Sunday, November 28, 2010

Institucioni “Ismail Qemali”


Të lindësh në Kaninë, në të vetmin fshat nga duket tej në hirozont bregu i detit të Europës, nuk është gjë e zakonshme. Era e detit të zgjon agimet dhe flladi i bashkuar me aromën e ullinjve të shoqëron në cdo cast. Kjo është Kanina, fshati që kundron cdo ditë madhështinë e Vlorës, dhe atë gji të bukur të krijuar nga “nëna natyrë”. Ky ka qenë sipari i cdo akti të luajtur në jetën e Ismail Qemalit, përpara se ai të niste të vetmin mision patriotik me sukses të ndërrmarë ndonjëherë prej shqiptarisë. Cdo gjë e studiuar dhe e mirë menduar. Cdo hap i qartë dhe i matur. Liria e shqiptarëve duhej të dukej vec në sytë e tij. Po liria nuk ka ngjyrë. As trofe. Ajo ka sakrifica. Ka gjak të derdhur për të. Ka batare pushkësh dhe gjokse trimash në grykë të topit. Këtë përktheu dhe vuri në jetë Ismail Qemali. Pranoi të fliste në emër të popullit të tij. Të atij populli që dy vëllezër nuk bënte dot bashkë dhe jo më treva të tëra. Të pushtuara dhe të sunduara. Të masakruara dhe të copëtuara. Një pëllëmbë tokë. Ashtu si dhe sot. Pak rëndësi ka. Misioni i tij ishte jo biblik por patriotik.

Ishte Bej. Dera e parë e skelës së parë po në Europë. Ishte rehat në ciflikun e vet. I matur dhe i përkryer për t’i lënë të qetë shpirtrat e të parëve të tij. Do gëzonte pronat, ullinjtë, sarajet, vajin e ullirit, të mbjellat dhe të korrat, kullotat, bagëtitë. Punë agallarësh, Bej. Dhe ku? Në Vlorë, aty ku dhe sot gjen klasin e të jetuarit. Përse duhet të merrte rrugët e Europës kur ishte kaq rehat? Kemi ndeshur dhe ndeshim shumë figura të ngjashme, të skalitura në memorien dhe zemrat e cdo bashkëatdhetari për veprën e tyre. Garibaldi i pari që më vjen ndër mendje. Sa larg dhe afër. Sa luftë dhe përpjekje. Aspak i ngjashëm, krahësimi. De Gol, Mandela apo Gandhi më vonë. Por jo si Ismail Qemali. Shumë larg nga vetë natyra dhe vepra e gjallë, sakrifica sublime. Përballja me Perandorinë Turke dhe mendjet edhe sot skeptike për Europën “plakë”. Sa politolog, aq edhe avokat. Sa gjyqtar aq edhe negociator. Sa patriot aq edhe trim. Është cështja e lirisë, pavarësisë, flamurit. Dhe ja doli.

Nëse do të duhej të analizohej sot figura dhe roli i Ismail Qemalit, kur ka ndodhur i gjithë rotacioni pothuajse i plotë i këndvështrimit se si shikohet shqiptari në sytë e europianëve, mendoj se ja vlen ta quash “Institucion”. Sot jemi në prag të hyrjes së shqiptarëve në Europë pa viza, pasi jemi komb i lirë dhe i konsoliduar. Sot shqiptarët nuk do të marrin rrugët e Europës për t’i mbushur mendjen për të na dhënë një copë liri. Institucioni “Ismail Qemali” e kreu funksionin e vet. E nisi duke trokitur në dyert e tyre duke marrë prej tyre bezdisjen dhe mllefin për të marrë vetëm një PO. Shqipëria do të jetë e lirë.  

Saturday, November 27, 2010

Vargje qe i shkruan cdokush - V

1. Une serish bohem i patrazuar

Pak rendesi ka cdo mendosh...
Teksa keto rreshta do lexosh...
Une jam serish aty...
Shpirti im prej bohemi te vrare shpresash...
Faqe libri e kthyer pa kuptim...
Kapitull qe nis bukur dhe ndalet me pritje per ty...
E une prape nis te luaj lodren time...
Pa tela dhe pa muzike prodhuar...
Vec vargje tundin harqet...
Stolisur e praruar...
Sepse ne mendje skam vec tjeter...
Kete nisje te dashuruar...
Unison u munduam ta quajme...
Shtegetim ndjenjen dhe ato pak fjale...
Sa mire qe me shpejt s'u dashuruam...
Per enderr fjalet do kishim qortuar...
Vjeshta lot nder sy shiun do na falte...
Dhe une serish bohem dhe i patrazuar...
Nje shishe birre ne dore...
Pallto e gjate ne toke leshuar...
Fati udhekryqi im...
Dritat e semaforit shprese...
Dhe ti e qete e patrazuar...
Duket sikur vezhgon gjithcka...
Ne kete dritare te vogel kam shkruar...


Naten e mire, nate...
Me munde dhe sot pritjen...
S'ja bere shume te gjate...
Pertoke e hodhe...
Kete shpirt te trazuar... te ngrate...


