C'nuk me shohin syte kesaj Tirane teksa i bie kryq e terthor ne maje te motorrit. Parkoj lehte. Nuk has trafik. Por me shume s'me shpeton gje. E fundit skene sot. Me sakte dy.
E para. Bleona me syze te erreta bente prova ne Sheshin "Nene Tereza". Dreke. Kujdes! Ishte e veshur. Ne cepin e skenes ishin dy tre cadra birrash dhe tezga qoftesh. Kot nuk thone kohet e fundit: "ku ka qofte dhe birra, ka milet". E pra Bleona me sa duket e ka kuptuar kete, mendova me vete. Aty ne sheshin e vetem qe i ngeli Tiranes per mitingje elektorale, ahengje dhe gara. Packa se i kishte kthyer "menderen" tempullit te dijes, Univerisitetit te Tiranes dhe Gonxhe Bojaxhiut te roptuares per kete milet qe ha qofte e pi birra dhe shikon "cullon" e Bleones.
E dyta skene. Perpara Gjykate se Tiranes. Aty ku parada nuk behet ne pasarele, por matane hekurave te gardhit ndoshta me te vjeter te Tiranes. Parada e makinave luksoze. Orave te shtrenjta. Kostumeve. Purove. Cantave. Aty ku sot mendja ime ngeli tek vrapimi i nje nene te dhunuar ne syte e femijes se saj nga babai po i saj. Aty pra ne pasarelen e realitetit te hidhur te kesaj ane te Lanes. Dhe bashke me te vraponte dhe e bija. Iknin me vrap te dyja. Iknin nga syte kureshtar dhe kamerat qe sot e morren diten e punes. Duke na lene peng shikimin trondites drejt te atit te saj sikur kerkonte meshire: te lutem baba mos e rrih nenen time!
Te dyja episodet kane lidhje. Madje mund te kete edhe nje te trete. Nje te katert. Jetojme ne nje Tirane qe ndoshta eshte shume vone te zhvillojme nje test per cilindo te ardhur nga cdo cep i Shqiperise. Nje test ku te plotesojme disa pika themelore per te qene te denje per te jetuar ne Tirane. Por nese kete test e para qe duhet te ishte ajo qe do ta plotesonte eshte Bleona, si e palidhje per t'iu ngjeshur ketij realiteti, atehere c'me mbetet tjeter te mendoj teksa i pashe te dy skenave. Me mbetet qe te degjoj fjalet e femijes nga Babrruja, me lot ne sy e dhunuar nga babai ne dyert e gjykates: mami, mami... "pasi te na rrahe serish babi, kete rradhe ne sy te gjyqtareve, do ikim te shohim Bleonen?"

edhe ne gjykate ka qofte e milet..mund te beje nje kenge fet e fet Bleona duke i bashkengjitur videoklipin e "rrogtareve"
ReplyDelete