Ku jane ata? Sa here na bie rasti te kujtohemi per ata? Pensionistet! Nje here ne vit per "qoken" e qeverise. Per te mesuar vleren e lemoshes. Do te jete sa per te blere nje pule deti apo fushe. Ata qe rrallohen jo prej deshires se tyre. Ata qe zene nje cope toke per te fjetur pergjithmone. Per te mos u sjelle "pengesa" femijeve. Kush do i mbaje. Pastroje. Doktori. Spitali. Ilacet. Ku jane ata? Ata qe votojne qe ne oren 8 sa hapet qendra e votimit. Ceshtje kulture apo jo?! Mjere kujt do t'i lene stafeten... Ata qe cdo dite po ikin. Ndoshta edhe prej stresit dhe mundimit qe femija ngeli pa pune. U divorcua. U sherros. Ata qe nuk do t'i zevendesoj askush.
Ku jane ata? Artistet. Shkrimtaret. Poetet. Piktoret. Sportistet. Edhe ata po shuhen. Kush me jete, dhe me homazhe nderimi, e kush per biznes. Aleanca natyrale apo artificiale me grupet e interesit. Me se shumti me politiken. Madje shkruajne edhe letra-urimi, a thua i lexon njeri testamentet per se gjalli. Ne te dyja variantet po ikin... Po shuhen. Kush do t'i zevendesoje? Ata qe mbahen per artiste pa nje veper?! Ata qe mbahen per sportiste pa shenuar nje gol?! Ata qe ne bote nuk i njeh askush?! I njohim ne... Ndaj them kush do t'i zevendesoj ata? Ata qe po ikin. Do ikin nga kjo bote, me nder!
Ku jane ata? Ata qe na premtuan se ne kete vend do te kishte vec pranvere. Ata qe thane behu me mua se do fitosh si te gjithe. Ata qe u rreken te krijojne 100 e ca parti. Ata qe cahen. Ulerasin. Bertasin. Premtojne. Pozojne. Afishojne. Votojme. Ata qe ne votojme? Kush do t'i zevendesoj? Kush? Edhe per nje profile ne FB duken demode. Te dale boje. Jo per mua. Po per te tjere. Te tjere qe nuk i gjejne neper fletushka poshte dere. Po ne FB. Ata qe te zberthejne ne komente pas emrash: "i verteti apo bjondia zeshkane". Ndaj me vjen vetiu kjo pyetje. Ku jane ata? Kush do t'i zevendesoj? Djali? Vajza? Nipi. Do kthehen enkas nga shkolla e huaj? Apo gruaja? S'po ndodh! Por nje dite do te ndodhe...
Ku jane ata? Elitat. Shoqeria civile. Intelektualet. Profesoret. Doktoret. Shefat. Drejtoret. Kush do t'i zevendesoj. Kush do t'i zevendesoj tani qe raporti i te ikurve me tru ne koke ose ndryshe "emigrimi i trurit" eshte ne shifra alarmante. Ne 10 te ikur kthehen 2. Apo 1. Rrezik fare. Pse te kthehen? Qe te firmosin flete-ankesa? Apo te aplikojne per projekte. I fundit me i kerkuari: dhuna ndaj grave. Ku jane ata? Ata qe kane zgjedhur heshtjen per te mos u rrezikuar kurre nga "truri i ikur". C'kane pse heshtin?! Edhe nese flasin. Protestojne. Nuk i zevendeson askush. Nuk ka tru shume ne qarkullim. Ndaj kur te ikin e sigurt qe nuk do t'u ze vendin askush. "Elita" mbetet elite! Ndaj do rrekemi te themi: ku jane ata?
Shenim. Kur te bej nje kenge per text do marre kete poezi te Teodor Kekos:
"Po ikim ne, kokërënë mbi gjoks,
s'përmendim më klasikë e bëmë të Skënderbeut.
Mbi varr na gdhendni epitafin meritues:
"KËTU PREHEN VARROSËSIT E ATDHEUT"

No comments:
Post a Comment