Mbeten edhe pak dite nga e djela e parafundit e qershorit (23). Ngado neper Shqiperi sheh adeziv qe kane pushtuar zyrat elektorale ne ambiente te marra me qera per pak kohe. Dhe bannera e flamuj partish qe te krijojne idene se dita e "perplasjes" se madhe per vota qe prodhojne pushtet po afron. Gjithcka ne kete vend eshte pushtuar nga fushata elektorale. E thene dhe ster-thene me mijera here qe vendi nderkohe duhet te punonte. Duhet te ndertonte. Megjithate me shume vaksina kolektive qe kemi bere ne mish per t'u mbrojtur nga epidemi te ndryshme, kjo e fundit, pra vaksina-politike duket se ka qene jo e skaduar.
Teksa degjoja kryeministrin e ardhshem Rama, te ri-perseriste tek Harizaj nga Vlora i "shqiptarja.com" se pas 23 qershorit do te qeveriste me tekniciene dhe jo me politikane, m'u kujtua per nje moment prof. i Bocconi-t, Monti. Pra ish-kryeministri italian qe qeverisi me tekniciene nje Itali te renduar nga politika, dmth. me asnje partiak. Madje me ndonje minister qe ishte dhe shok i ngushte me te dhe per kete zgjedhje personale te prof-it., nuk iu tha as "plaç me goje".
E pra te tille format qeverie duket se do te na ofroje kryeministri i ardhshem i socialisteve, Rama. Nje qeveri ku me shume sipas gjasave do te kene nga nje post ministror te perzgjedhurit e tij. Ç'ka do te thote se nisur nga ajo qe modeli Rama ofroi ne Bashkine e Tiranes, nuk eshte aspak e veshtire te kuptojme se socialistet qe do te bejne fushate elektorale, ata qe do te djerdhin djerse duke numeruar votat me dite te tera neper palestra shkollash 8-vjecare apo te mesme, nuk do te jene te pranishem ne nivelin e pare te qeverisjes. Por ndoshta edhe ne te dytin. Per te mos e bere tragjike situaten ndoshta mund ta gjejne veten ne te tretin nivel qeverisje.
Pra ministrat do te jene tekniciene dhe ndoshta jo-partiak. Kjo e fundit ende e pa-thene zyrtarisht nga kryeministri i ardhshem, Rama. Serish nisem nga fakti qe ne gjithe vitet qe Rama drejtoi Bashkine e Tiranes, pothuajse asnje prej drejtoreve ne Bashki nuk ishte socialist. Se cfare ndodhi me pas me ta kete tashme te gjithe e dime. Eshte zgjedhje e tij, e tyre, ndoshta dhe e jona si socialist. Vertet qofshin te mireseardhur ne "shtepine" tone socialiste.
Te qeverisesh me jo-partiak ne Shqiperi eshte vertet nje ndermarrje shume e guximshme. Ndoshta opinioni i gjere, me se shumti apatik kohet e fundit me politiken, do ta mirekuptoje kete vendim te Rames (Berisha besoj se s'do ta eksperimento kurre). Nisur nga ajo qe ne Itali u provua dhe per aq sa zgjati, qeverisja me tekniciene nuk ishte fundi i botes dhe sipas rrethanave qe u krijuan nuk funksionoi keq.
E pra ne gjithe kete skenar qe pritet te ndodhe, sipas gjasave qeveri e re qe do te dale me votat e elektoratit qe do te votoje Partine Socialiste do te jete tekniko-profesioniste. Pra nje qeveri jo me deputete, por me tekniciene, profesionist, te zanatit, te fushes, te spikatur, menaxhere, dhe ndoshta jo-partiak. Nderkohe qe po e mendoj me kujtohet deklarata e Berlusconit para disa muajsh. Ishte deklarata me e bukur dhe me e goditura e tij pas doreheqjes se fundit nga kryeminister. Dhe i parapriu asaj qe realisht do te ndodhte me pas. Pra fundin e qeverisjes se prof. Montit me tekniciene dhe ardhjen ne qeveri te partiakeve nga te gjitha spektret dhe ngjyrat. Ajo deklarate e "Cavalliere-s" eshte kuptuar dhe ri-prodhuar tekstualisht keshtu prej meje keshtu:
"Per ç'fare merremi me politike ne partite italiane? Ç'fare do t'i themi elektoratit italian, hidhe voten ne kutine e votimit per partine se do qeverisesh nga teknicienet? Duhet ta zgjidhim menjehere kete gje ne favorin tone. Vetem politika prodhon pushtet dhe qeverise!"
Pra nga e gjitha kjo qe pritet te ndodhe une arrij ne konkluzionin se te gjitha energjite qe po harxhohen nga simpatizantet e PS-se sot, dhe ndoshta te PD-se neser, votat e tyre dhe te publikut do te shkojne drejt nje qeverisje nga teknicienet. Atehere me te drejte lind pyetja: perse gjithe keto shpenzime energjish, parash, kohe te cmuar per t'i vene ne sherbim te politikes kur politikes nuk i pelqen te qeverise, ashtu sic edhe ka misionin? Per misionin per te cilen edhe paguhet nga taksat e shqiptareve. Pra vertet perse bejne politike shqiptaret kur perfundimi dihet... Perse kane kaq kohe te tepert te merren me te?