Sporti eshte vertet nje prej gjerave me magjike qe provokon emocion tek njerezit. Eshte edhe muzika, piktura, filmi, etj., por si sporti nuk ka. Ndoshta edhe per faktin qe luhet pothuajse cdo jave nga nje "big match", ose cdo vit nga nje "grand event". Ka te apasionuar pas futbollit (me masivi aktualisht ne shije). Basket. Volley. Automobilizem. Atletike (ketu permbledh te gjitha disiplinat). Alpinizmi. Golfi. Tenisi. Gjithcka qe luhet eshte sport. Eshte emocion.
Sa here qe garohet ne bote, secilit prej nesh na vjen vetiu pyetja: "Ku jemi? Cfare vendi do renditemi? Kush jane pretendentet per trofe na ne? Kujt ekipi i perkasin?". Te gjitha keto pyetje sfumohen porsa emocionohemi me nje parade flamuri dhe kaq. Pastaj jemi garues. Mjaftueshem? Jo, aspak. Ndonje edhe na i ben me turp flamurin. Emrin. Eshte faji i tij apo i trainierit. I drejtuesit? Apo i ministrit? E sigurt, ky faj do te jete jetim. Ashtu si te gjitha fajet qe degjojme te ndodhin cdo dite.
Por une nuk do te ndalem tek ky rast i perseritur i "doping-ut" shqiptar. Pasi e gjithe ajo shpure sporti qe i bie rasti te merret me sport ne Shqiperi eshte e "doping-ezuar". E dini perse? Sepse mundohemi te fryhemi kot. Bejme zhurme nderkohe qe prioriteti eshte diku larg. Ai qe do te quhej edukimi ne sport. Konkurueshmeria te ishte te pakten ne ato nivele qe ka qene. Dhe kjo qe po ndodh sot me sportin shqiptar eshte kryekeput "gjema" me e madhe qe i ra per pjese t'i ndodhe sportistit shqiptar.
Fill pas viteve '90 shume sportiste shqiptar te spikatur u larguan per jashte-shtetit. Normal. Me nje kontrate vjetore i binte qe ata do merrnin sa kishte i gjithe qyteti buxhetin. Ate qe ata nuk e bene dot perpara ketij viti (1990), qe rrokullisi gjithcka ne te mire te tyre personale dhe ne te keqe te perbashket te sportit shqiptar. U larguan dhe lane pas nje sport te tere ne te gjitha disiplinat "te vdiste". Po e them me bindje: "i vdekur". Aq me keq. Ka vdekur me turp. Me sakte vazhdon te vdese me turp. Duke na bere te dukemi te "doping-izuar" te gjithe si sport. Pse jo edhe si komb.
Elita te tere sportistesh u rriten ne shkolla sportive. Mjeshteri. Ekipe zinxhir prej nga dilnin talentet qe i rrembente me pas "Partizani", "Dinamo" deri tek "Shkendija" ne futboll. Ato talente si Gazmend Caci. Gjigandi i koshit shqiptar i cili pati oferte nga gjysma e ekipeve te Europes. Apo Ela Tase. Moza Ibrahimi. Dy yjet e Dinamos moter e vella Alketa dhe Ad Doci. Per te vazhduar me yjet e tjere te "shkollave" te ndryshme te sportit. Konkurente "dhemb per dhemb". Shkolla vlonjate me rekordin ende te mbajtur prej tyre. Deri ne turin e trete te kupave te Europes. Aty u "stop-uan" nga Barcelona magjike qe "zbarkoi" dy here ne Skelen e Vlores dhe iku po me dy gola (nga nje per cdo ndeshje). Basketboll femrash. Super talente. Mundje. Not. Peshengritje. Gjimnastike. Kaq mjafton. Tani pothuajse asgje. Shkolla shkodrane. Super yjet me ngjyrat kuq e blu. Talentet e Shkodres ne futboll. Ciklizem. Volejboll. Basketboll. Kaq mjafton. Tani asgje. Pothuajse fare. Shkolla e Durresit. Ekip mjeshteror. Shkolla e Gjirokastres. Elbasanit. Beratit. Kucoves me ate ekip "Naftetari" qe dridhej stadiumi nga teknika e larte. Shkolla e Kavajes. Mjeshtra. Lushnja. Lezha. Korca me super talente. Dhe qytete te tjera qe ishin padyshim tabloja me e qarte e nje konkurence te "eger" por te bukur per rezultate.
Te gjitha keto "shkolla" qe une permenda me siper, shkarkonin pafund talente tek dy "hameset" e medha. "Partizani" dhe "Dinamo". Mos harruam ndonje "shkolle" tjeter? Padyshim. Harruam "Tiranen" ose Sportklub "17 Nentorin". Me super ekipe pothuajse ne cdo sport. Futboll me nje 11 qe do ta kishte zili cdo ekip ne Europe. Basketboll te papermbajtshem. Volejboll. Peshengritje. Deri edhe Alpinizem.
Pra te gjitha talentet me pas mblidheshin ne ate qe quhet kombetare. Aty me pas si nje trup i veteme perballeshin me cdo ekip ne Europe. Ndonjehere edhe te penalizuar nga shorti i "keq" teksa perballja binte me ish-Bashkimin Sovjetik. Ja ashtu here te perndjekur. Here te spiunuar. Here pjese e "Luftes se Klasave" dhe ideologjise marksiste-leniniste, ja arriten te perfaqesonin me nder flamurin shqiptar.
Ndersa sot sportistet shqiptare qe na perfaqesojne ne bote, nuk kane probleme me uniformat e NPV-se. As me autobuzin "Shkodra" te Federates. As edhe me instruktorin e partise ne ekipin perfaqesues. Ata te gjithe sot e kane me ideologjine e humbesit. Ate qe kjo shoqeri ja imponoi vete vetvetes. Dhe per kete solli trainier edhe nga jashte. Per ta ngritur sportin shqiptar teksa ai kishte kohe qe kishte vdekur. Bash qe ne vitin '90.
Te gjithe perfshihemi ne doza optimizmi teksa shohim flamurin shqiptar te parakaloje. Te valevitet. Madje edhe kur kendohet himni. Por harrojme qe ne prishem gjithcka. Prishem "shkollat e sporteve". Traditen. Shkaterruam mentalitetin. Mos t'ju shkoj aspak ndermend se jemi vend i vogel dhe na mungojne talentet. Si? Me falni sa banore eshte Kroacia? E keni pare cfare talentesh nxjerre? Natyrisht qe e shohim cdo kompeticion futbolli ne bote. Miliona euro perfiton shteti sepse promovimin e talenteve e ka prioritet. Jo llafe dhe prezantime programesh. As show mediatik. As edhe pritje homazhi per qok sa here qe merren medalje. Per te mos shkuar tek talentet e padiskutueshme qe dolen nga "shkolla e sportit" tone. Kampionet olimpik qe na i morri diten per diell Greqia. Pirro Dhima. Luan Shabani. Viktor Mitro. Agim Xhelili. Manjani. T'i shajme pse dolen kampione olimpik dhe i pa nje bote e tere? Apo t'i kritikojme per nderrimin e emrit? OK. Me mire te merremi me keto te dyja. Fundja ne me hallet e tjereve do merremi, teksa nuk e shohim veten qe jemi te "doping-ezuar". Na shohin te tille sepse te tille jemi. Fundja "doping-un" e zgjedh vete t'ja hedhe trupit sportisti, trainieri, drejtuesi, ministri. Bash njesoj sikur kerkon ne klub: "nje kacurrel, ponc-fernete" kamarier!

No comments:
Post a Comment