Thursday, November 11, 2010

Festë e “trishtë” europiane në Tiranë

Destinacioni Europë tashmë nuk është një ekuacion me shumë të panjohura.  Rradhët e gjata nëpër dyer ambasadash, do të zhvendosen në pistën e aeroportit ndërkombëtarë të Tiranës dhe në terminalin e pasagjerëve, që jo pa qëllim u zgjerua jo më larg se para disa kohësh. Noterët nuk do të kenë më shansin të kenë shumë punë me noterizime dokumentash për në ambasada. S’do të ketë më as 0900, kjo gjetje “gjeniale” për t’u plasur buzën sa më shumë shqiptarëve me ca përgjigje raciste dhe pagesa të majme impulsesh. S’do të ketë më sekserë për prime sigurimesh “ambulantë” para ambasadave. Madje edhe garanci bankare dhe vërtetime të pakuptimta. Për më tepër shija e hidhur e një pagese të majmë diku tek 5 mijë lek për një pullë vizë madje edhe në rast refuzimi. Gjithë kjo industri në shërbim të një pulle me logon e BE-së në pasaportë do të zëvendësohet nëpër blerje apo rezervime online të biletave dhe agjensi të gatshme për të plotësuar kërkesat e destinacioneve. 

E pra kur e mendon se sa i vështirë dhe i pamundur ka qenë ndonjëherë ky kalvar i gjatë i hallit për të patur një vizë, të vjen të hidhesh në qiell nga gëzimi. Dhe ka të drejtë të festojë shqiptari. Madje më shumë se kushdo popull që prek këtë ëndërr dekadash ndër vite. Por mënyra se si duhet të festohet është paksa e pazakontë. Vërtet përse duhet që shqiptarin ta kapë gazi dhe hareja. Përse ai nuk duhet të festojë sadopak në atë qetësinë dhe klasin që ndoshta mund t’i shkojë për shtat më shumë se kushdo. E vërtetë që s’kemi qënë europë por jo pjesë e pandarë e saj. Sa afër jemi prej dy nga shtetet që vizitiohen më shumë nga turistët. Sa milionë emigrantë kemi dërguar nëpër dyert e kësaj europe që sot hapi dyert e saj për gjithë shqiptarët. Është kjo e vërteta. Për të shkuar më tej. Sa të huaj kemi punësuar këtu në vendin tonë dhe sa të denjë do të ishin ata sikur të punonin në europë, aty ku po punojnë aktualisht shqiptarët. E pra edhe aq në ditë të hallit nuk paskemi qenë si komb teksa sheh përgatitjet e heshtura të valixheve të stafeve konsullore të vendeve si Italia, Gjermania, Greqia, Franca, etj. Të gjithë këta pjesë e një strukture të “stërfryrë” prapa kangjellave të një ambasade, nisur nga kërkesa e shqiptarëve për ca viza më shumë. 

Sot festohet në Tiranë për hyrjen në Europë të shqiptarëve pa viza megjithatë një farë dinjiteti duhet të kishim treguar në fakt, për të mos sjellë me anë të festave pështjellime në mendjet europiane. Hyrja pa viza në Europë, nuk do të thotë përsëritje e termit të hidhur me lugë floriri. Sot europianët kënë të drejtë të jenë më skeptikë se kurrë për mënyrën se si po e përkthejmë dhe lexojmë ne vendimin e BE-së. Të hysh me saze dhe daulle në europë do të thotë të krijosh rrëmujë dhe t’u japësh të kuptojnë kombeve të tjera më europiane se ne se dicka mund të ndodhë pas kësaj lodre me emrin “pa vizë”. Përse nuk mendojmë se si mund të binjakëzojmë Universitetet tona dhe për më tepër të kalojmë në klasë disa nga këta privatet që janë vërtet ku thërret qameti. Përse nuk mendojmë më parë për arsimimin e këtij kombi? Do shkojmë të trokasim nëpër dyert e europianëve për të lypur, nga ku mos të habitemi pas ndonjë përgjigje “hajt zoti të dhashtë vizë”. Përse nuk mendojmë se si mund të zgjidhim problemet shëndetësore dhe a mund shqiptarët të kryejnë vizita mjekësore nëpër klinikat apo spitalet e europës. A kanë një kartë apo një librezë shëndetësore në anglisht, italisht apo fërngjisht shqiptarët nga ku mund të merret vesh se bga se vuajnë. Edhe këtu do të jemi të padenjë dhe e sigurt që do thuhet rëndom termi “me ta shpif shqiptari”. Të sëmurë dhe të paekzaminuar nga asnjë lloj qendre shëndetësore. Përse nuk mendojmë si të krijojmë kushte të qytetërojmë shqiptarinë për mbrojtjen e ambientit, kulturës, edukatën. A mendoi kush për këto përpara se të organizonte festime apo të hidhte në qiell fishekzjarre. Janë këto gjëra që e bëjnë këtë festë të trishtë dhe jo shumë pompoze. Boshnjakët vendosën të mos festojnë dhë të mos dehen nga padituria se cdo të thotë ky nocion kolektiv. Po ne përse nxitojmë dhe përse harbohemi kur vetëm pak ditë më parë një autobuz që udhëtonte i gjithi me viza në pasaportë, u rrokullis në një humnerë në bash të vendit. Ëndrra e tyre kishte marrë udhë jashtë këtij vendi, pa pritur mësymjen drejt kufijve të shqiptarëve të tjerë. 