2. Ca fjale per Ty...
Jeta eshte nje beteje sa e hidhur po aq edhe e bukur...
Princer te kalter te shfaqen ngado...
Varet se kush fiton betejen per te qene gjithmone i kalter...
Dhe pa bojera e lajle lule, duke shperdoruar kaltersine e detit... 
Edhe ate te qiellit... Jo pa qellim zoti i krijoi te kalter...
"Tavan dhe dysheme"... Roze vendosi te ishte shkelqimi yt...
Ndaj eja roze si cdo mengjes... Agimet pranverave t'u celesh...



3. Kur te pres Ty...

E prita dhe sot pritjen...
Sikur u mesova me te...
Ka momente qe me duket raskapitese...
Deshtimi ndaj saj kurre nuk me le...


E prita dhe sot pritjen...
Do te vije me thoshte me peshperiste nga pas...
Mos u merzit se erdha...
Lodhjes kurre nuk i dhashe shkas...


E prita dhe sot pritjen...
Kurre nuk ndjeva lodhje e di...
Me duket me e bukur se pranvera...
Ndoshta ngaqe bashke me te vjen Ty...


E prita dhe sot pritjen...
Sepse ti vjen gjithmone me te...
Hapa te heshtur online satelitesh...
Nese ti vjen... E di... Nuk iken me...


E prita dhe sot pritjen...
Sepse ti vjen si ngahera...
Lule cel... Flatra ngjyrash pa fund...
Kur vjen ti... sa bukur buzeqesh dhe cel pranvera...


E prita dhe sot pritjen...
Sikur te kishte nje mbrekulli... 
Do t'i therrisja ne emer...
Per mua dhe Ty...

Tuesday, November 23, 2010

Përplasja e pushteteve, dicka që s’duhet të na ndodhte


Beteja në distancë që po ndodh sot mes pushtetit lokal dhe atij qeverisës, duket se e ka një shkak. Palët duket se nuk lëshojnë pe dhe këtë po e vuajnë qytetarët. Më komod fshatarët, përpos atyre të lindur me këmishë që banojnë në rrethinat përreth Tiranës, që nuk duket se ka shumë interes se c’po ngjet realisht. Problemet e tyre vërdallosen drejt ndarjeve territoriale dhe problemeve me ujin e pijshëm apo energjinë. Pra edhe këtu ka probleme pasi ndarja territoriale dhe administrative, është pjesa e tortës “pushtet lokal”, pra ajo më me interes. Ka shumë elementë që demokracia jonë e brishtë të mos krijojë incidente përplasje të pazakonta. Tre janë elementët që dua të sjellë në vëmendje. 

I pari ka të bëjë me përplasjen e drejtpërdrejtë  të dy pushteteve, që padyshim do të habiste edhe teoritë “makiaveliane”. Lufta për pushtet është vërtet një sindormë mjaft e prekshme për natyrën gjaknxehtë të shqiptarit. Sikur kjo luftë të ndodhte në ndonjë vend skandinav natyrisht që qytetarët nuk do të gjendeshin në trafik për orë të tëra. Për të mos folur për voglushët e punonjësve të adminsitratës shtetërore apo sektorit privat, të cilët ngelën të bllokuar për orë të tëra në trafik. Pra të gjitha shtresat e një shoqërie të tërë, tashmë të emancipuar u prekën nga kjo luftë e ethshme pushtetesh. Nëse këtu ka vend për ndonjë arsye më të qartë se kaq, atëherë arsyetimi se si lufta për pushtet prek gjithmonë shoqërinë bëhet më e pranishme. Kjo bëhet akoma më e ethshme kur shoqëria ka interes dhe ndikohet nga politika. Atëherë kjo sjell padyshim luftën dhe përplasjen e pushteteve, për pushtet. Dhe sërish njerëzit dhe grupet e interesit ngelen në po atë kryqëzim dhe stanjacion. Me sa duket këto grupe nuk e mendojnë që makthi që i ka mbërthyer nuk marrin dhe japin progres dhe standarte të tjera jetese, ashtu sic do të mund t’i kishte hije këtij kombi në zemër të Europës. 

Nëse sot pushteti qëndror flet dhe sillet si pushteti lokal dhe ai lokal anasjellstas, shoqëria shqiptare bëhet akomë më e konfuzuar për të paguar taksat lokale, për të mos paguar tarifat e kasave fiskale, për të mos paguar taksat e pastrimit, të TV-së apo të tjera. Pra edhe edukimi për të paguar taksa për sa konsumon apo sa m2 vend zë vetë në hapësirën publike me emrin tokë. C’edukimi i shoqërisë shqiptare ka ardhur vetëm në sajë të kësaj lloj përplasje pushtetesh që shumë politologë dhe filozofë e kanë trajtuar me shumë vëmendje. Ajo që nuk i ndodh cdo lloj demokracie në Europë, aty ku na pëlqen të marrim modelet, është evitimi me cdo lloj cmimi i përplasjes së pushteteve. Të gjithë i pamë c’ka ndodhi këto ditë sërish në Napoli. Mendoni se kryebashkiaku i Napolit, presidenti i rajonit dhe kryeministri i Italisë u përplasën mes deklaratave pa krye dhe akuzat “e bërë e ti e bëra unë”. Dhe për më tepër që koincidenca qëlloi që vetë Presidenti Italian Napolitano është një napolitan as më shumë e as më pak se sa Presidenti ynë Topi, që përshkon cdo mëngjes bulevardin dhe sheshin Skënderbej me skortën e tij. 

