka serish ne dore ta rregulloje kete, duke mos i shtyre bizneset te vete-deklarohen gabim, duke fshehur dhe pershtatur te dhena, xhiro vjetore, numer punonjesish, etj.
Nderkohe qe sigurimi i punonjesve, respektimi i kontratave kolektive te punes, librezat shendetesore, etj., jane nje varg elementesh qe biznesi mundohet t'i shtremberoje shpesh ne favorin e tij. Pra kush eshte zgjidhja qe fshehja "pas nje gishti te vetem te dores", perballe investimeve gjigante te tyre te mos jete nje fenomen kaq i rendomte. Dhe per me teper te mos bjere ne nivele te tilla sa te vendose ne diskutim kulturen e te berit biznes.
Elementi i fundit.
Si bejne biznes shqiptaret? Marketingu dhe menyra se si e prezantojne ata veten e tyre. Si mos me keq. Ende "kapilare" dhe promotoret e ndryshimeve te medha ne ekonomine e vendit tone, nuk jane kompetitive. Ka biznese te tera qe ende nuk kane nje adrese e-mail per te komunikuar me partneret e tyre. Madje edhe nje faqe e thjeshte interneti (www.), me informacione te nevojshme biznesi. Per te mos shkuar tek brandimi, logo dhe respektimi i te drejtes se autorit, marketingu, shitjet, deri tek gjuha e huaja, etj. Ketu padyshim qe politika eshte ne fushen e vet, pasi eshte kjo e fundit qe duhet t'i jape nje dore biznesit, perpos antaresimit ne dhoma tregtie, panaire, guida biznesi, publicitet ne media, pse jo shume te rendesishme cdonjera prej tyre.
Ne te gjitha elementet e mesiperm nuk permenda aspak taksat. Mendoj se eshte padyshim "loja" qe politika e shtyn biznesin te harxhoje me shume kohe dhe energji, duke u marre me to. Nese te gjitha ato cka permenda me lart, si nga opozita ashtu edhe pozita i marrin "seriozisht", e sigurt qe biznesi nuk do te pyese kurre per taksa. Sa do te jene ne vlera, biznesi do t'i paguaje. Sic ka bere edhe deri me sot.
Nuk do te pyese edhe per doganat dhe regjimet doganore. Referencat. Deri me sot ashtu si dhe taksat, ka arritur t'i paguaje, perpos "humorit" qe ka patur cdo minister financash i rradhes. Edhe drejtor dogane. Deri tek doganieri me i thjeshte. Madje eshte ky biznes qe ka paguar dhe vazhdon te paguaje edhe bakshishin e rradhes. Perfshire edhe ate tatimorit-militant qe "troket" ne kangjellat e ndermarrjes.
Pra mendoj se biznesi nuk pyet deri diku per taksa. Per ato qe trumbeton kaq shume sot politika, ne emer te demokracise. Perpara ketij "mali" te madh elementesh teknik, ndoshta shume pak nga ato qe biznesi has cdo dite, do te deshiroja ta mbyllja me pyetjet e Arfaras tek revista "Limes" e kesaj jave: "ne vitet '70 politika bente ligjin dhe financa nuk ekzistonte. Valle mos ishim me mire atehere? Po ne kohet e sotme sa solide jane mes njera-tjetres financat dhe demokracia?
Saturday, March 31, 2012
Tuesday, March 27, 2012
"Per ca para me teper"
Nje tjeter banke u grabit sot. Ndoshta nuk duhet te jem une ai qe perdor termin "tjeter". Pra raste te tilla paska shume. Madje nje filial ne Tirane me dhimbje eshte konstatuar se grabitet pothuajse cdo muaj. E rende! Por deri me sot pa viktima. Deri me sot...
Vdekjen e nenes se dy femijeve, koleges sime te nje banke tjeter nuk mund ta kaloja me nje R.I.P. te zakonshem. Pra sic po ndodh kohet e fundit me aktore apo kengetare ne rrjetet sociale. Por Eleonora mund te ishte kushdo nga koleget tane te nderuar, ne kedo nga 16 bankat me rreth 500 e ca filiale ne gjithe Shqiperine.
Punojme cdo dite ne heshtje. Pa bere kurre ze dhe pa nxjerre asnje lloj informacioni. Sekret bankar, imponues profesioni yne. Anipse ne sportelet tona cdo dite paraqiten buxhetore te shtetit apo privatit. Biznesmene. Pseudo-biznesmene. Hallexhinj. Mashtrues. Familje te reja. Qejflinj makinash. Luksi. Depozitues. Kohet e fundit edhe grabites. Ah keta te paret ku ti gjesh ne krahesim me keta te fundit.