Pa dashur lind pyetja se përse sa herë që ka një miting elektoral apo manifestime të tjera politike karvanët e autobuzëve i mbështillen rreth e qark Tiranës? Përse do të duhej edhe sot në këtë festë të madhe të shqiptarëve që këta karvanë të bllokonin trafikun e shqiptarëve që punojnë dhe duan të kthehen pas një të premte pasdite pranë familjes. Dhe kjo vlen për të dyja partitë, më saktë edhe për partinë e tretë që i ka më shumë me qejf manifestimet. Nuk kanë njerëz të mjaftueshëm në Tiranë dhe halli i detyron për të mbushur sheshet me hallexhinj nga rrethet? Ka një përgjigje për gjithë këtë lloj situate. Ka ndodhur ajo që s’duhet t’i ndodhte politikës. Është bërë apatike dhe i ngjan një rruge pa krye por i njohur destinacioni. Distanca që ajo po krijon me shoqërinë, grupet e interesit dhe intelektualët e pavarur dhe me interes vetëm tek puna dhe përpjekja sublime për të cuar bukën e përditshme në shtëpi, solli këtë gjëmë që po i ndodh aktualisht cdo fenomeni që ka për bazë marketngun politik. Të bësh P.R. për c’farëdo lloj arritje e veshur nën okeljon e politikës, krijon boshllëqe dhe dëme të konsiderueshme tek interesi mbarëkombëtar, vecanërisht në atë qytetar. Për sa kohë instrumenti politik-bërës nuk gërshetohet me aksionin dhe interesin qytetar, më shumë autobuzë me militantë do të kemi në pikat kyce të qytetit, nga cdo lloj partie. më shumë trafik dhe kaos. Më shumë rënie të interesit madje deri edhe në përbuzje nga ana e atyre që ditë pas dite i humbi politika në kalvarin e saj të gjatë, vecanërisht në kryqëzimin “tranzicion”. Ata janë ata që ngrihen në mëngjes pa zhurmë dhe shkojnë punojnë aty ku u bëhet më mirë, ku janë të konkurueshëm. Konsumojnë pushimin e drekës dhe më pas drejtohen për në familjet e tyre, me një shpresë për t’u kthyer sa më shpejt pranë familjes së tyre. Kaq u mjafton dhe nëse ua bezdis këtë ritual sadopak të thjeshtë, dihet se i humbet shumë kollaj. Ashtu si shkëlqimi i kësaj feste që u duk akoma më i zbehtë dhe i vyshkur këtë vjeshtë në Tiranë.

5 comments:

  1. Pas nje dite te zymte dje , kjo analize me zgjoi kendshem.
    Faleminderit

    ReplyDelete
  2. Enoooo, me mire se kaq, e ke then aq bukur c'do gje qe une kam ndjere keto dite. Bile kur ishte akoma ne planifikim "festa e madhe" gjeja e pare qe me shkoi ndermend ishte se shteti jone e konsideron shpenzim cdo mundesi zgjedhjesh te parakohshme por nderkohe per festa me dajre dhe me qellim vete-madheshtine nuk i kursen. Fesohet liberalizimi i vizaveee si vendi i fundit qe jemi pffff. Kur degjoj lajme se 4 femije vdesin nga djegia e nje qiriu ne mungese te elektricitetit me vjen te recitoj "ah si nuk kam nje grusht te fort"

    ReplyDelete
  3. E vertete dhe shume notifikuese per atq qe me te vertete e kane pare me kete kendveshtrim prekes.
    Jetojme nen nje stres te vazhdueshem dhe pjese e ketij stressi jane shkeljet qe i behen individit nga keto mani---festime fasade.

    faleminderit

    ReplyDelete
  4. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.

    Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për ndihmë, kështu që bëra disa kërkime në internet dhe hasa në një faqe ku pashë që Dr. DAWN ACUNA, një magjistar, mund të ndihmojë të kthejnë të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 3 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.

    Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr. DAWN ACUNA për zgjidhje të shpejtë.
    1) Nëse dëshironi të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    2) Nëse keni nevojë për paqe / gëzim / lumturi në martesën tuaj.
    3) Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    4) Nëse dëshironi të kuroni çdo lloj sëmundje, Kancerin/HIV/Tubën e bllokimit/etj.
    5) Nëse doni të tërheqni dikë në jetën tuaj.
    Whatsapp: +2348032246310
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete
  5. Thank You and I have a swell offer you: How To Properly Renovate A House cost to renovate entire house

    ReplyDelete