E pra ky është realiteti i përplasjeve së pushteteve në këtë demokraci të brishtë që ende nuk ka zgjidhur problemin e përballjes së vitit të ardhëshëm. Kur ende dita për t’u votuar për një nga pushtetet nuk ka ardhur, mbarë opinioni gjendet në këtë lloj kutie të pandorës apo cdo lloj alibie tjetër, pa fund dhe krye. Të prishësh natën atë që njëri pushtet ka ndërtuar ditën është vërtet element që duhet trajtuar me sukses. Edhe pas vitit ’90 prishëm gjithcka, pasi kujtuam se gjithcka do lulëzonte vetëvetiu, packa se e paguam shtrenjtë me ngeljen pa punë madje edhe pa bukë teksa erdhën nga jashtë ndihma. Sërish po ndodh e njëjta gjë. Hyrja në Europë pa viza duket se dha sindromat e para të prishjes së asaj se cka krijuam, këtë rradhë duke zbatuar rekomandimet e insititucioneve europiane, madje edhe paratë e tyre. Mendoni se konfuzioni që kemi në vetvete, nxitimi dhe tërësëllimi edhe për të shkelur tabelat e qarkullimit rrugor madje edhe të trafikut, do të jetë dëshmi aftësie e vlerësuar në Europë. 

Shpronësimi një tjetër handikap, pse të mos themi prona për të cilën të dyja pushtetet përplasin shpesh herë të dyja grupet pretendente për pronësi. Po edukata për të mos paguar taksa për sa bën pis sdo t’u bjerë në sy europianëve. Për të mos folur për bërjen pis dhe injorancën e plotë për ambientin dhe ndotjen e tij, fondamentale për një europian. Vetëm për skandalin e plehrave të Napolit si pasojë enjë mini-përplasje të interesave, do t’i shkaktojë Italisë një gjobë të majme dhe sanksone të ashpra Italisë. Ndërsa ne mjafton të themi se jemi pjesë apo e këtij pushteti, evitojmë gjithcka nga këto shpenzime të kota sipas nesh nga buxheti i familjes. Madje edhe kur parkojmë vend e pa vend. Për të mos folur nga karrotrecët dhe ngjyrat e uniformave të policëve nën emër të përfaqësimit të këtij apo atij pushteti. Edhe këtu në sajë të aribtraritetit dhe përplasjes së pushteteve abuzohet pa fund, madje edhe duke mos informuar publikun për oraret dhe tarifat e parkingut, vendet se ku duhet të parkosh dhe sa duhet të paguash. Përfundimi marrje arbitrare të makinës me karrotrec dhe abuzim në emër të luftës dhe bërjes gjasme të funksionimit të njërit prej pushteteve. 

Dhe përballë tyre sërish halli në kryqëzim. Për të mos folur për përplasje të forta deri në shkeljen e kushtetutës, sic bëri pak kohë më parë, kryebashkiaku më i kontestuar i pushtetit lokal, ai i Himarës. Prona ka ngelur peng e moszgjidhjes se i përket Shqipërisë apo vendit fqinj. Më e rëndë kjo e fundit dhe mëse e vërtetë, madje duke e veshur edhe me misterin e viktimave të rastësishme. Dhe përse gjithë kjo? Vetëm për arsyen e vetme të përplasjes së pushteteve, prekjes së interesave jashëzakonisht të rrezikshme për identitetin e një treve të gjerë dhe me mjaft histori dhe traditë sic është ajo e Himarës. E pra nëse kemi një rast bllokimi të trafikut. Një rast tjetër të prishjes së një bulevardi. Kjo e fundit mendoj se është tragjedi dhe loja më e ndyrë që ndodh nën hijen e përplasjes së dy pushteteve të cilat e sigurt që i rrahin krahët shkelësit më të madh të ligjit në Shqipëri që nga koha e “Dum Babës”, Haxhi Qamil. Cdo lloj historie apo rastësie e ngjashme me të, nuk bën gjë tjetër duke sjellë akoma më shumë amulli tek interesi mbarëshoqëror, madje duke na bërë akoma më të padenjë në sytë e Europës. E vetmja gjë që nuk duhet të na ndodhte, vecanërisht tani.

Friday, November 19, 2010

Vivaldi i gjallë para saj

Vivaldi i gjallë para saj: " Normal 0 false false false EN-US X-NONE X-NONE ..."

