Sunday, July 29, 2012

"Sporti shqiptar me diagnozen doping"

Sporti eshte vertet nje prej gjerave me magjike qe provokon emocion tek njerezit. Eshte edhe muzika, piktura, filmi, etj., por si sporti nuk ka. Ndoshta edhe per faktin qe luhet pothuajse cdo jave nga nje "big match", ose cdo vit nga nje "grand event". Ka te apasionuar pas futbollit (me masivi aktualisht ne shije). Basket. Volley. Automobilizem. Atletike (ketu permbledh te gjitha disiplinat). Alpinizmi. Golfi. Tenisi. Gjithcka qe luhet eshte sport. Eshte emocion.

Sa here qe garohet ne bote, secilit prej nesh na vjen vetiu pyetja: "Ku jemi? Cfare vendi do renditemi? Kush jane pretendentet per trofe na ne? Kujt ekipi i perkasin?". Te gjitha keto pyetje sfumohen porsa emocionohemi me nje parade flamuri dhe kaq. Pastaj jemi garues. Mjaftueshem? Jo, aspak. Ndonje edhe na i ben me turp flamurin. Emrin. Eshte faji i tij apo i trainierit. I drejtuesit? Apo i ministrit? E sigurt, ky faj do te jete jetim. Ashtu si te gjitha fajet qe degjojme te ndodhin cdo dite.

Por une nuk do te ndalem tek ky rast i perseritur i "doping-ut" shqiptar. Pasi e gjithe ajo shpure sporti qe i bie rasti te merret me sport ne Shqiperi eshte e "doping-ezuar". E dini perse? Sepse mundohemi te fryhemi kot. Bejme zhurme nderkohe qe prioriteti eshte diku larg. Ai qe do te quhej edukimi ne sport. Konkurueshmeria te ishte te pakten ne ato nivele qe ka qene. Dhe kjo qe po ndodh sot me sportin shqiptar eshte kryekeput "gjema" me e madhe qe i ra per pjese t'i ndodhe sportistit shqiptar.

Fill pas viteve '90 shume sportiste shqiptar te spikatur u larguan per jashte-shtetit. Normal. Me nje kontrate vjetore i binte qe ata do merrnin sa kishte i gjithe qyteti buxhetin. Ate qe ata nuk e bene dot perpara ketij viti (1990), qe rrokullisi gjithcka ne te mire te tyre personale dhe ne te keqe te perbashket te sportit shqiptar. U larguan dhe lane pas nje sport te tere ne te gjitha disiplinat "te vdiste". Po e them me bindje: "i vdekur". Aq me keq. Ka vdekur me turp. Me sakte vazhdon te vdese me turp. Duke na bere te dukemi te "doping-izuar" te gjithe si sport. Pse jo edhe si komb.

Elita te tere sportistesh u rriten ne shkolla sportive. Mjeshteri. Ekipe zinxhir prej nga dilnin talentet qe i rrembente me pas "Partizani", "Dinamo" deri tek "Shkendija" ne futboll. Ato talente si Gazmend Caci. Gjigandi i koshit shqiptar i cili pati oferte nga gjysma e ekipeve te Europes. Apo Ela Tase. Moza Ibrahimi. Dy yjet e Dinamos moter e vella Alketa dhe Ad Doci. Per te vazhduar me yjet e tjere te "shkollave" te ndryshme te sportit. Konkurente "dhemb per dhemb". Shkolla vlonjate me rekordin ende te mbajtur prej tyre. Deri ne turin e trete te kupave te Europes. Aty u "stop-uan" nga Barcelona magjike qe "zbarkoi" dy here ne Skelen e Vlores dhe iku po me dy gola (nga nje per cdo ndeshje). Basketboll femrash. Super talente. Mundje. Not. Peshengritje. Gjimnastike. Kaq mjafton. Tani pothuajse asgje. Shkolla shkodrane. Super yjet me ngjyrat kuq e blu. Talentet e Shkodres ne futboll. Ciklizem. Volejboll. Basketboll. Kaq mjafton. Tani asgje. Pothuajse fare. Shkolla e Durresit. Ekip mjeshteror. Shkolla e Gjirokastres. Elbasanit. Beratit. Kucoves me ate ekip "Naftetari" qe dridhej stadiumi nga teknika e larte. Shkolla e Kavajes. Mjeshtra. Lushnja. Lezha. Korca me super talente. Dhe qytete te tjera qe ishin padyshim tabloja me e qarte e nje konkurence te "eger" por te bukur per rezultate.

