Tuesday, July 10, 2012

"Fama qe kushtoi sa nje pakete cigare"

Sot u mbushen plot 60 vite nga krijimi i Kinostudios "Shqiperia e Re". Sot na bie nder mend te kujtojme cdokush prej nesh filmin e tij shqiptar te preferuar. Sot nostalgji na con tek legjendat qe iken e shkuan deri edhe me drama psikologjike. Iken nga kjo bote te sakatuar shpirterisht edhe per nje rol. Iken duke e jetuar filmin si nje gare-medalje olimpike. Me syte nga rruga, mos ndalonte "gazi" i deges se puneve te brendshme: a e ka pelqyer partia filmin? kush e ka rradhen nese jo?

Shume prej tyre iken te demaskuar edhe per bindje, te pergojuar dhe per farefisnira te arratisur. Iken qetesisht nga kjo bote, ose ata qe fatmiresisht jane, te sfilitur nga nje "lufte e ftohte akull" mes brrylash dhe nderhyrjesh nga komiteti edhe per nje rol. Edhe per nje histori dashurie. Ata qe u ropaten neper sponde makinash qymyri, per te mberritur ose ikur nje cast nga sheshi i xhirimit. Atje, larg familjes duke shtrenguar ne dore nje late diete, sa per te blere nje pakete cigare. Sa per te thithur tymin e mjaftueshem dhe per te genjyer heshtjen nga kjo padrejtesi. Pafatesi. Atje ku cigarja zgjaste shtellunge tymin teksa luheshin truket e rolit. Dhe cak-et zgjasnin deri ne agim...

Ketu pra, ne kete vendin perballe Europes ku Mastroiani dhe Felini ushqenin dejet e gjakut artistesh me aktrim. Atje me tej ku Alen Deloni dhe Belmondoja "belbezonin" art dhe shprese ne TV e ndonje "shoku nga ata te udheheqjes" Magji. Enderr. "Skulpture" plastike, fati i nje roli.

Dhe ata ja dolen. Arriten te jene te gjalle ne memorien e nje kombi te tere. artistet shqiptare. Ata heronjte tane te skalitur ne filma bobinash te hedhura sa andej-kendej "qokave" televizive te tranzicionit. Me vrastare se ajo kohe ky fat i pameshirshem. Te pakten nje pakete cigare sa nje late djete e kishin blere me para te merituara. Te fituara me djerse. Me "dhune". Me pune. Me tronditje rolesh. Zberthime karakteresh. Ngulitje e forte ne mendjen e cdo spektatori. "Me thirr ne emrin e personazhit o i bekuar spektator". Deshira e fundit e cdo njerit prej tyre. Deshira prej fames qe kushtoi sa nje pakete cigare...

Mirenjohje artisteve te filmit shqiptar! Sot ne 60 vjetorin e lindjes se nje "mali" vlerash dhe emocionesh me emrin Kinostudio "Shqiperia e Re". Nje mali qe i ngjiten vec artistet tane. Yjet tona. Fat i madh per ne... T'i mbajme ne mendje dhe ne zemer "oscar-et" shqiptare. Fundi i fundit vec nje pakete cigare do kerkojne. Te qetesojne shpirtin nga ajo qe zgjodhen te bejne me mire ne jete... E sigurt per cka ka mbetur pas. Ministri i Kultures, i rradhes, do t'i thote ne funeral dy fjale.

1 comment:

  1. Me pelqen. Me shume se te robtuar...Te shkaterruar por me deshiren e mire per rol.

    ReplyDelete