Vivaldi i gjallë para saj


Ishte ulur në një nga karriget e asaj salle mondane gjithë drita, për të ndjekur shfaqjen e rradhës. Ndoshta se kishte menduar që përballë tij, njeriu i jetës luante me gishtat e saj, meloditë e venezianit Antonio. Nuk dinte se kush ishte stina e tij e preferuar, madje më e vështirë do të ishte për të më pas. Stinët vinin të gjalla dhe të bukura. Grishëse për të si adhurues i kordave muzikore vivaldiane. E atje tej, lart në skenë, po luhej muzika e stinës së përjetshme. Nuk ishte lodhur shumë duke kërkuar një biletë këtë rradhë. Duket se gjërat ishin pjekur rastësisht, që këtë melodi kurrë mos ta humbte. Fati e solli të dëgjonte kryenecësinë e Vivaldit për të sjellë të katërta stinët. Por ai vec flladin pranveror kërkonte. Vesën e freskët të një mëngjesi vere. Fletët e arta të gjetheve të vjeshtës ndanë një rruge të ngushtë për ta cuar në shtëpi. Flokët e bardhë të dëborës, ndanë oxhakut fatsjellës për ngorhje shpirti, nën gjurmët e pazakonta në dëborë të një drenushe. Sapo kishte lënë pas një dashuri të ngorhtë si afshi i nxehtë i cdo lloj dashurie plot pasion. Uji i kaltër dhe i kthjellët i detit të thellë, ishte trazuar aq keq sa edhe një mocal nuk do donte t’i ngjante. Ishte pasionant në jetë dhe jo më kot kishte zgjedhur tërsëllimën mbi nota të kryenecit Antonio. Uljet dhe ngritjet e tij mbi pentagram. Dhe më pas melodi të patrazuara thellë brenda shpirtit të vet. Ja ky eklips hënor i kishte ndodhur brenda shpirtit, dhe mendonte se nuk kishte më shndritje genjeshtare prej ylberi, plot ngjyra. 

Teksa shikonte tabloidin e pasionit të tij të shfaqej si një libër muzike i gjallë para tij. Ajo vazhdonte të luante muzikë pa fund dhe gishtat lëviznin plot pasion për të luajtur, për të kënaqur gjithkënd që ishte ulur në atë sallë. Edhe atë që vinte pas një shtrëngate dashurie, plot ëndrra të papërfunduara. Teksa stinët kalonin me rradhë pas cdo partiture me trshitmin e vjeshtës dhe rrebelimit të dimrit, i erdhi e pamundura dëshirë për të ndaluar tek pranvera. Zhegu i verës ja kishte tharë liqenin e bukur ndanë asaj korije në mes të pyllit. Por nuk i kishte shteruar ujin e kristlatë të kataraktit që binte pik mbi shpirtin e tij. Dhe ajo vazhdonte luante atë melodi të shpirtit të vet. Cdo lloj muzike pëlqente por kurre s’kishte pëlqyer të luajturin e një muzike të tillë. I pëlqente ajo dhe tingujt i dukeshin më të bukur. Dicka befas u zgjua brenda tij. Pasioni sërish u vu në provë, nëse ekzistonte apo jo. Donte të ngrihej sërish një moment në këmbë të brohoriste, bravo. Bravo. Bravo. Kurrë më parë Vivaldi nuk i ishte dukur kaq magjepës. Ajo që luante partiturat e Antonios e kishte pushtuar plot magji. Me ato flokë ngjyrë gështenjë të korijes më të bukur në mal. Të mbledhura pas kokës së saj si një grusht kallinjsh ngjyrë floriri. Cdo stinë e përshtatur brenda shpirtit të saj. Atë që ai kërkonte më shumë t’i ndodhte. Ja tek ishte vetëm disa metra larg. Mbi atë skenë që ai s’kishte lënë asnjë shfaqje pa parë. Po këtë melodioze të pakrahësuar, kurrë se kishtë parë. Ishte aq i aftë sa ta shquante të bukurën. Pale kur ajo luante dhe grishte zemrën e tij të copëtuar me tinguj nga brenga e një dashuire të helmuar. Por ishte dita e parë që ajo luante në atë skenë mondane dhe plot shndritje gëzofësh të klasës më aristokrate të atij qyteti. Kishte ardhur për të mos prishur aspak qetësinë e atij qyteti, ndanë liqenit. Mjelmat me siguri që do të vazhdonin shtegëtimin e tyre dhe aspak nuk do të bezdiseshin me ardhjen e një tjetër mjelme. Fati e kishte sjellë aty për të kënaqur dhe magjepsur spektatorin më të këndshëm dhe më besnik të asaj salle. 

