Kur kryeministri anoncoi në mbledhjen e qeverisë tentativën e rradhës për të kontaktuar një prej yjeve të momentit në muzikën botërore, më erdhi në mend direkt filmi që aq shumë e shohim dhe nuk ngopemi me batutat e tij. Koncert në vitin 2011 vendosa t’ja modifikoja disi emrin. Ka plot elementë të ngjashëm me skenarin e punuar me aq mjeshtëri të këtij filmi me realitetin e sotëm. Megjithatë Lady Gaga apo Beyonce nuk do të bënin kurrë atë që bënë ato dy këngëtare teksa hoqën këpucët dhe i ngjëshën këmbët e tyre të buta në baltën e Myzeqesë. Sërish vendi ynë ka ngelur mbrapa dhe po e njëjta tablo përsëritet. Shumë familje vuajnë sot për bukën e gojës dhe kanë mungesa elementare të mbërritjes së informacionit në betejën e tyre të përditshmë për mbijetesë. Qeveria nuk arriti t’u plotësonte shumë nga ato pika që u prezantuan në programin elektoral. Një prej tyre informacioni. Ka rrezik se Shakira apo Ammy nuk do të arrijnë të mbërrijnë me dozat e tyre të shpresës tek sofrat e varfra me bukë dhe kripë të familjeve shqiptare.
E pra ndaj duket sikur e ndolla disi që është i njëjti skenar. Po kështu edhe xhandari zëvendësohet me policin e ditëve të sotme. Ai polic që del në trotuarin e bulevardit kryesor, përpara kryeministrisë dhe instruktohet se si të godasë popullin. Më pas bëhet një me turmën dhe nuk pranon as ujin në bidonin plastik që i ofrohet për të lagur sytë nga gazi lotsjellës që mbërriti nga mbrapa. Ka frikë edhe psë turma e do. Është aty edhe komandanti i tij që merr dhe pret urdhëra për të goditur pse jo edhe për të vrarë. Edhe ai i ngjashëm dhe i tallur në maksimum për gatishëmërinë për të qenë afër boss-ëve të tij. Më pas e gjithë ajo zallamahi katrahure që sjell mbërritja e dy artisteve në provincë, me realitetin e ardhjes së Lady Gaga në këtë katrahurën që vetë e nisëm dhe po vetë e bitisëm.
Të organizosh koncerte për të sjellë sadopak shpresë në të gjitha rrjetet sociale dhe grupet e interesit të këtij populli pas asaj dite të ngarkuar me emocione nuk mendoj se është një ide e keqe. Edhe këtë herë politika sjell në vëmendje të publikut heqjen e mendjes nga fenomenet negative. Anipse muzika apo edhe vetë arti janë të plagosura nga humbja e shpresës se dicka do të ndryshonte. Dhe ajo që preket më shumë është e para arti, sporti, cod gjë që ka të bëjë me socialen. Para disa ditësh takova një nga artistët më të shquar të këtij kombi. E pyeta për një shfaqje të shtyrë dhe shkakun pse. Se sheh si janë njerëzit më tha? Si të tramaksur. Mendon se na e kanë ngenë të vijnë të na shohin në atë sallën tonë mondane pas ministrisë së rendit? Po kështu edhe sporti. Shumë ndeshje po degjenerojnë dhe të parët që akuzohen janë arbitrat. Cdo gjë duket e qetë në dukje por pak e rnëduar pas kuintave. Duhen regjizorë të aftë dhe skenaristë të zotë që të sjellin sërish spektatorin në sallë, më saktë shpresë në sytë e tyre.
Ky koncert që kërkohet të zhvillohet me cdo kusht i ngjan sadopak pushtimit të skenës së Scorpionsave në Moskë. Edhe në atë kohë Perestrojka ende kishte shanse për ndryshimin e mendjeve të sovjetikëve tashmë rusë pas ndarjes së mega-republikës. Njerëzit e ftohtë sfiduan temperaturat dhe iu ngjeshën sheshit për të kënduar “wind of change” e yjeve të rrokut të asaj kohe. Kështu do të bëjnë edhe shqiptarët nëse vjen Shakira. Më shumë e trumbetoi kryeministri shqiptar edhe pse në atë bulevard që do të zhvillohet koncerti ende në cepin e tij janë tee vende të ndryshme me qirinj. Ky koncert do t’i paraprijë sezonit turistik apo celjes së fushatës elektorale kjo mbetet për t’u parë.