Grabitesit. Shohin filma dhe mendojne se jane aktore te Hollivud-it. Nuk mendojne se parate qe vjedhin jane te pamerituara, jo djerse e tyre, por e tjeterkujt. E motres se tyre. Nenes. Kursimet e babait. Pensioni. E njerezve qe tremben kur ata grabisin nen tyten e armeve. Dhe ne gjithe kete "tollovitje pa shkak", ne. Te punesuar nga te huajt, aksioneret e bankave qe ne vend qe ato para t'i kursenin, i hedhin ne Shqiperi. Punesojne ne. Kreditojne biznesin. Familjet. Privatet. Marketin poshte pallatit. Listat. Mekat?!
Dhe askush nuk kujtohet per ne punonjesit e bankave. Ndoshta edhe une bej gabim qe marr guximin te shkruaj keto rreshta?! Ne qe ende nuk kemi nje sindikate ku te mbrojme veten tone. Te na mbroje dikush. Vec heshtje. Ndoshta edhe per Eleonoren e shkrete. Nenen e dy femijeve qe diten e neserme ne vend qe te shkojne ne shkolle dhe nena ne pune, e percjellin ate per ne banesen e fundit. Dhimbje!
Nuk kujtohet askush te flase nga shoqeria. Mendojne se bankat i "vjedhin". U marrin komisione. Harrojne qe jane private dhe kane te drejte te shesin para. Ashtu sic edhe i blejne ato. Por nderkohe ne protestojme. Per ligje. Kuti votimi. Gay parade. Etj. Ngrejme zerin per cdo gje te keqe, harrohemi kolektivisht si shoqeri pas ca komisioneve. Harrojme familjet tona qe kane nje rroge te sigurt.
Neser nje grua do t'i mungoje burrit, dhe femijeve nje nene. Dhe askush nuk do te thote nje fjale. Vec heshtje me ndonje lajm kalimtar per TV-te, qe me shume e kane mendjen tek publiciteti qe ofrojne bankat, se sa tek rreziku i jeteve tona. Edhe nga ndonje "manjat" i medias qe kujton kredine qe ka per te shlyer. Dhe ne serish aty duke ju lutur te madhit Zot qe te mos jemi Eleonora.
Te vdesim per buken e perditshme, ne nje fatalitet te rendomte dhe te paarsyeshem, per me teper te pasigurte qe eshte perfshire sot shoqeria. Valle a meritojme kete fund, per "ca para me teper"?!

Sunday, March 25, 2012
"Himara e qete"
Busti i te ndjerit Aristotel Guma hiqet nga oborri i Kishes se Himares. Vendimi erdhi sipas medias nga Mitropolia e Gjirokastres, duke e zhvendosur ate per ne varrezat e Himares, si gjithe himarjotet e tjere.
Para 9 muajsh Himara u provokua ne pervjetorin e pare te vdekjes se te ndjerit Aristotel Guma. Nje himarjot nga nje familje mjaft e nderuar e Himares, por edhe e Bregut. Me sakte direkt kryetari i sapozgjedhur i bashkise Jorgo Goro. Ishte ky i fundit i detyruar nga ligji, i cili nuk e lejoi vendosjen pa lejen perkatese ne qender te Spilese. Kjo pasi eshte atribut i Keshillit Bashkiak te Himares. I atij keshilli qe pavaresisht ngjyrave partiake, vendos per gjithcka ne unanimitet te plote cdo vendim. Si vendime ne te mire te komunitetit himarjot.
Por "Tirana" si perhere reagoi. E quajti provokim vendosjen e bustit ne oborrin e kishes se Himares. Fundja himarjoti nuk e ka per tradite ta lere rrugeve djalin e saj, patriotin e saj. Dhe si zgjidhje momentale u gjet kisha. Oborri i saj qe mbledh per gezime dhe hidherime himarjotet.
Por mos harroni qe "Tirana" njihet per deklarata, komente dhe opinione. Imagjinoni qe flasin pa i njohur gjerat. Nuk e thone nje fjale te mire per qetesine dhe pozicionin e kryetarit te Bashkise se Himares Jorgo Goro, i cili perballet cdo dite me situata te tilla. Me e renda deri me sot kjo me familjen e mbare Guma. Askush nuk kujtohet t'i jape nje "dore" ne punet e perditshme te Himares, edhe pse m2 i tokes kushton qindra euro, eshte ende Bashki e dores se trete. Pa investime dhe pa buxhet te miratuar nga ana e Qeverise, per punet qe duhet te kryhen ne prag te sezonit veror. Pune te gjitha te nevojshme dhe emergjente.
Sot kur gjerat jane qartesuar, me qetesi dhe kulture mes vete bregasve, pa sherre dhe inate, kemi te drejte te themi:
"Lereni te qete Himaren o patriotet e thekur qe i "gjendeni" sa here ne krahe cdo krahine, cdo shqiptari.

Thursday, March 22, 2012
"Ku jane ata?"