Te gjitha keto "shkolla" qe une permenda me siper, shkarkonin pafund talente tek dy "hameset" e medha. "Partizani" dhe "Dinamo". Mos harruam ndonje "shkolle" tjeter? Padyshim. Harruam "Tiranen" ose Sportklub "17 Nentorin". Me super ekipe pothuajse ne cdo sport. Futboll me nje 11 qe do ta kishte zili cdo ekip ne Europe. Basketboll te papermbajtshem. Volejboll. Peshengritje. Deri edhe Alpinizem.

Pra te gjitha talentet me pas mblidheshin ne ate qe quhet kombetare. Aty me pas si nje trup i veteme perballeshin me cdo ekip ne Europe. Ndonjehere edhe te penalizuar nga shorti i "keq" teksa perballja binte me ish-Bashkimin Sovjetik. Ja ashtu here te perndjekur. Here te spiunuar. Here pjese e "Luftes se Klasave" dhe ideologjise marksiste-leniniste, ja arriten te perfaqesonin me nder flamurin shqiptar.

Ndersa sot sportistet shqiptare qe na perfaqesojne ne bote, nuk kane probleme me uniformat e NPV-se. As me autobuzin "Shkodra" te Federates. As edhe me instruktorin e partise ne ekipin perfaqesues. Ata te gjithe sot e kane me ideologjine e humbesit. Ate qe kjo shoqeri ja imponoi vete vetvetes. Dhe per kete solli trainier edhe nga jashte. Per ta ngritur sportin shqiptar teksa ai kishte kohe qe kishte vdekur. Bash qe ne vitin '90.

Te gjithe perfshihemi ne doza optimizmi teksa shohim flamurin shqiptar te parakaloje. Te valevitet. Madje edhe kur kendohet himni. Por harrojme qe ne prishem gjithcka. Prishem "shkollat e sporteve". Traditen. Shkaterruam mentalitetin. Mos t'ju shkoj aspak ndermend se jemi vend i vogel dhe na mungojne talentet. Si? Me falni sa banore eshte Kroacia? E keni pare cfare talentesh nxjerre? Natyrisht qe e shohim cdo kompeticion futbolli ne bote. Miliona euro perfiton shteti sepse promovimin e talenteve e ka prioritet. Jo llafe dhe prezantime programesh. As show mediatik. As edhe pritje homazhi per qok sa here qe merren medalje. Per te mos shkuar tek talentet e padiskutueshme qe dolen nga "shkolla e sportit" tone. Kampionet olimpik qe na i morri diten per diell Greqia. Pirro Dhima. Luan Shabani. Viktor Mitro. Agim Xhelili. Manjani. T'i shajme pse dolen kampione olimpik dhe i pa nje bote e tere? Apo t'i kritikojme per nderrimin e emrit? OK. Me mire te merremi me keto te dyja. Fundja ne me hallet e tjereve do merremi, teksa nuk e shohim veten qe jemi te "doping-ezuar". Na shohin te tille sepse te tille jemi. Fundja "doping-un" e zgjedh vete t'ja hedhe trupit sportisti, trainieri, drejtuesi, ministri. Bash njesoj sikur kerkon ne klub: "nje kacurrel, ponc-fernete" kamarier!

Tuesday, July 17, 2012

“ LA FAMA CHE E' VENUTA A COSTARE QUANTO UN PACCHETTO DI SIGARETTE”

Ad oggi sono passati 60 anni dalla costituzione dell'istituto cinematografico “Shqiperia e Re”.
A ognuno di noi, viene in mente il suo film albanese preferito. Oggi la nostalgia ci porta alle “leggende” passate perfino anche con i drammi psicologici. Sono andati via da questo mondo mutilati spiritualmente anche per un ruolo di un film. Sono andati vivendo il film come una gara – una medaglia olimpica. Con gli occhi sempre aperti, se si fermava la macchina dei servizi segreti (Gas i Sigurimit): è piaciuto o no il film al Partito e al Dittatore? A chi tocca se no?