Ai kishte aq punë dhe axhendë të ngjeshur sa vetëm kjo sallë e akullt dhe plot nota muzikore të nxehta, do t’ja shuante. Edhe shumë para të vëna mënjanë sa kjo trupë muziokore të luante vetëm për të. Por atë e frikësonte vetmia dhe për më tepër trishtimi. E donte sallën plot dhe në fund të cdo shfaqje të shquante harkun që i grishi qetësinë e vjedhur të shpirtit të vet. Për të mos folur për sindromën brengë pas një dashurie të përfunduar. Do të duhej të luhej gjithë ajo muzikë dhe të ngrihej në këmbë një sallë e tërë që ai më pas të turrej drejt artistëve si rrallë ndonjë herë. Do të donte që të puthte duart magjike të asaj violiniste që edhe vetë Vivaldin do ta kishte shantazhuar hapur, sa të ishte krenarë për cka hodhi në pentagramë. Pastaj le të shkruanin historianët apo dosjerët të mbusheshin edhe me mbylljen e këtij akti dhe të këtij sipari. Ajo kishte ardhur nga përtej detit për t’i dhënë leksionin më pasionant të kurrë dëgjuar. Kishte lexuar edhe shumë pjesë mbi artistët magjik dhe meloditë grishëse, pianistët mbi oqean, etj. por sot dallga më e lartë e oqeanit, ajo që kanë qejf jo pak sërfistët t’i hidhen përpjetë dhe ta nënshtrojnë. Sot ajo e nënshtroi dhe bëri të dalë jashtë natyrës së vet. E detyroi të prishë qetësinë e tij dhe të nxitojë herion-melodi të shpirtit të vet. Nuk e dinte aspak që “e huaja” do ta rrëzonte përtokë për një moment. Por më pas do ta ngrinte në piedestal ndjenjën e vet, të përplasur pas një shkëmbi ndanë bregut. Fati i një anije të braktisur nga marinarët por jo nga kapiteni i saj. Kishte zgjedhur pritjen e zbaticës së parë për të dalë në sërish në det të hapur për të lundruar më pas drejt shpirti të saj krahëhapur. E gëzoi ajo. E bëri sërish të kuptonte që ka jetë. Ka pasion. Ka edhe melodi pa fjalë. Ishte ajo dhe portreti i saj. 

Ajo po e mahnitur nga joshja e duartrokitjeve të sinqerta të asaj salle. Për më tepër nga ai. Mendoi se fitoi besimin e asaj salle për një moment. Por e sigurt që më pas të gjithë do ta linin. Do të nxitonin  për në punët e tyre dhe sërish do t’i ktheheshin kësaj salle sapo të shihnin të varura afishet. Sërish do ta kaptinte rituali i përditshëm dhe askush nuk do t’ja prishte qetësinë. Më pas do t’i dorëzohej instrumentit muzikor dhe kutisë krahëqafë. Provave për një perfomancë tjetër, sërish me tentativën për të bëra atë sallë për vete. Të gjitha këto i kaluan për vetëm një sekondë para saj. Fundja përse nuk duhej t’i gëzohej filimisht këtij suksesi të parë. Kishte thyer cdo paragjykim. Madje edhe hamendësitë dhe paragjykimet rreth emrit të saj në atë afishe. Në violinë luan një shqiptare. Dhe kë Vivaldin. Katër stinët. Skeptikë pa fund ky qytet. Ashtu si misteri i veshur rreth tij në këtë qetësi të akullt me grishjen në ajër të kuakeve të mjelmave shtegtare, ndanë dhe rreth e rrotull liqenit. Por përpara se të sillte llogjikën dhe vetëdijen në vete, pa se përpara saj qëndronte i palëvizur, spektatori më i pazakontë i asaj salle. Kishte vendosur të qëndronte aty si për t’i thënë që stinët e Vivaldit nuk do të ishin më vetëm dridhje notash, shkëlqime dhe rrënkime, afshe të nxehta dhe më pas akullnaja e ortekë dëbore. Para saj ishte ulur këmbkryq pranvera. Kishte ardhur ajo me të gjitha trillet e saj për t’i bërë njerëzit për vete. Edhe atë. Vërtete kishte nevojë të joshej dhe të ngrohej prej saj, pas atij dimri të acartë fati dhe rrugëtimit drejt së panjohurës me kutinë e zezë polt nota dhe violinë të kuqe në bark. Melodi të luajtuara dhe të patrazuara në mendje. Vivaldi pasionant, i ngritur në këmbë nga dëshpërimi dhe shpirti i plagosur brengë, i gjallë para saj.

