Wednesday, January 9, 2013

"Bankat ne Shqiperi me ritmin e ekonomise, por jo vetem"

Bankat ne Shqiperi po preferojne qe parate e depozitave (qe per fat te mire po vijojne rritjen me ritme te kenaqshme, pavaresisht krizave te fundit te ekonomise si kudo ne bote), t'i depozitojne ne institucionet financiare nderkombetare. Por a mund te pretendohet apo te nxiten bankat per nje gjallerim te huadhenies ne nivele relativisht te kenaqshme?! Megjithate vlen te permendet fakti se perpos bankave te medha suprizat gjate vitit 2012 ishin bankat e mesme dhe ato te vogla, me ritme rritjeje te huadhenies te ekonomise dy shifrore. Nje prej tyre Veneto Banka me nje rritje 22.5% nga viti qe shkoi.

Rritja e kenaqshme e depozitave gjate vitit 2012, ka bere ate qe pothuajse te gjitha bankat te perfitojne nga copa e tortes se depozituesve shqiptare. Edhe ketu krahas bankave te medha, vlen te permendet "agresiviteti" i bankave te vogla, dinamike dhe mjaft aktive si Veneto Banka, etj. 37% me shume se viti qe shkoi ishte rritja e kesaj banke e cila edhe kete vit e mbyll ne vendin e pare te renditjes si banka me rritjen me te madhe.

Si pasoje e rritjeve te mesiperme, Veneto Banka ne vitin 2012 shenoi rritjen me te madhe ne sistem per sa i perket aktiveve si dhe pothuajse dyfishim te fitimit ne krahesim me vitin qe shkoi.

Permbledhje, marre nga Revista "Monitor", dhjetor 2012

No comments:

Post a Comment