Pra skenari është shumë i qartë. Me 5 apo 10 milionë dollarë që do të mund të shkonin për restaurimin e Teatrit Kombëtar, do të duhen për të sjellë shpresën e shqiptarëve dhe sigurinë e europianëve. Nga të gjitha këngëtaret që nominoni kryeministri asnjë prejt yre nuk kishte në faqen e tyre si axhendë vendin tonë. Mendoni se pas atyre pamjeve ka ndonjë europianë që do të shkelë këtë tokë. Shumë prej ambasadave të vendeve të BE-së u nisën sms bashkëatdhetarëve të tyre, braktisni Shqipërinë. Përse nuk u mendua që t’u kërkohej këtyre ambasadave ruajtja dhe garantimi i sigurisë dhe rendit. Paprekshmëria e tyre përpara se të nxitojmë t’i mbushim mendjen dhe xhepat me euro Beyonce-s.
Nëse kryeministri sjell në Shqipëri një prej këtyre katër divave të muzikës botërore, nuk do të jetë ndonjë cudi e madhe. Shumë prej tyre kanë ardhur në këtë vend. Vite më parë La Bouche që nuk e di se si m’u kujtua, bash në ato vite të arta të drejtimit të shtetit shqiptar në të gjitha format nga e djathta. Dhe më pas kryeministri ra, në më pak se 1 vit nga ai koncert i paparë në stadiumin që u premtoi shqiptarëve po para disa ditësh. Pra të gjitha manovrat e kryeministrit sillen drejt perceptimit të qetësisë dhe largimit të vëmendjes nga dhuna dhe vandalizmi i opozitës sipas tij. Megjithatë përpara se të mendohet për këto rrugëzgjidhje të lehta në letër dhe mëse të realizueshme, mendoj se ka plot të tjera. Një prej tyre garantimi i investimeve të huaja aktuale në Shqipëri. Kemi treguar që anarshimë më të madhe e kemi të theksuar tek prona private. Ngritja e një komisioni nga ana e kryeministrit për garantimin e kapitaleve të huaja dhe dëmshpërblimi i tyre në rast shkatërrimi është një masë e jashtëzakonshme që duhet të dilte nga goja e kryeministrit. Padyshim që këshilltarët e tij duhet t’ja kishin sugjeruar këtë aksion mjaft të dobishëm për qetësimin e klimës së biznesit të huaj. Tek një investitor i huaj që ka bërë investime në miliona euro në vendin tonë dhe ka punësuar me qindra punonjës nuk ka se si t’i kthehet shpresa kur dëgjon si zgjidhje “la la latë” e Lady Gaga.
Po kështu edhe krijimi i një Agjensie Sigurimi për Bizneset me aq para sa do të harxhoheshin për ardhjen e Shakirës, mund të ishte një tjetër hap i matur dhe i mirëmenduar i qeverisë shqiptare nëse e ka marrë seriozisht atë që ndodhi dhe që s’duhet të ndodhte, i kujtdo qoftë faji. Nuk kthehet shpresa e njerëzve me një koncert të vetëm. Qoftë edhe nga një koncert në javë. Populli gëzon dhe harron kur punon, madje kur punon shumë. Koncertet vijnë pas pune dhe pas fitimit të bukës së përditshme dhe nëse nuk dëshirojmë të shohim skenare të ngjashme me atë të pas Koncertit të vitit 1936 në Lushnje. Prej andej nga filloi edhe katrahura e 1997. Aq keq dhe me pasoja sa mund të rrezikojmë edhe silikonet apo buzët e Lady-t, Amy-t e me rradhë, kur të shpërthejmë nga shfrenimi i përsëritur deri në dhunë. Duke u bërë sërish Headline të mediave më prestigjioze të botës. Do Zoti Jo!

No comments:
Post a Comment