Të kesh fat, po fat ama nuk është një gjë e keqe. Edhe punët të të shkojnë vaj, akoma më mirë. Si ai vaji i ullirit i Himarës që rrjedh në enën e kallajtë. Sidomos kur merresh me politikë dhe të urren pothuajse 90% e popullsisë. Edhe pse me deklarata tronditëse të zgjimit të krenarisë kombëtare, ai është sërish aty komod dhe i patrazuar. Epo ai është Bollano, dhe askush tjetër si ai nuk ka trazuar aq keq urat e miqësisë apo të urrejtjes së dy popujve. Të grekëve nga matanë detit dhe kufirit. Dhe të shqiptarëve me c’ka mban kjo tokë deri në Kosovë. Flet serbes në emër të himarjotëve, pasi ka shkelur gjithcka, edhe ligjet dhe zakonet e pashkruara të dhimbjeve. I etur për vëllavrasje, se arsye tjetër nuk ka të ngrë postoblloqe për të hyrë në Himarën e të gjithë shqiptarisë. Në atë gji të bukur që venecianët e pagonin me flori qoftë edhe një ankorim anijeje të tyre. Edhe pse sot Bollano nuk lejon të ankorohet asnjë skaf apo varkë, vetëm pse mban në direk flamurin shqiptar. Ai është sërish aty dhe i patrazuar. Herë me kostum dhe herë me tuta sporti. Një ish-nënpunës ushtrie, sot ka vënë në rresht, ashtu sic ëndërron cdo ushtarak, një shtet të tërë. Deklarata më e fundit e tij: “Do të kandidoj sërish, dhe do vlerësojë ofertën e cdo partie, e djathtë apo e majtë”. E pra këtë politikë të brishtë dhe të egër, me plot arrogancë, nuk e ka sfiduar askush si ai.
Bollano sot ndihet mjaft komod. I takon të zgjedhë atij se me kë do të luajë. Sali Karpov ose Edi Kasparov. Kë prej këtyre do të sfidonte në tavolinën me katrorë të shahut politik. E gjithë politika e zënë mat si mos më keq, si kurrë më parë. Strateg më të madh në politikë, pa marrë asnjë lloj séance trainimi nga politika, i trainuar nga mësuesit e tij që shkojnë dhe i bëjnë fresk. Mjerë politika shqiptare pra. Arriti ta shiste Himarën tonë si një tokë helene. Madje i ndërroi dhe emrat shqiptarëve në gjendjen civile. Nuk pyeti për shenjat sinjalistike dhe shkeli edhe kushtetutën. Askush s'i tha një fjalë. Fresk dhe vetëm fresk, në këmbim të rrahjes së shpatullave nga ndonjë pseudo-politikan grek. Dhe ai sot flet kaluar, sikur të ishte Giuliani që u hodh në mes të rrënojave për shpëtimin e jetëve në të dy kullat binjake.
Po c’farë të mire kemi parë prej këtij njeriu që ta lëmë të përdhosë skakierën politike, madje ta sfidoj atë? Kur në vend që të zbresim për në Himarë, flemë gjumë nëpër makina, turizëm? Dhe ai na bllokon pasi po kalojmë në tokën e "vet". Në atë tokë që ai kurrë nuk ja dha atij që vërtet e ka, duke i katandisur himarjotët në jabanxhinj të përjetshëm, madje dhe pastrues nëpër rrugët e Athinës. Për atë Himarë që nuk i ndërtoi një ujësjellës dhe e la të thahet pa ujë. Për atë Himarë që e la pa një shëtitore dhe pa plazh. Dhe ai sërish ofendon. Madje edhe gazetarët, kur jo më larg se dje teksa cdo fjalë e nxorri greqisht, në përvjetorin e Omonia-s, serbes. Ashtu sic di vetëm ai t’i bëjë punët. S’na mbetet gjë tjetër vec të themi: “Pac fatin e Bollanos!”

No comments:
Post a Comment