Thursday, November 18, 2010

"Nje i majte si Niki"

"Ka nje te majte" - thone italianet. "Nje e majte qe flet per popullin dhe nje e majte qe flet si populli". Eshte kjo ajo qe po mundohet te zgjidhe pertej se majtes se pare nga Nichi (Niki) Vendola. Sot, kur "njeriu i pare" i Puglia-s, votohet si politikani me i preferuar i Italise. Ai eshte Niki dhe te gjithe e njohin ne mbreterine prej 60 milionesh, matane detit ne Itali. Edhe pse ka mbi vete nje % te konsiderueshme te italianeve, qe nuk e shikojne si perfaqesues te tyre ne politike. Niki eshte gay. Problem me i madh ne dukje, perpara kohes qe do t'i duhet t'u mbushe mendjen. Po ai sot triumfoi. Eshte politikani i dites. Ne Itali. Dhe rezultati i kthimit te vemendjes se mbare opinionit italian ne Puglia eshte nje ogur i mire per Niki-n. Sot ata nuk shihen si "terronet" e zakonshem ne metropolet e mesiperme te Italise, Milano, Firenze, Torino, Venezia, etj. Ndodhi eksodi i mevonshem i taneve apo jo, kjo nuk dihet se kush mund te jete shkaku. Ata nuk perbuzen me. Kane nje dinjitet te jashtezakonshem mediterranet e Italise. Askush nuk denjon t'i perdhose dhe as ti vendos nofka. E provuan serish edhe para disa ditesh disa syresh nga politika italiane e llomotitjeve te perditshme. "Puljezet jane po aq dembele sa greket. Te mesuar vetem te kerkojne meshire". Pergjigja e Niki-t imagjinohet se si mund te kete qene. Ai ska kohe te llomotise. Ai eshte simboli i te majtes qe flet si populli. Kete po kerkon te krijoje rreth cdo hamendesie qe krjohet rreth tij. Kete kerkon te rrezoje teksa paragjykohet per zgjedhjen e tij dhe guximin per t'u bere retorika dhe refreni i cdo lloj bisede ne Itali. Ne kete hapesire territoriale ne formen e cizmes qe nuk dihet se nga vjen dhe si perfundon politika dhe politikani. Per nje te majte qe cdo dite e me teper behet inekzistente, por qe Niki do ta ktheje ne fronin qeverises, aty ku e ka patur per shtat te jete nga hera. Nje e majte italiane e sakatosur nga luftrat dhe klanet brenda saj. Nje e majte ne nje rruge pa fund dhe krye. "Shume e veshtire" - thote Niki. "Por jo e pamundur". Keshtu iu shpreh edhe nje mikut tim ne sediljen e rastesishme nje avioni te Alitalias perpara disa ditesh. Ai mbetet i njejte dhe i vecante ne llojin e vet. Ai eshte nje i majte si Niki. 

Wednesday, November 17, 2010

Tirana dhe Trafik Paradiso

Te udhetosh per ne Tirane, rruga te ecen mire packa se tek-tuk ndeshesh me ndonje patrulle policie me radar dhe te duket edhe si nje udhetim per ne parajse. Tirana eshte e bukur. E rehatshme dhe mjaft e kollajte per te mbaruar cdo lloj pune. Dikush niset per nje provim, dikush per ne spital, dikush per pronen, dikush tjeter per pazar. Elemente plotesues per t'i ngjahesuar sadopak udhetimit-parajse. Te levizesh neper Tirane per t'u vene kapakun te gjitha ketyre sa thame me lart, eshte tjeter. Te bie rasti te jesh ne nje rruge te madhe dhe do te te duhet te numerosh vargun e makinave pa fund. Shpejtesia e ngadalte si nje breshke mes llamarinave dhe stemave te cdo makine. Koha qe ke harxhuar nga destinacioni prej nga ke ardhur e barabarte me ate per te hyre ne Tirane. Thene me qarte destinacioni ferr. Mungojne idete se si mund te evitohet gjithe ky trafik? Rruget hyrese apo kapilaret shkarkuese te ketij trafiku qe mund te pagezohet ndryshe si kaos. Shpronesimet me e shpejta teori per t'i ardhur ne ndihme arsyes dhe llogjikes. Megjithate ka shume elemente te tjere qe e rendojne pa fund zgjidhjen e hallit te cdokujt nepermjet nje trafiku aspak kaotik. Njera prej tyre Dogana e Tiranes. Shume para i pervishen buxhetit te realizuar me 200-300%. Po per ata njerez qe nxitojne ne korsite e emergjences qe cuditerisht mungojne perpara kesaj godine me mure te larte dhe halle te stermundimshme per cdo tregtar te ketij qyteti. Perse kjo siperfaqe qe ndot padashur trafikun e kryeqytetit duhet te ndodhet brenda tij. Mendoni se ka Dogana ne mes te cdo lloj kryeqyteti edhe ne boten e III-te. Ministria e Financave vertet mendon si te mbushe arken e shtetit por jo te bezdise hallet dhe problemet emergjente te cdo lloj njeriu qe halli apo qejfi e ben te kaloje ne kete rruge kyce per te hyre ne Tirane. Perse duhet te ndeshet cod dite me kalvarin dhe kthesat e gjata te mauneve per te hyre ne nje dericke parkingu doganor nga ku vilen para prej tregtareve. Eshte kjo tabloja e nje kaosi te vertete qe i prezantojme cdo te huaji apo duam ti japin atyre te kuptojne se ne kete vend punoeht cuditerisht ndryshe nga vendet e tjera vetem per rritjen ekonomike. Te gjithe rendin drejt asaj dhe e drejte ndoshta por jo t'i bejme destinacionet ferr ne vend qe mund te ishin parajse, per nje godine dhe gardh dogane qe me mire te ishte ne fushe ndane autostrades e lire ashtu si moto dhe premtimi i cdo lloj qeverie per nje "tregti te lire".

