Serish per artin dhe serish e njejti skenar me po keta autore dramash tashme te gershetuara me muzike. Melodrama thene me shkoqur. Me shume per faktin qe kesaj melodrame i shtohen edhe personazhet e gatshme per figurante, pse jo aksesore. I njejti libret dhe po ato kostume te nxjerra nga pluhuri qe i pat perlare ngjyrat ne keto dekadat e fundit. Te gjithe ata me nje tager dhe po me te njejtin qellim. Si te behen pjese e kesaj melodrame. E kane lene menjane artin skenik edhe zhanrin e zakonshem te roleve. I jane pershtatur keshtu dekorit te ndonje emisioni te cale ndoshta edhe per te permbushur hapesiren e tij mediatike. Kane preferuar te perfaqesojne denjesisht interesa te paskrupullta te momentit dhe telefonatat pas emisionit "e pa ca i bona". Dhe kane preferuar te zevendesojne bobinat e filmave te bere me aq sakrifica me ca CD te shkruajtura keq me lapustil persiper.
E pra nuk mendojne aspak se perse teatri eshte strukur nen hijen e rende te uniformes se policit. Aty ndane nje pishine dhe sirenave te policise. Gardhit qe nuk te lejon te shkosh i lire drejt tempullit te artit. Frikes se ndonje artisti per te perdorur edhe ndonje makine super te vjeteruar nga mungesa edhe nje cope vend-parkimi. Godines qe sa ftohte do te beje pas nja dy muajsh dhe ke jete artisti do marre nga ftohtesia e shpirtit. Pse jo edhe ne skene. Askush nuk kujtohet t'i jape jete, godine, frymemarrje. Per stolat bosh pse duhet te mendonte?! Edhe pse bileta vazhdon te kushtoje sa pija me e lire e nje pub-i. dhe ata jane po aty. Nuk bezajne. Nuk ndihen. Rrufisin ndonje kafe apo caj dhe ikin te shkujdesur nga ikja per matane rruges. Edhe tani si atehere ne rrethim. Dikush ka frike t'i leshoje azat. Mos t'i kete nen kontroll. Kushedi se c'ndodh ta leshosh shpirtin e artistit. Me keq se ikja e nje zogu te bukur tingull-embel prej kafazi. Arti skenik duhet te jete aty. Nen akeljon dhe dhunen verbale te uniformave blu. Pse jo te mbuluar edhe me hijen e ndonje peme te plakur. Serish ftohte. Pa ngrohje. Por edhe brenda shpirtit. Kur arti s'te ngroh eshte tragjedi. Por per nje popull te tere, drame. Arti per vite te tera, pa shtepi! Dhe te gjithe nxitojne dhe flasin per dhe japin mendime. Me shume ca qe i shpetuan edhe kesaj ftohtesie te bukur dhe ritualit te ngrohjes se shpirtit nga duartrokitjet. Nuk ka aspak respekt per artin.
Me kujtohet pak kohe me pare debati ne nje qytet te bukur ne jug te Italise. Buze nje limani te bukur, (se di pse jane gjithmone te bukur per dreq), aty ku varketaret mbledhin ne qetesi fatin e tyre ne rrjeta. E pra debat i madh buze atij limani. Statuja e Domenico Modugnos se famshem "molla e sherrit". Duhej te ishte me fytyre nga deti apo nga qyteti. "Hall" i madh e pat pushtuar qytetin. Domenico i paharrueshem i "Volares" mund te shkonte drejt referndumit popullor. "Shtepine" ia kishin gjetur. E kishin vendosur ne bash te vendit. Edhe pse ai do donte gjithmone te fluturonte. Ashtu si fati i artit tone qe duhet te fluturoje dhe te gjeje shtepi dhe jo te katandiset ta mbrojne pseudo-perfaqesuesit e tij deri dje dekor i artit sot i politikes. Mjaft me me retorike te perditshme nen sindromen prish-ndreq. Per artin duhet nje shtepi qe shpirti i lire i cdo artisti te "volare" drejt e ne zemrat tona. Te pakten bejeni te fluturoje. Njerezit qe ta ngrohin ai i ka. Edhe ndonje artdashes VIP ne llozh qe nuk pyet kurre per statusin e tij, packa se statusi i tij eshte perhere "liberta" dhe "volare".
No comments:
Post a Comment