20 vite kaluan. Ne djep nuk eshte me ai femija i lebetitur nga te qarat. Demokracia. Ashtu e ka emrin. E pagezuan ata qe bertiten. U rrahen. Sakatuan. U vrane. U mbyten. Dhe e lane ne djep.
U rrit morri udhet. Ata e harruan. Te tjere e kapen per dore. E rriten. E veshen. E shkolluan. "E deshen, dhe e duan". "Me shume do ta duan". Ndersa ata "e harruan".
Po vertet ku jane ata? Ku eshte Tit Hatellari? Ai qe i hodhi lakun ne fyt statujes. I vdekuri 8 m i larte ne mes te Tiranes. Me nje te vdekur u morre o Titi? Po edhe ti qe luan bilardo cdo pasdite "kush humbet paguan", po "i vdekur" je. Larg qofte se s'kam me ke te luaj. Pastaj po me ike ti, kush do ma kujtoje qe ka patur nje bust qe duhej hedhur. Ti e hodhe! Te lumte!
Ku jane ata? Ku shkuan? C'rruge morren? As qe dua t'ja di! Me mjafton Titi. Zere se e di cdo histori tuajen. Cdo beme. Cdo dekorate. Cdo levdate. Cdo dolli. Ta keni me jete! Dhe ta gezoni kete demokraci.

Monday, March 19, 2012
"Kur ti hesht ne emer te nacionalizmit"
A ka program me Kuq e Zi per Aleancen se sa te ndihmoje ne vendosjen e dinjiteti kombetar ne vend? Te bej roje ne Kakavije dhe te perleshet me ushtarin grek nese na flaket pasaporta. Te bej avokatin per 15 vite ropatje te familjareve te viktimave te Otrantos.
Apo te ngreje ne kembe mbare opinionin per gjimnazistet shqiptare qe rrihen nga maqedonasit. Ca me larg kosovaret pa pavaresi dhe te perdhosur nderkombetarisht. Apo edhe camet qe nuk lejohet te hyjne ne Greqi.
Nje "peng" italian u vra ne Nigeri pa njoftuar Romen dhe nje komb u ngrit ne kembe. Po keshtu edhe dy "snajperat" e ushtrise italiane te arrestuar ne Indi. Flasim per shtete qe nuk e kane te domosdoshme te qenit nacionalist. Por kane dinjitet. Integritet kombetar.
Lind pyetja: Sa mijera shqiptare jane vrare ne keto 20 vite jashte Shqiperise? Sa prej tyre jane dhunuar? A ka folur kush per ta? Qofte edhe nje here te vetme. Sa shkolla shqipe ka jashte atdheut tone? A dine shqip shqiptaret? A kane abetare? Mesues?
Per te gjitha keto meqenese sot e kemi nje aleance qe kerkon pushtet, kam vec nje pyetje: Kur do ta thuash nje fjale, o Kreshnik Spahiu???

Sunday, March 18, 2012
"Nacionalizmi nuk eshte mire"
Kujt i druhen me shume sot europianet? Mendoni varferise? Aspak! Edhe pse "gropa thithese" ne shume vende te BE-se po shfaqen cdo dite. Kercenojne. Vendosin rregulla strikte. Madje edhe kritikohen. Humbasin pike ne sondazhet mujore por serish ja dalin. Ndihmojne edhe duke riskuar.
Pra kujt i druhen me shume europianet. Padyshim nacionalisteve. Shume te rrezikshem. Shume fare. I tremben Karaxhaferrit ne Greqi. Imagjinoni te ishte kryeminister ose ne pushtet. Asnje kokerr euro. E sigurt. Si po luftohet sot kandidati socialist per president i Frances, Hollande. "jo europian". Pra te jesh i tille = nacionalist. Partneret e Sarkozy me mire preferojne nje foto te "Sarkos" me Geddafin apo me Asaadin se sa Hollande.
Perse Bossi eshte jo ai i duhuri per post- berluscon kur votat i ka ne rritje cdo zgjedhje. "Il Senatur" sulmohet edhe nga te vetet per deklaratat e tij si i papergjegjshem. I tille edhe lideri i CDU, Volker. Gjermanet nuk e preferojne nacionalizmin. Edhe pse kane luksin te vendosin per gjithcka ne BE, si vendi me i pasur financiarisht.
E tille gje duket e udhes se po ndodh edhe ne Ballkan. Preferuan semaforin jeshil te Beogradit per ne BE, se sa t'i jepnin shkak nacionalisteve te enderronin pushtet. Po keshtu edhe ne Maqedoni. Karta "Oher" luan akte pa fund ne cdo lloj bisede.