Molti di loro sono andati via da questo mondo cammuffati, spettegolati anche da parenti lontani che si sono dati alla fuga. Quelli che sono andati via pacificamente da questa terra, o quelli che fortunatamente sono ancora qui, tutti e due stanchissimi di una “guerra fredda come il ghiaccio”, tra gomitate e interventi del comitato centrale anche per un ruolo in un film. Anche per una storia d'amore. Quelli che si sono strapazzati viaggiando sopra un camion, per arrivare o andare via per un'istante da dove si gira la scena di un film. Li’, lontani dalle loro famiglie, stringendo in mano un “buono”, che bastava per comprare un pacchetto di sigarette albanesi. Sufficiente per lasciare andare in aria il fumo e la rabbia veniva nascosta. Che sfortuna. Li’ dove la sigaretta faceva fumo finchè andavano i truccatori dei ruoli. E i ciak si protraevano fino all'alba...

Qui, in questo paese di fronte all'Europa, dove Mastroianni, Fellini, Sordi, Toto’ alimentavano le loro vene artistiche con il giocattolo dei loro ruoli. E poi li’, ancora un po' più lontano dove Alain Delon e Belmondo “balbettavano” arte e speranza in Tv proibite di qualche “amico del Politburo”. Magia. Sogno. “Scultura” plastica, il destino di un ruolo memorabile.

E loro ce l'hanno fatta. Sono arrivati vivi nella memoria di una nazione intera, quelli, gli artisti dei film albanesi. I nostri “eroi” scolpiti nelle bobine dei film, adesso buttati qua e la’ negli “angoli” dei studi televisivi di questo periodo transitorio. Più “disastroso” di quel periodo, questa sfortuna spietata. Meno male che almeno l’artista comprava un pacchetto di sigarette con un buono attraverso i soldi meritati. Vinti con il sudore del ruolo. Con il puro lavoro. Con i ruoli cosi’ memorabili per lo spettatore e con l’unico desiderio nascosto dentro a se’: “Per favore, chiamami con il nome del personaggio, o benedetto spettatore, grazie”. Questo e’ l’unico desiderio che arriva dalla fama che è venuta a costare quanto un pacchetto di sigarette...


Gratitudine agli artisti del film albanese! Oggi nel sessantesimo anniversario della nascita di una “montagna” di valori e di emozioni con il nome di istituto cinematografico “Shqiperia e Re”. Una montagna che possono scalare solo i nostri artisti. Le nostre stelle. Una grande fortuna per noi... Teniamoli nella nostra mente e nei nostri cuori, gli “oscar” albanesi. Alla fine di tutto, chiederanno solo un pacchetto di sigarette. A placare l'anima da quello che hanno scelto di fare meglio nella loro vita... Sicuramente per quello che è rimasto indietro. Il Ministro della Cultura (del momento), dirà due parole al suo funerale.

Tuesday, July 10, 2012

"Fama qe kushtoi sa nje pakete cigare"

Sot u mbushen plot 60 vite nga krijimi i Kinostudios "Shqiperia e Re". Sot na bie nder mend te kujtojme cdokush prej nesh filmin e tij shqiptar te preferuar. Sot nostalgji na con tek legjendat qe iken e shkuan deri edhe me drama psikologjike. Iken nga kjo bote te sakatuar shpirterisht edhe per nje rol. Iken duke e jetuar filmin si nje gare-medalje olimpike. Me syte nga rruga, mos ndalonte "gazi" i deges se puneve te brendshme: a e ka pelqyer partia filmin? kush e ka rradhen nese jo?

Shume prej tyre iken te demaskuar edhe per bindje, te pergojuar dhe per farefisnira te arratisur. Iken qetesisht nga kjo bote, ose ata qe fatmiresisht jane, te sfilitur nga nje "lufte e ftohte akull" mes brrylash dhe nderhyrjesh nga komiteti edhe per nje rol. Edhe per nje histori dashurie. Ata qe u ropaten neper sponde makinash qymyri, per te mberritur ose ikur nje cast nga sheshi i xhirimit. Atje, larg familjes duke shtrenguar ne dore nje late diete, sa per te blere nje pakete cigare. Sa per te thithur tymin e mjaftueshem dhe per te genjyer heshtjen nga kjo padrejtesi. Pafatesi. Atje ku cigarja zgjaste shtellunge tymin teksa luheshin truket e rolit. Dhe cak-et zgjasnin deri ne agim...

