1. "Prishja e piramides dhe zevendesimi i saj me ndertimin e nje parlamenti te ri ka sjelle jo-pak debate ditet e fundit ne Tirane. Analiste te ndryshem, politikane apo edhe eksperte te kesaj fushe jane prononcuar me mendimet dhe opinionet e tyre, per kete debat te dites per prishjen apo shenderrimin e saj ne Teater, ashtu sic edhe u mendua dhe u vendos pak kohe me pare. Aktualisht kjo godine eshte ne rikonstruksion e siper dhe pothuajse cdo dite ne te punohet. Nderkohe ngerci per t'i dhene Tiranes nje fytyre tjeter akoma me istitucionale, nuk eshte i perqendruar vetem ne funksionim e kesaj piramide. Cdo dite hidhen ide dhe opinione te reja mbi ate se cka do te ndodhe ne Tiranen e neserme europiane. Ajo qe vihet re aktualisht ne Tirane eshte kaosi i vertete i zgjidhjes se hallit nga ana e qytetareve apo prakticiteti thene me shkoqur. Perse duhet qe ne nje hapesire kaq te vogel, godinat qe rrethojne qendren e Tiranes te duken shume larg. Ato nuk jane aspak funksionale per interesin e njerezve, gazetareve, vizitoreve te ndryshem, deri tek delegacionet e ndryshme qe vijne nga bota mbare. Keto sjellin kaos ne trafik dhe humbje kohe te tejzgjatur dhe perse? Sepse asnjehere nuk eshte menduar per kete lloj zgjidhje. Bie fjala Ministria e Jashtme eshte jashte cdo lloj funksioni me ate qe ndesh cdo dite ne praktiken e perditshme problemi. Nese vjen nje minister i huaj duhet te beje nje rruge te gjate nga kryeministria, parlamenti per te arrire ne kete destinacion, kesijoj kaos ne trafik. Po keshtu edhe Ministria e Shendetesise, per te mos vazhduar me Ministrine e Arsimit, ate te Drejtesise dhe ate te Mjedisit, qe jane jashte cdo lloj funksioni per interesin e perditshem qe lidhet me keto insititucione. Zevendesimi aktual i piramides me parlament mund te jete nje zgjidhje apo gjetje shume e mire, por ama pa e prishur ate. Para disa kohesh thashe se mu duk e drejte nese do te prishej por tani pyese dhe arsyetoj veten se perse duhet te ndodhte? Sa kohe harxhon parlamenti me 140 burra dhe gra (ligjvenese) per shoqerine shqiptare? Sa produktive ka qene jetegjatesia e ketij parlamenti? Nese marrim makinen llogaritese dhe kalkulojme cdo cent te punes se bere nga nje deputet, rroges mujore dhe te gjitha shpenzimet e tij, gazetaret dhe kameramanet qe i ndjekin nga pas, karburante, dieta, koha, etj. duke shtuar edhe kostot e ndertimit te nje parlamenti te ri, atehere do te kuptojme qe parlamenti nuk eshte gje tjeter vec nje piramide me vete, qe vetem na kushton shume para dhe shume kohe, pa folur per godinen e Teatrit dhe fatin se ku do ta degdisin"
2. "Serish probleme artificiale, te fryra kot dhe pa shkak me fqinjin tone Greqine, ose me sakte nga ata qe mendojne se perfaqesojne interesat e saj ne Shqiperi. Kete rradhe ne Boboshtice, nje fshat qe dihet arsyeja perse vendosi te deklarohej si minoritet. Gjithcka per ndonje vize shengen qe mund te jete krejtesisht normale me kete lloj realiteti dhe gares per t'u deklaruar minoritar. Me vone jane te tjera gjera qe kerkojne te luajne me kete lloj koincidence. Si ne cdo debat, edhe ne kete rast fryrja e pazakonte e problemit behet nga qarqe te caktuara, te cilat ja servirin Athines cdo rast te shprehjes se dhunes verbale si dhune fizike. Ashtu si ne rastin e ndjese paste Aristotel Gumes ne Himare, qe pa asnje shkak gjithe kjo ngjarje degjenerioi ne dhune. Shtremberime te problemeve te perditshme a thua se ne kete vend greket dhe bashke me ta minoriteti ndihen te rrezikuar si ne Rripin e Gazes apo dicka me teper. Gjithe zhurma behet per te justifikuar ato pak para qe ndoshta deri dje shume dhe sot pak me pak, madje shume me pak nga sa paguheshin nga ana e Athines per promovimin e interesave te Greqise ne vendin tone, te cilat dashur pa dashur sidomos ne ate ekonomike jane te realizuara me se miri, madje ndoshta me mire se sa ne Greqi. Opinioni grek per shqiptaret ka kohe qe ka ndryshuar por dikujt kjo lloj historie realiteti me dy personazhe nuk i pelqen. Mbetet qe cdo gje te shkoje drejt civilizimit dhe modernizimit te plote dhe me vone te kthejme koken pas dhe te shohim se jo gjithmone keto gjera na kane prishur pune."
3. "Sa here qe luan Dinamo vihet re nje perqendrim i madh i vemendjes nga ana e makines federate, asaj shteterore bashke me kolegjiumin e arbitrave, te cilet gjenden ne po te njejtin kryqezim. Kete rradhe me emrin Dinamo. Dihet shume mire qe "torta" Champions League eshte nje "torte" me shije shume te embel dhe me shume para, te cilat zevendesojne ato financa te hedhura ne nje fushe me balte, dhe rreth e rrotull me shume sharje dhe deri ne sende te forta. Keshtu ngjau edhe kete here ne Kruje, qe megjithese kishte kohe qe nuk ndodhte ndonje episod i rende, pervec shqelmave ne fushen e lojes nga ana e krutaneve, sterniperve te Kastrioteve, Gjergjit e Muzakes me shoke. Po keshtu serish nje arbiter qe sheh gjithcka teksa nuk sheh nderhyrjet brutale te tipit '97, por ne fushen e lojes ama. Dhe serish shpura e deputeteve dhe ministrave pa shkak ne tribunen qendrore. A thua se po luhet ketu fati i liberalizimit te vizave, projekti i UEFA-s per ndertimin e nje stadiumi, ndonje rruge pa tunele, komplet fushore. Po, po komplet fushore madje me shume dhimbje per lojtaret e Dinamos qe me sa duket do shikojne hallin fazen e II-te, nga frika se mos dalin pa ndonje kembe apo dore nga fusha e lojes. Perse gjithe kjo dhune fizike dhe verbale kunder nje 11-shi dhe pankines pothuajse cdo here e perjashtuar nga arbitri? Nje pergjigje e ka dhe me sa duket ate preferova ta shkruaj qe ne fillim. Largimi i Dinamos si pretendente e cdo viti nga froni i kampionit dhe kesijoj mos-pjesmarrje ne Champions League. Kete se luan as topi madje edhe ai top-gol, qe serish mberrin ne porten katerkendore te cdo ekipi kundershtar qe luan kunder Dinamos."
No comments:
Post a Comment