Shumë shpejt në fakt për t’i quajtur plagë të vjetra. Ato teksa janë hapur. Dhe kanë mbi vete shumë dëshmi dhe fakte tronditëse. Sikur ta kishim parë edhe një herë me vëmendje, kohën kur filluan të hapeshin, do të binim të gjithë dakort se shumë shpejt u hapën dhe shumë pasoja krijuan. Por ato tashmë janë plagë të një trupi të sëmurur keq. Diagnoza është shumë e dhimbshme. Korrupsion. Ndryshe nga vendet e europës atje ku duam të ngjishemi edhe me forcë ndonjëherë, këtë të fundit menduam se sit a zhvillojmë me sekserë, të fortë dhe të zgjuar trazuar bashkë. Besa fort i menduar mirë ky lloj koktjeli. Ka forcën dhe mendjen brenda. Mushti dhe aroma e dehin njerëzinë dhe i japin të kuptojnë që kjo është një pije që të zë kollaj dhe të trullos aq keq sa ske shanse të reagosh. Dhe vërtet që të gjithë jemi te dehur. Mandej edhe të paaftë për të reaguar. Por përsëri trupi ka plot plagë, aq sa është shumë vonë për të thërritur ndonjë doktor-expert të kësaj fushe për të na rregulluar. C’nuk bëmë për ta parandaluar. Hodhëm mbi trup gjithëfarë penicilinash, serumesh, etj. Por përsëri sëmundja ka agravuar aq shumë sa edhe unë edhe ti jemi vetëm sehirxhinj ose qejflinj të kësaj sëmundjeje. Mandej edhe postuam numra se ku denoncohej. Ngritëm zyra të posacme dhe u kënaqëm teksa flisnim serbes me atë që po denonconte. Në pamje të parë dukej sikur do kishte sukses. Thonë që në kemi qënë me kohë spiuna të gjithë si komb. Si një herë mot-motit i gjithë populli ushtar, pse jo edhe spiuna. Nuk funksionoi. Trupi është shumë i sëmurë dhe nuk ka ilac që i bën derman. Ai vazhdon të hajë mishin e vet si oktapodi këmbët. Se di pse m’u kujtua kjo kafshë. Ndoshta nga filmi që na ka mbetur I gjallë, që jo më kot makina e regjimit të asaj kohe na e servirte për të parë dhe dalluar c’bëhej në botën e përtejme. Vrasje, mafia, shantazhe, atentate. Tutje botë e ndyrë dhe me plot probleme. Mirë kemi ndër ara, fusha dhe kantjere. Por ja erdhi dhe kjo ditë që oktapodi të mos jetë më një servirje e bukur në pjatën me fruta deti. Ai është sot pjesë e pandarë e cdo risie në këtë vend që shumë shpejt dhe larg shkoi me pjesën e pandarë të kapitalizmit: korrupsionin. Filloi pas viteve ’90. zëvendësoi trastat dhe ato pak fruta e perime të kopshtit me thasët plot lekë dhe xhepat plot dhe të pashkundur. Mbarimi i hallit ka një cmim. Ka një Pazar. Ka përherë një prerje leku dhe një preferencë valute. Asnjëherë nuk ndjehet i rrezikuar. Madje përherë ka dhe të fortë që i marrin masat që punët të shkojnë në rregull. Pse jo edhe vullnet arë nga halli. Imagjinoni sikur të gjitha demokracitë në europë të shoqëroheshin nga të fortët, trupat e ngjeshur. Sikur Berlusconi të kishte nja 10 nga këta trupat dhe t’I dërgontë të zgjidhte hallet lart e poshtë. Apo Sarkozy. Dhe më tej, Zapatero apo Papandreu Morra për shembull vetëm disa prej vendeve mesdhetare deri diku, me karakter të fortë dhe burrëror. Edhe aty ka korrupsion, por ja kaq tragjik nëpërmjet të fortëve që sjellin dhe ndjellin vec plagë, shpirtërore dhe fizike. Edhe përreth nesh, në vendet ballkanike ka korrupision, madje I egër deri në atentate. Por funksionon një pjesë e atij ligji që I forti është I fortë për të bërë të fortin në palestër apo në atë lloj sporti që I jepet mundësia. Jo në sportin e jetëve apo zgjidhjes së halleve të njerëzve. Aty plaga bëhet më e rnëdë. Hapet sërish dhe tronditja shfaqet egër në horizontet e makthit të jetëve tona. Të identifikohemi nëpërmjet politikbërësve më të fortë nuk është gjë tjetër vecse mungesë inteligjence dhe frikë dhe panik nga paaftësia. Mendjet e zgjuara në europën e qytetëruar nuk i ngatërrojnë kollaj krundet me miellin. Ato dinë se si funksionojnë gjërat dhe plagën kur e shohin që është plagë, mendojnë vetëm si ta shërojnë. T’I hapësh rrugën të fortëve do të thotë që republika nuk duhet të quhet republikë parlamnet are por e të fortëve. Të gjithë e kemi ndër në sy dramën “Arturo Ui”. E pra sot kjo dramë bëhet edhe më tronditëse. Trusti i lulelakrës nuk është më një luftë për një perime, por një sëmundje për të sëmurur gjithë trupat e shoqërisë sonë. Sot dhe dje, gjatë gjithë këtyre viteve Arturot i kemi patur aq pranë, sa duket sikur jemi ambientuar me ta. Sot mbarë shoqëria ka rënë pre e sa e sa skandaleve dhe sërish përpiqet të hajë këmbët e saj nga padituria e zgjidhjes një herë e përgjithmonë të kësaj gangrene. Dhe sërish në të gjitha llojet e mundshme të ekzistencës së saj qelizore, quhet sëmundje dhe vec sëmundje. E gatshme për të përpirë ne dhe ekzistencën e qenieve tona. Të paaftë, për të bërë asgjë. S.O.S.

No comments:
Post a Comment