Ketu pra, ne kete vendin perballe Europes ku Mastroiani dhe Felini ushqenin dejet e gjakut artistesh me aktrim. Atje me tej ku Alen Deloni dhe Belmondoja "belbezonin" art dhe shprese ne TV e ndonje "shoku nga ata te udheheqjes" Magji. Enderr. "Skulpture" plastike, fati i nje roli.

Dhe ata ja dolen. Arriten te jene te gjalle ne memorien e nje kombi te tere. artistet shqiptare. Ata heronjte tane te skalitur ne filma bobinash te hedhura sa andej-kendej "qokave" televizive te tranzicionit. Me vrastare se ajo kohe ky fat i pameshirshem. Te pakten nje pakete cigare sa nje late djete e kishin blere me para te merituara. Te fituara me djerse. Me "dhune". Me pune. Me tronditje rolesh. Zberthime karakteresh. Ngulitje e forte ne mendjen e cdo spektatori. "Me thirr ne emrin e personazhit o i bekuar spektator". Deshira e fundit e cdo njerit prej tyre. Deshira prej fames qe kushtoi sa nje pakete cigare...

Mirenjohje artisteve te filmit shqiptar! Sot ne 60 vjetorin e lindjes se nje "mali" vlerash dhe emocionesh me emrin Kinostudio "Shqiperia e Re". Nje mali qe i ngjiten vec artistet tane. Yjet tona. Fat i madh per ne... T'i mbajme ne mendje dhe ne zemer "oscar-et" shqiptare. Fundi i fundit vec nje pakete cigare do kerkojne. Te qetesojne shpirtin nga ajo qe zgjodhen te bejne me mire ne jete... E sigurt per cka ka mbetur pas. Ministri i Kultures, i rradhes, do t'i thote ne funeral dy fjale.

Sunday, July 1, 2012

"Vapa dhe fresku konsensual i Tiranes"

Si pa pandehur erdhi ky zheg i nxehte kesaj vere. Te papergatitur na gjeti, aty "te gozhduar" perpara ekraneve duke ndjekur Europianin. Atje larg ku zhvillohet, sa ne Polonine e "kinezeruar" tashme, deri ne Ukrainen e "bishtalecit" opozite ne burg. Por tani qe ky europian po ul siparin, nuk na mbetet gje tjeter vecse kolektivisht t'i bejme balle kesaj vape. Anipse ajo do bej te sajen, ashtu sic erdhi do shkoje. Me plus-minuset e saj me temperaturat e cdo dite. Nejse kjo vape ka dhe stinen, por si do t'ja bejme ne kesaj "vapes" sone te perhershme, qe te djeg dhe te vapos me shume ne hije se sa ne "sy" te diellit.

E kam fjalen per te "nxehtin" e Tiranes, qe vjen nga gjerat qe ndodhin cdo dite ne te. Kjo edhe pse ne qytetet e tjera ndoshta eshte me vape, po si kjo e Tiranes nuk djeg. Jane ato qe serish preokupohen me shume per te, madje duke u vaposur me shume vete. Eshte serish ky i nxehte qe une e ndjej me shume se kushdo. Ai qe une e ndesh dhe i bej dallimin, pothuajse nje here ne dy dite qe me bie rasti te kapercej Mbikalimin e Kamzes. Edhe pse eshte po ai i nxehte, nuk djeg sa ky.

I nxehti i Tiranes ka nje kurs te caktuar prej nga vjen temperatura. Bulevardin. Ajo gjatesi qe me motorr pershkohet ne me pak se 4 min. Dhe me makine ndoshta 2 ose 3 here me shume. Pra aty ku gjerat ndodhin ne me pak se 10 min. Kaq minuta i kushtojne kryeministrit te vendose per 3 monumente. Po per kaq minuta Ambasadori Amerikan vendos te bllokoje bulevardin per nje feste Amerike. Po per kaq minuta kryetari i opozites vendose cadrat e tij per te protestuar. Akademia e Shkencave te mos ftoje themeluesin e nocionit ne shqip "Akademik", Rexhep Qosjen. Institutit te Gjuhesise te up-date gjuhen shqipe me te tjere shkronja nga gjuhet indo-europiane. Po kaq edhe historianit Beqir te shpalle ditelindjen feste kombetare. Ka lindur Beqiri, kuptoni. Dhe po kaq Aurel Plasarit te urdheroje vendosjen e librit te tij ne bibloteken kombetare.

