Saturday, June 16, 2012

"Autobuzi me tifoza"

Per ne tifozet e Dinamos, ka nje domethenie te vecante "autobuzi". Jemi nje grusht tifozash sa shpesh here tifozet kundershtare na quajne "autobuzi me tifoza". Pak jemi vertet. Une. Meti. Met Nallbani dmth. Loni. Gonia. Boli. Koli i Bales. Shume pak. E ndjekim Dinamon pothuajse ne cdo stadium ku luan. Ku luante. E ndiqja. Kohet e foljeve qe perdora me siper, gabova, duhet t'i kisha shkruar ose perdorur ne kohen e shkuar. Kjo sepse gjithcka ka mbaruar. Dinamo eshte pothuajse ne agoni te plote. E shkaterruar.

Nejse te kthehemi tek "autobuzi me tifoza". Me pelqen ta perdor shpesh kete nocion. Ndoshta ngaqe e perdor si krahesim per dicka pa mbeshtetje. Me sakte e paket ne numer. Te tille autobuz pashe sot ne bulevard. Nderkohe qe isha me nje shoqate italianesh per te dorezuar disa ndihma ne bulevard. Nga keta te Rally Albania qe kane ardhur jo vetem per te garuar, por edhe per te "donuar". Pra dhuruar. Pra nderkohe perpara nesh kaloi nje autobuz i kuq. M'u kujtua menjehere autobuzi i Partizanit. Ashtu i kuq edhe ai. Sa here kemi dashur t'i thyejme xhamat. Inate tifozesh pas derbit. Shkarkime emocionale me ane te gureve. Por vertet qe sot teksa prisnim Auroren, nje vajze te nje shoqate per t'i dorezuar ndihmat, me erdhi direkt ngacmimi qe sapo shkrova me siper. Doja t'i thyeja xhamat. Por xhama nuk kishte. Sepse lart valevisnin flamujt kombetar dhe jo flamurin me yll te Partizanit, ekipit kundershtar te Dinamos sime

Shqiperi! O sa mire me qene shqiptar. Keto degjoheshin nga kati i II-te i autobuzit te kuq te hapur. Per nje moment me erdhi sinqerisht nje dhimbje ne shpirt. Une se bashku me italianet vullnetare te "Solidarieta e sorisi" ne bulevard duke dorezuar ndihmat nje shoqate per njerezit ne nevoje, perpara nesh kryenec fati dashakeq i nje populli te tere.

Dhe per momentin gjithe ajo cuditje ne syte e italianeve vullnetare mu kthye ne nje inat. Inat per talljen qe parakalon ne bulevard. Sot me nje autobuz me tifoza. Sikur te mos mjaftonte tallja per 20 vite rresht, do te duhej me patjeter nje tallje me e re ne moshe. E pra kjo tallje kaloi perpara syve tane. Mire une qe si gjithe populli shqiptar do ta gjejme nje autobuz me tifoza, i kuq si ai i Partizanit, blu si ai i Dinamos per t'i hipur, po keta te huaj qe vijne ne Shqiperi per te garuar dhe per te shperndare ndihma, c'kusur kane te shohin shfaqje me "autobuza me tifoza"? S'me mbeti gje tjeter vecse t'i thosha miqve te mi nga Europa qe eshte autobuzi i rradhes me tifoza per ne stacionin "tranzicion" me shofer znj. Demokraci.

No comments:

Post a Comment