Tuesday, November 16, 2010

Tirana dhe Dum-Dum-i

Eshte ngritur ne mengjes. Ka ndezur mjetin e tij te trasportit, buken e perditshme thene me qarte. Packa se e pat blere shume pak dhe me shume mundime per te punuar shume. Por jo per te ndotur shume. Tymi i dum-dum-it te tij eshte nje mjegull e zeze shtellunge sa s'te le te shohesh as makinen perballe pas tij. E perseri ai vazhdon leviz vollantin sa majtas-djathtas duke gjarperuar pa u shqetesuar neper rruget e Tiranes. Eshte ngritur ne mengjes ka ndezur dum-dum-in. Packa se gazrat qe nxjerr nga marmita dug-dug gjithe zhurme duke gulcuar, ndotin nje qytet te tere. Squfur eshte pak te thuhet. Helm me siguri. Dhe ai i pashqetesuar vazhdon te vozise dum-dum-in ne cdo cep te ketij metropoli. Eshte ngritur ne mengjes. Nje mision te mundur ka ne mendje. Te sjelle buken e perditshme ne shtepi. Packa se njerezit rreth e rrotull teksa ai kalon, helmohen. Madje edhe cmenden nga zhurma e tij qe duket "eeeeej erdha une t'u bej te vdisni me shpejt". Ai prape ecen i pashqetesuar ne iterenarin e zakonshem, here me tulla e here me gelqere. Packa se flitet per mbrojtje te ambientit, bregdetit nga ndotjet, fonderite, fabrikat e cimentos, gelqeret ne gropa. Ai eshte ketu ne mes te Tiranes sone. Ka ndezur dum-dum-in dhe eshte nisur ne rrugen e tij me tym apo pa tym ai do te ece i pashqetesuar per sa kohe ndotja nuk perben me nje krim.

Thursday, November 11, 2010

Festë e “trishtë” europiane në Tiranë

Destinacioni Europë tashmë nuk është një ekuacion me shumë të panjohura.  Rradhët e gjata nëpër dyer ambasadash, do të zhvendosen në pistën e aeroportit ndërkombëtarë të Tiranës dhe në terminalin e pasagjerëve, që jo pa qëllim u zgjerua jo më larg se para disa kohësh. Noterët nuk do të kenë më shansin të kenë shumë punë me noterizime dokumentash për në ambasada. S’do të ketë më as 0900, kjo gjetje “gjeniale” për t’u plasur buzën sa më shumë shqiptarëve me ca përgjigje raciste dhe pagesa të majme impulsesh. S’do të ketë më sekserë për prime sigurimesh “ambulantë” para ambasadave. Madje edhe garanci bankare dhe vërtetime të pakuptimta. Për më tepër shija e hidhur e një pagese të majmë diku tek 5 mijë lek për një pullë vizë madje edhe në rast refuzimi. Gjithë kjo industri në shërbim të një pulle me logon e BE-së në pasaportë do të zëvendësohet nëpër blerje apo rezervime online të biletave dhe agjensi të gatshme për të plotësuar kërkesat e destinacioneve. 

E pra kur e mendon se sa i vështirë dhe i pamundur ka qenë ndonjëherë ky kalvar i gjatë i hallit për të patur një vizë, të vjen të hidhesh në qiell nga gëzimi. Dhe ka të drejtë të festojë shqiptari. Madje më shumë se kushdo popull që prek këtë ëndërr dekadash ndër vite. Por mënyra se si duhet të festohet është paksa e pazakontë. Vërtet përse duhet që shqiptarin ta kapë gazi dhe hareja. Përse ai nuk duhet të festojë sadopak në atë qetësinë dhe klasin që ndoshta mund t’i shkojë për shtat më shumë se kushdo. E vërtetë që s’kemi qënë europë por jo pjesë e pandarë e saj. Sa afër jemi prej dy nga shtetet që vizitiohen më shumë nga turistët. Sa milionë emigrantë kemi dërguar nëpër dyert e kësaj europe që sot hapi dyert e saj për gjithë shqiptarët. Është kjo e vërteta. Për të shkuar më tej. Sa të huaj kemi punësuar këtu në vendin tonë dhe sa të denjë do të ishin ata sikur të punonin në europë, aty ku po punojnë aktualisht shqiptarët. E pra edhe aq në ditë të hallit nuk paskemi qenë si komb teksa sheh përgatitjet e heshtura të valixheve të stafeve konsullore të vendeve si Italia, Gjermania, Greqia, Franca, etj. Të gjithë këta pjesë e një strukture të “stërfryrë” prapa kangjellave të një ambasade, nisur nga kërkesa e shqiptarëve për ca viza më shumë. 

