Kur studionim vite me pare Presidentet e SHBA-ve, ne shkollen tone politike te NDI, padyshim qe me gjate ndaleshim tek Ruzevelti (Franklin D. Roosevelt). Per te vetmin fakt qe eshte edhe sot e kesaj dite, Presidenti me jetegjate i shtetit me te forte ne bote. Plot 12 vite me plot shkelqim deri ne marrjen e cmimit Nobel. Nje nga njerezit me te shquar. Nje super udheheqes i lindur ndoshta edhe nga familja e tij ish-presidenciale, Theodor Roosevelt. Nje super president i cili vendosi fatet e SHBA-ve ne pjedestalin dominues si superfuqi politike dhe ushtarake ne mbare boten.
Teksa shihja sot Presidentin e sapozgjedhur Nishani, mendova menjehere se dicka ka te perbashket me super-presidentin Roosevelt, Franklin. Ndoshta nuk eshte mire ta permend por kjo u duk gjate ecjes se tij, madje duke votuar per veten. Te dy, dikur Roosevelt dhe sot Nishani kane pothuajse te njejten diagnoze. Dikur Roosevelt ja mbajti te fshehur opinionit amerikan gjate fushates elektorale kete pafuqesi. Amerikanet do mendonin pas viteve te krizes se madhe se ky udheheqes i nje kombi te tere, nuk do kishte fuqi ta ringrinte Ameriken.
Por Roosevelti arriti te korrte nje nga sukseset me te rralla ne SHBA. Ate te presidentit me jetegjate. Plot 12 vite. Dhe po kete po mendoja sinqerisht per Nishanin. Nisur edhe nga ajo qe sapo pame ne keto 5 vite me Presidentin ne ikje Topi. Kjo ndoshta ngaqe posti i Presidentit te Republikes ka nje te mire dhe te mete te madhe. Nje dite te mjafton te fitosh zemrat e popullit, ne po nje dite i zhvleresohesh po atij nese gabon. Perhere prej tundimit nga politika.
Nese Roosevelt kishte shume pune per te bere dhe me qellim e fshehu semundjen e tij, kete te Nishanit tashme e dime te gjithe dhe po te gjithe do ta perkrahim nese ai do te jete nje president largpames si Roosevelt. Dicka te perbashket e ka, e thame me lart, nuk ja vlen ta permendim me.
Kam njohur shume njerez qe kane prekur fundin. Ata jane po aq te gezuar sa diten kur linden. Kane shprese dhe shume vullnet per te bere gjera te mira. Te tille kam deshire te mendoj edhe per Presidentin e sapozgjedhur. Ndoshta nuk ka shume gjera ne dore per te qene sadopak nen eren e transformimeve, por per nje njeri qe ka prekur fundin dhe ka force per te qene numri 1 i nje shteti, edhe nje firme e hedhur me dinjitet eshte nje dite me shume jete me nder. Lavdine me pas na mbetet ne ta veshim me kurora dafinash dhe pasardhesve tane me po te njejten stature respekti. Historianet me pas do nxitojne te hedhin te dhenat ne almanaket e tyre, te shkruar ose online: ky ishte presidenti me jetegjate apo me jeteshkurter i ketij vendi. Do zoti te jete e para. Pra te jete i pari, si Roosevelti sic e thame me lart.

No comments:
Post a Comment