Ky është shkaku që ndoshta ne shqiptarët nuk ndihemi ata që u ndjemë sapo filloi të lulëzojë sistemi bankar. Nxituam të blejmë dy shtëpi, makina madje deri edhe pushime luksoze me kredi. Dikush nxitoi të hapë edhe biznes. Të tjerë shkuan më larg duke ngritur kompani. Por sot situata është ndryshe. Rreziku këst mujor është cdo ditë e më shumë i pranishëm. Filloi me krizën që goditi USA-n me falimentimin e disa bankave. Më pas me simptoma “stresi” që u ndjenë edhe në vendet e BE-së. Madje shumë afër. Në Greqi, vendi i cili zotëron pjesën më të madhe të aseteve të huaja në Shqipëri. Plot 4 banka dhe dy kompani telefonike.
E pra ishte kjo një këmbanë alarmante për ekonominë tonë, përqasje me realitetin grek. Për të mos vazhduar me krizën e gjatë politike, zgjedhjet, si një kalvar i gjatë me përfshirjen-varësi të shoqërisë sonë, dhe si rrjedhojë edhe të biznesit. Pse jo edhe nga mungesa e resurseve plotësuese të hendeqeve borxhe, që krijohen në raste të tilla. Shteti ndihet më i dobët dhe në këtë rast reagimi është në dorën e Zotit. Por edhe remitancat ose paratë e emigrantëve nuk duken fare në horizont. Madje edhe investimet në infrastrukturë kanë qenë të konsiderueshme, deri diku stratosferike.
Janë shumë prej këtyre elementëve të mëspërme që ndikojnë në tkurrjen e ekonomisë shqiptare. Një ekonomi e dominuar nga ajo private, kjo e brishtë dhe që ka startuar falë iniciativave pse jo edhe të guximshme. Bash si ai e Bukurijes në Vlorë, pronares së “hekurt” të një prej tekonologjive më të avancuara të prodhimit të birrës dhe lëngjeve të frutave, pse jo edhe në Europë.
Bukurija është sot një shembull mjaft i qartë i dorëzimit të pronës tek banka pa asnjë kusht. Kapitullim. Falimentim. Për shumë nga arsyet e mësipërme? Pse jo. Madje duke shtuar shumë të tjera, akoma më teknike. Mosplotësimi i kushteve të të bërit biznes. Konkurenca akoma më shumë e pranishme dhe zgjidhja e gjërave me një bakshish në zarf. Mungesa e një plan-biznesi, pa u konsultuar me ekspertët. Analizë kostosh, shpenzime, blerje, taksa, banka, kësti. Autogol ky i vetë investitorëve, vecanërisht në një vend i cili je vetë pronar, marketer, promoter, financier. Kjo jo për fajin e qeversisë por si pasojë e mungesës së besimit nga ana e pronarëve për të deleguar kopetenca. Pse jo edhe burimesh njerëzore, menaxherë të aftë që të marrin për dore kompani me kapacitete të tilla, për t’i hedhur më pas në treg ato, suksesshëm.
Pra qëllimi i vetëm për të parandaluar drynin në kangjellat e investimit me plot halle. Shpenzime pa hesap dhe fryrje pompoze me salltanete dhe lux-e të kota. Të gjitha këto një parajsë e padukshme në princip por shumë e dhimbshme. E pamë vetëm pak ditë më parë. Më pas humbje e vendit të punës për shumë punëtorë.

Kur tashmë kemi një armik të egër, euro-n në revansh ndaj lek-ut, e forcon si ide edhe portofoli i kreditimit, sidomoa ai i biznesit, masivisht drejt kësaj monedhe, pse jo edhe publiku i cili edhe ai ndihet jo më pak i rrezikuar. Me të ardhura në lek dhe me kredi në euro, mund ta imagjinoni se c’farë pasojash do të ketë nëse ky revansh vazhdon. E sigurt që një mosndërhyrje në kohë, mund të pasojë më të tjera “Bukurije”. Kujdes, edhe prej këmbimit! Dhe në këtë rast të gjithë do të nxitojnë të thonë se fajin e ka banka. Ka madje pyetje se përse nuk e lejon biznesin të zhvillohet? Sërish del në skenë parajsa. Mungesa e bërjes së llogarive apo ndryshe “hesapeve pa hanxhinë”. Pasojat e një kulture të pamjaftueshme financiare, se një lek i marrë borxh në bankë është përgjegjësi, mund të jetë një faktor i rëndësishëm suksesi apo falimenti.
E pra evitimi me të gjitha format i parajsës që na u duk në prag të derës, me paratë e bankës kjo, mund të ishte edhe më i natyrshëm. Të gjithë ne si shoqëri u dehëm nga një grusht para të disbursuara pas një kontrate noterie dhe nuk menduam që do të vinte një ditë të shikonim pamje të tilla. Me një vend pa një klasë politike që duhet ta mbajë larg biznesin nga aventura të rastit, nuk është se mund të shkohet shumë larg. Përfshirja e biznesit në aksionet poltike dhe derivantët pas saj, poltizimi i shoqërisë dhe varësia që ka krijuar cdo shtresë nga ky lloj formati sjellë pasoja shumë të rënda. Për pasojë një krizë politike që zgjat derisa bllokon kapilarët e furnizimit me gjak dhe optimizëm të shoqërisë. Ndoshta edhe nga dalja për zot i hallit me forcat e veta, kapacitete individuale në këtë rast, të cilat nuk të lënë shumë të kuptosh se kjo do të vinte të na trokiste tinëzisht një ditë. Pamëshirshëm pse jo.
Nuk dihet se sa e sa biznese ndihen sot mjaft të rrezikuara dhe luten për të negociuar edhe një herë nga fillimi me bankën. E gjitha kjo ndoshta edhe prej asaj parajsës që na u shfaq papritur dhe na dehu qëllimet dhe iniciativat tona. Sot kjo e gjitha e kthyer në një koktejl me shije të keqe, me shumë alkool sa koka nuk e di se sa i rëndon halli. Ndaj m’u kujtua filmi me të njëjtin titull si ky artikull: “Të gjithë fajin e ka parajsa”. Edhe këtu si për koincidencë aktori kryesor Francesco, kaloi në depresion. Do zoti nuk na e ndjell fati i tij por vetëm titulli i këtij filmi…

ReplyDeleteA keni nevojë për një FINANCË me 3% për të paguar faturat ose për të nisur një biznes tuaj? Nëse po, kontaktoni SHBA me këto detaje të mëposhtme ... GLOBAL SOLUTION FINANCE COMPANY
globalsulutionfinance89@gmail.com
(1) Emri i plotë
(2) Shuma e Huasë e Nevojshme
(3) kohëzgjatje
(4) Country
(5) Numrat e telefonit
Na dërgoni me email: globalsulutionfinance89@gmail.com
Trego: +919205335862
ose
Trego: +919538237271
Whatsapp: +919205335862
Faqja e internetit: https://gsfcloan.com/
Fatmirësisht,
Do you need a FINANCE at 3% to pay your bills or start up a business of your own? If yes ,contact US with this following details... GLOBAL SOLUTION FINANCE COMPANY
globalsulutionfinance89@gmail.com
(1)Full Name
(2)Loan Amount Needed
(3)Duration
(4)Country
(5)Phone numbers
Email Us: globalsulutionfinance89@gmail.com
Tell : +919205335862
or
Tell : +919538237271
Whatsapp:+919205335862
Website: https://gsfcloan.com/
Best Regards,