Rasti Aleanca Kuq e Zi. Nisi si nje grupim tifozash ne tribunen D1 apo D2 te "Qemal Stafes". Me apo pa bilete djemte apo vajzat e aleances u grupuan. Dhe me pas iu shtua edhe nje lider. Nga "muhabet sporti" ne parti politike. Madje sipas liderit te saj me 1 mln. anetar. Ndoshta dhe une pa dijenine time.
Ideja e "Shqiperise se Madhe" karta qe luhet ne tavoline. A thua se vendet e Ballkanit jane te "pashqetesuara" nga plani i ribashkimit te trojeve, dikur pankarte ne stadium, sot "himni" i kesaj aleance. Anipse keto vende kane integritet territorial ku e ku me realitetin shqiptar. Per te mos shkuar tek akedemite diplomatike por edhe shkencore-historike qe ato kane si asete te tyre. Deri tek aleancat me superfuqite boterore.
Kreshnik Spahiu po e "shqeteson" realisht Europen. Jo vetem Kreshniku. Te gjithe ata qe mendojne si Kreshniku ne Europe, quhen "jo-europiane". Jo sepse e kane me individin, por me tezen e ashtuquajtur "nacionalizem pa shkak". Europa nuk eshte ne lufte. Troja ka kohe qe ka rene. Roma u dogj. Gjermanet nuk urrehen me me francezet. Dhe anglezet jane me angleze se vete anglezet me heshtjen e tyre. Italianet dhe spanjollet ne hallet e tyre "per ca para me teper". Skandinavet aq me shume duke "perfituar" nga efekti largesi.
Ndaj sot Europa e ka kuptuar qe teza nacionalizem = populizem. Madje i tepruar. Per ca vota me shume dhe kaq. Show i rradhes vazhdon dhe etiketimi "nuk eshte mire nga sistemi nervor", eshte me i udhes te thuhet. Jo vetem nga kundershtaret politike, por edhe nga brenda partise.
Vertet teksa degjoj Kreshnikun te thote gjera te tilla, mendoj me veten: "ore vertet eshte mire ky?"

Tuesday, March 13, 2012
"Fati i lagjes sone... dhe i lagjes tjeter"
Me ka ndihmuar fati. Me ka sjelle ne lagjen me te shtrenjte te Tiranes. Dy hapa bulevardi. Aty ku ndodh gjithcka. Ku shahet kushdo. Ku ke per fat te te vendoset epitet. Bulevardi. Jetoj dy hapa nga blloku. Parada e aristrokacise metropolitane luan aktin e saj cdo dite. Ne paradite kollarexhinj. Kostume. Armani. Dolce. Ne pasdite minifunde. Djem me brilantine. Cuna blloku. Ah se harrova. Ku kalon edhe Bac Fino duke thithur puro.
Jetoj ne nje pallat ku komshiu im e shet apartamentin 1600 euro/m2. Po aq sa ne nje qytet te Europes. Packa se nuk paguan administratorin. As mirembajtjen e ashensorit. Te gjitha taksat kolektive. Ku agjensite imobiliare gjuajne kliente "jabanxhinj" dhe shitesa "hallexhinj".
Jetoj ne nje lagje me shume ministra. Njerin prej tyre e kam nje kat me poshte. Deputete. Njerin prej tyre ne kat. Fat i madh. S'para na ikin dritat. Po edhe uje kemi patur. Fat. Madje 4-5 pallate me tutje edhe kryetaren e parlamentit.
Jetoj ne nje lagje ku ka universitet publik. Edhe privat. Ka shkolle te mesme. Me nam Petro Nini. Ku shkollohen shume prej femijeve te komshinjeve VIP-a. Edhe femije banoresh. Kemi edhe liqen se harrova. Madje edhe cadra poshte diges. Jane te romeve. Por jo nga Roma nga prej eshte dhenderr "mbreti" i tyre, Totozani.
Jetoj ne nje lagje ku ka ambulance. Edhe konsultore femijesh. Anipse ndahet me nje mur me gomisterine e tifozave te Tirones, afer Stadiumit "Dinamo". Aty ku shkon "per forza" gruaja apo vajza e ministrit. Deputetit. Aty ku do shkoje edhe pas ca vite edhe vajza e kryeparlamentares kur te linde. S'ka shume kushte te mira, po hajt te kesh ministrin e shendetesise ne lagje eshte si "mullixhiu pa miell".
Jo me kot e lashe per ne fund. Ne lagje kemi parlamentin. Te vjetrin. Ish-komitetin qendror. Aty ku vendosen fatet tona. Edhe te lagjes. Nderkohe qe perballe flitet se do te jete godina e re plot 100 mln. Euro.
Pra te gjitha c'ka shkruajta me lart, jane ku e ku me ate qe do ndodhe ne lagjen perballe. Te pafate. Kjo nga krahu tjeter i bulevardit. Kot nuk thone: Pac fatin... e lagjes tjeter!

Subscribe to:
Comments (Atom)