Saturday, October 6, 2012

"Dear Albania"

Nje "D" e madhe si "D" e Dinamos time, ne po ate lloj shkrimi, me terhoqi vemendjen sot ne shume media te shkruara te Tiranes. Ishte "D-ja" qe kishte perzgjedhur design-i i aktores shqiptare te famshme ne bote Eliza Dushku. Nje "D" si simboli i "Dinamos" shqiptare, si te gjitha "D-te" e "Dinamo-ve" qe ekzistojne ende ne disa vende te lindjes. Nje "D" simbol i mbetur nga socializmi, e cila nuk ua "vrau syrin" shume e shume vip-ave nga keta qe jemi mesuar te shohim ne cdo ceremoni pompoze te kesaj Tirane. Bash si ato dasmat ne fshat qe dasmoret dihet se kush dhe sa do ishin.

Sepse Tirana dhe gjjthe Shqiperia vazhdon te jete dhe te funksionoje ende si nje fshat i madh. Nje fshat ku sjelljet mondane, sfilatat e veshjeve, discorso-t per llojin e vererave, garniturat dhe antipastat me havjar nuk diskutohen ne sarajet e beut te fshatit. Por aty ne ato vende ku shpalosen ngjyrash, blicesh, kamerash, kryqezime shikimesh, inatesh, tekash, takatesh, ne Tirane. Aty ku do te gjendet patjeter nje sebep per aheng paradash per qejfe dhe takeme.

Sot i ra rasti Eliza Dushkut me "D" t'ja ri-ofronte kesaj shoqerie Tirane. Kujdes! E kam me emrin e kryeqytetit, qe nuk e di se perse per dreq ja kane veshur kete emer per te tingelluar keq si mbiemer pas nje emri.

E pra Eliza u perkujdes per ta organizuar kete feste pa e ditur qe ishte "sebepi" per dekor shkrepjeje te bliceve te nje pasdite vjeshte tetori ne Tirane. Bash si ne ditelindjet e ish-komandantit. Apo te te gjjthe ish-komandanteve qe u ka rene ne pjese ta festojne ditelindjen ne tetor.

Dhe per kete mendoi Eliza dhe stafi i saj me manaxhere, kuratore, stiliste, grimiere. Se harrova edhe designer. Ai designer qe per mendimin tim mund te jete me i zoti qe une kam pare ne keto vite. Kujdes! Jane pak me "hena" keta designer-et.

Dhe cdokujt qe e kerkoi nje foto me Elizen "i vendosi" nga pas nje "D" te madhe. Nje "D" te madhe si "D-ja" e Dinamo-s. Si "D-ja" e socializmit. Per t'u kujtuar te gjitheve se sa do e rende te jete pesha e takemit apo e postit, serish jemi po ata. Ata "D-te" e epokes se dikurshme. Dinamot e socializmit. Dje ne parada per socializmin. Sot per te festuar sukseset e tij. Me "D-ne" e Elizes...

No comments:

Post a Comment