Te mjaftueshme minutat per dikur Shpetimin e PS-se dhe tani te cameve, qe se bashku me Dashin e Havase te shpenzojne cdo vit 1 mln euro per te veshur me "Cameri" bulevardin. Dhe ashtu si heqja e tyre prej bulevardit, po e njejta edhe heqja e nje skorte presidenti per cdo mengjes. Presidenti i Tiranes dhe gjithe Shqiperise, z. Topi nuk do ta pershkoje me me sirena bulevardin. Dhe polici i rrugores Uke prej Tropoje, nuk do na i blllokoje me dy anet e Lanes duke nderuar presidentin, duke marre prej tij pershendetjen falenderuese "i pari shtetit - polic".

Kjo sepse Bujari President eshte duke e kapercyer me nje "vrap te lehte" bulevardin, nga Ministria e Rendit per ne Presidence. Ne kete bulevard ku pak para disa kohesh u perleshen dy nocione te lira te nje demokracie. Njera gjasme per familjen (islamiket) dhe tjetra ne tentative nga LGTB-ja. Ne kete bulevard qe me se fundmi kemi nje katedrale besimi, ortodoks. E peruruar po ne nje dite te nxehte, si kjo. Ne kete bulevard ku Tasha vazhdon te shese paketa cigaresh, ne nje banak te improvizuar te cpuar nga plumbat e demonstrates nje vit e gjysem me pare. Prej nga nisi dhe pret burrin nga Kazakistani si punetor krahu, aty ku nderton Bexhet Pacolli.

Ne kete bulevard qe per 3 ose 4 min e pershkoj cdo dite me motorr, edhe kur nuk kam pune, ngaqe me pelqen. Ne kete bulevard ku Bimi, punonjesi i bashkise per parkingun, ankohet se i parkoj ne trotuar dhe jo ne korsine me pagese. Harrova, edhe i "bad boys-ave" te ardhur nga veriu, qe te ofrojne sherbimin "gjetje parkingu pa lodhje", ne kembim te blerjes se nje pako camcakizi.

Kaq mjafon per ta quajtur vape. Zagushi. Cdo njera prej tyre qe permenda me siper eshte nje grade temperature me teper. Dhe po ti numerosh te gjitha, rrezik se nuk ka hije peme qe mund te te gjendet per ndihme. As edhe lisi (harrova serish, lisi i prere tek Galeria). U kujtova per te teksa ndihet ca si me shume temperatura, kur nuk i ben me hije bulevardit ne vendin e vete.

Por ne te vertete ka lisa te tjere ne bulevard. Nuk mund t'i mungojne pemet ketij te fundit. Ja ku jane, aty me tutje, tek Taiwani i Besos nga Ballshi. Edhe pse ne cdonjerin prej tyre "freskohet" ne hije nje doberman, bulldog a rotwailer me te zotin e vete. Race qensh te kuptohemi ose qen race, jo emra ambasadoresh. E di qe keta te fundit i kemi shume "perzemer". Me shume na i shtojne vapen kur flasin capraz, dhe me shume na i sjellin freskine kur duan.

Por nje shprese duket se e ka ky bulevard. Ja tani se afermi do kete tre pllaka te medha per 100 vjetorin. Aq hije do t'i bejne vendit sa vapa e sigurt qe do te ike me gushtin. Pikerisht ne gusht, pasi ne kete muaj priten te vendosen. Ata te tre qe nuk rane dakort sa ishin gjalle me bindjet e tyre, tani po i vendosin prane e prane njeri-tjetrit, per t'u bere fresk. Per te na bere fresk. Te pakten freskun e tyre nuk do na e ndale kush ta shijojme. Nuk do jete si fresku i lisit te prere tek Galeria. Ky ka per te qene fresk. Eshte fresk konsensual. Fresk prej verteti... Ne bulevard!