Sot festohet në Tiranë për hyrjen në Europë të shqiptarëve pa viza megjithatë një farë dinjiteti duhet të kishim treguar në fakt, për të mos sjellë me anë të festave pështjellime në mendjet europiane. Hyrja pa viza në Europë, nuk do të thotë përsëritje e termit të hidhur me lugë floriri. Sot europianët kënë të drejtë të jenë më skeptikë se kurrë për mënyrën se si po e përkthejmë dhe lexojmë ne vendimin e BE-së. Të hysh me saze dhe daulle në europë do të thotë të krijosh rrëmujë dhe t’u japësh të kuptojnë kombeve të tjera më europiane se ne se dicka mund të ndodhë pas kësaj lodre me emrin “pa vizë”. Përse nuk mendojmë se si mund të binjakëzojmë Universitetet tona dhe për më tepër të kalojmë në klasë disa nga këta privatet që janë vërtet ku thërret qameti. Përse nuk mendojmë më parë për arsimimin e këtij kombi? Do shkojmë të trokasim nëpër dyert e europianëve për të lypur, nga ku mos të habitemi pas ndonjë përgjigje “hajt zoti të dhashtë vizë”. Përse nuk mendojmë se si mund të zgjidhim problemet shëndetësore dhe a mund shqiptarët të kryejnë vizita mjekësore nëpër klinikat apo spitalet e europës. A kanë një kartë apo një librezë shëndetësore në anglisht, italisht apo fërngjisht shqiptarët nga ku mund të merret vesh se bga se vuajnë. Edhe këtu do të jemi të padenjë dhe e sigurt që do thuhet rëndom termi “me ta shpif shqiptari”. Të sëmurë dhe të paekzaminuar nga asnjë lloj qendre shëndetësore. Përse nuk mendojmë si të krijojmë kushte të qytetërojmë shqiptarinë për mbrojtjen e ambientit, kulturës, edukatën. A mendoi kush për këto përpara se të organizonte festime apo të hidhte në qiell fishekzjarre. Janë këto gjëra që e bëjnë këtë festë të trishtë dhe jo shumë pompoze. Boshnjakët vendosën të mos festojnë dhë të mos dehen nga padituria se cdo të thotë ky nocion kolektiv. Po ne përse nxitojmë dhe përse harbohemi kur vetëm pak ditë më parë një autobuz që udhëtonte i gjithi me viza në pasaportë, u rrokullis në një humnerë në bash të vendit. Ëndrra e tyre kishte marrë udhë jashtë këtij vendi, pa pritur mësymjen drejt kufijve të shqiptarëve të tjerë. 

Pa dashur lind pyetja se përse sa herë që ka një miting elektoral apo manifestime të tjera politike karvanët e autobuzëve i mbështillen rreth e qark Tiranës? Përse do të duhej edhe sot në këtë festë të madhe të shqiptarëve që këta karvanë të bllokonin trafikun e shqiptarëve që punojnë dhe duan të kthehen pas një të premte pasdite pranë familjes. Dhe kjo vlen për të dyja partitë, më saktë edhe për partinë e tretë që i ka më shumë me qejf manifestimet. Nuk kanë njerëz të mjaftueshëm në Tiranë dhe halli i detyron për të mbushur sheshet me hallexhinj nga rrethet? Ka një përgjigje për gjithë këtë lloj situate. Ka ndodhur ajo që s’duhet t’i ndodhte politikës. Është bërë apatike dhe i ngjan një rruge pa krye por i njohur destinacioni. Distanca që ajo po krijon me shoqërinë, grupet e interesit dhe intelektualët e pavarur dhe me interes vetëm tek puna dhe përpjekja sublime për të cuar bukën e përditshme në shtëpi, solli këtë gjëmë që po i ndodh aktualisht cdo fenomeni që ka për bazë marketngun politik. Të bësh P.R. për c’farëdo lloj arritje e veshur nën okeljon e politikës, krijon boshllëqe dhe dëme të konsiderueshme tek interesi mbarëkombëtar, vecanërisht në atë qytetar. Për sa kohë instrumenti politik-bërës nuk gërshetohet me aksionin dhe interesin qytetar, më shumë autobuzë me militantë do të kemi në pikat kyce të qytetit, nga cdo lloj partie. më shumë trafik dhe kaos. Më shumë rënie të interesit madje deri edhe në përbuzje nga ana e atyre që ditë pas dite i humbi politika në kalvarin e saj të gjatë, vecanërisht në kryqëzimin “tranzicion”. Ata janë ata që ngrihen në mëngjes pa zhurmë dhe shkojnë punojnë aty ku u bëhet më mirë, ku janë të konkurueshëm. Konsumojnë pushimin e drekës dhe më pas drejtohen për në familjet e tyre, me një shpresë për t’u kthyer sa më shpejt pranë familjes së tyre. Kaq u mjafton dhe nëse ua bezdis këtë ritual sadopak të thjeshtë, dihet se i humbet shumë kollaj. Ashtu si shkëlqimi i kësaj feste që u duk akoma më i zbehtë dhe i vyshkur këtë vjeshtë në Tiranë.