1. Venet o Banka, banka me rritjen më të madhe të aktiveve dhe të depozitave në sistemin bankar gjatë vitit 2010. Kjo pas publikimit nga ana Shoqatës së Bankave të analizës të treguesve financiarë për bankat e nivelit të dytë në Shqipëri. Kështu totali i aktiveve në vitin 2010, në krahësim me vitin 2009 u rrit me 49%. Rritja më e madhe në sistemin bankar i përket edhe depozitave me 55%, ndërkohë që portofoli i kredisë u rrit me 60%. Ky rezultat vjen si pasojë e një pune voluminoze nga ana e rrjetit të filialeve të Venet o Banka gjatë vitit 2010.
2. Z. Lucio Gaita, Drejtori i Përgjithshëm i Venet o Banka, pas miratimit nga ana e Bankës së Shqipërisë të dokumentacionit të paraqitur nga ana e Gruppo Venet o Banca për këtë post. Drejtori i ri z. Gaita vjen në Shqipëri për të drejtuar Venet o Banka, pas një eksperience të gjatë në sistemin bankar italian, duke mbajtur kohët e fundit postin e zv. Drejtorit të Përgjithshëm të Banca Apulia, një nga bankat lider të Rajonit të Puglia-s me rreth 70 filiale, e cila u bë pjesë e Gruppo Venet o Banca vitin që shkoi.
3. Edhe dy filiale të reja Venet o Banka në Shqipëri gjatë vitit 2011. Do të jenë qytetet e Lezhës dhe të Kavajës që do t’i shtohen rrjetit aktual prej 8 filialesh, duke u bërë kështu jo vetëm prezent me filiale në qytetet kryesore të Shqipërisë por edhe pothuajse gjatë gjithë vijës bregdetare të vendit tonë. Kështu pas Shkodrës, Durrësit dhe Vlorës do të jenë këto dy qytete të tjera bregdetare ku Venet o Banka synon të ketë suksesin e qyteteve të mëparshme.
4. “Depozita Extra”, një produkti i ri, në prag të përvjetorit të parë të Venet o Banka në Shqipëri (dt. 25 Mars 2010, ceremonia e zyrtarizimit e cila u organizua në Hotel Sheraton). Një produkt mjaft i vlefshëm për klientët të cilët kursjenë para, duke i investuar ato në depozita afatgjata, 1, 2 dhe 3 vjecare, nga ku interesat përfitohen cdo 1 muaj, 3 ose 6 muaj. Hapja e një depozite Extra është falas dhe interesat e përfituara kalojnë në llogarinë rrjedhëse të klientit sipas cdo periudhe të përzgjedhur nga ana e klientit.
5. E-banking është shërbimi më i ri, i përsosur sipas të gjitha parametrave të një banke me standarte të larta, si nga ana e shpejtësisë ashtu edhe nga ajo e përdorimit dhe sigurisë. Me anë të këtij shërbimi mjaft profesional, klientët e Venet o Banka do të kenë mundësi të përdorin pothuajse të gjitha shërbimet bankare kryesore, që ofron banka jonë nëpërmjet internet it në cdo kohë, pa qenë nevoja të jenë prezentë në bankë.
Kur do hapni filial ne Lezhe. Me siper thote ne 2011 por a ka ndonje date me te perafert?
ReplyDelete