Saturday, September 29, 2012

"Teodor Keko"

neser ne mbremje, ora 20.30 @T ne Digitalb do te transmetohet dokumentari i gazetares Beti Njuma dedikuar Teodor Kekos. Nderkohe une po sjelle nje poezi te Dorit tone shkruar ne Selanik per Selanikun, aty ku dhe morri "avionin e nisjes" pa kthim per ne ate bote. Por Dori eshte me ne... ja si tani... ne kete poezi:

"Une te kam dashur, por..."

Ne Selanik anijet mberriten,
ne port une mbeta nje far i gjalle.
Pashe mijera njerez, miliona ndoshta,
veƧ ty ama, kurkund s'te pashe.

Ne Selanik avionet mberriten,
ne piste une mbeta kulle komandimi.
Pashe mijera njerez, miliona ndoshta,
vec ty s'te gjeta ne udhe kalimi.

Ne Selanik rane refugjtet,
ne rruge u ktheva ne polic.
Pashe mijera njerez, miliona ndoshta,
vec ty s'te hasa ne rruget pis.

Atehere u mbylla ne vetvete
me shume whisky dhe akull pak.
Ne darke i dehur turbull mendova:
Shume te kam dashur, por kjo s'eshte gjithcka..."

Teodor Keko, Selanik, 1992

Tuesday, September 25, 2012

"Mami, mami do shkojme ke Bleona?"

C'nuk me shohin syte kesaj Tirane teksa i bie kryq e terthor ne maje te motorrit. Parkoj lehte. Nuk has trafik. Por me shume s'me shpeton gje. E fundit skene sot. Me sakte dy.

E para. Bleona me syze te erreta bente prova ne Sheshin "Nene Tereza". Dreke. Kujdes! Ishte e veshur. Ne cepin e skenes ishin dy tre cadra birrash dhe tezga qoftesh. Kot nuk thone kohet e fundit: "ku ka qofte dhe birra, ka milet". E pra Bleona me sa duket e ka kuptuar kete, mendova me vete. Aty ne sheshin e vetem qe i ngeli Tiranes per mitingje elektorale, ahengje dhe gara. Packa se i kishte kthyer "menderen" tempullit te dijes, Univerisitetit te Tiranes dhe Gonxhe Bojaxhiut te roptuares per kete milet qe ha qofte e pi birra dhe shikon "cullon" e Bleones.

E dyta skene. Perpara Gjykate se Tiranes. Aty ku parada nuk behet ne pasarele, por matane hekurave te gardhit ndoshta me te vjeter te Tiranes. Parada e makinave luksoze. Orave te shtrenjta. Kostumeve. Purove. Cantave. Aty ku sot mendja ime ngeli tek vrapimi i nje nene te dhunuar ne syte e femijes se saj nga babai po i saj. Aty pra ne pasarelen e realitetit te hidhur te kesaj ane te Lanes. Dhe bashke me te vraponte dhe e bija. Iknin me vrap te dyja. Iknin nga syte kureshtar dhe kamerat qe sot e morren diten e punes. Duke na lene peng shikimin trondites drejt te atit te saj sikur kerkonte meshire: te lutem baba mos e rrih nenen time!

Te dyja episodet kane lidhje. Madje mund te kete edhe nje te trete. Nje te katert. Jetojme ne nje Tirane qe ndoshta eshte shume vone te zhvillojme nje test per cilindo te ardhur nga cdo cep i Shqiperise. Nje test ku te plotesojme disa pika themelore per te qene te denje per te jetuar ne Tirane. Por nese kete test e para qe duhet te ishte ajo qe do ta plotesonte eshte Bleona, si e palidhje per t'iu ngjeshur ketij realiteti, atehere c'me mbetet tjeter te mendoj teksa i pashe te dy skenave. Me mbetet qe te degjoj fjalet e femijes nga Babrruja, me lot ne sy e dhunuar nga babai ne dyert e gjykates: mami, mami... "pasi te na rrahe serish babi, kete rradhe ne sy te gjyqtareve, do ikim te shohim Bleonen?"

Friday, September 7, 2012

"Nje shtepi ne plazh"

Kaq kerkoi ne jete Teodor Keko. "Nje kal dhe nje qen". Ja pra ka njerez qe kerkojne shume pak: "Nje shtepi ne plazh". Nje shtepi ne plazh si ish-deputet. Ish-keshilltar kryeministri. Ish-mik i "manjateve" te mediave shqiptare. Ish-shok i sa shokeve tavolinash te sinqerta alkooli te perzier me raki rrushi safi, qepe apo hudher si te ishte rasti. Pse jo edhe veze. Por sot ndersa ish-shoket jane "dikushi", ti i ftohte "akull-mermer" atje kur merre rrugen per ne Sharre. Me afer fshati i "Dum Babes" se sa metropoli. Ti, ish-shoku i burrave te llangosur me "lavando", te qethur "ballaboks" dhe floket me brillantine. Ish-shoku i shokeve sot anetar jurish. Edhe te cmimit tend: Teodor Keko. Pronare biznesesh. Drejtues te OJF-ve. Nuk po shkruaj me gjate. Shkurt: Te pasur! Aq te pasur sa eshte idiotesi per ta, te parit te takemeve te jetes sa "nje shtepi ne plazh, kal apo qen".

Thashe me siper ish-shoke. Sepse Dori nuk eshte me. Ka 10 vjet motit te atij gushti qe nuk jeton. Nuk jeton per ish-shoket, "qejflinj" te ardhjes dhe ndezjes se nje qiri aty ne salle (imagjino ne Sharre). Te vijne ne mbremjet "gala" te pervjetoreve te Dorit. Ja ashtu edhe per te bere "qoken" e daljes ne TV pas pushimeve: "ndermend kemi te te duam prape".

Ish-shoket: "Prape sepse ti Dori di ta festosh vdekjen. E kerkove ate neper vargje dhe ne dhe ajo ta plotesuam. Te gjetem dhe te derguam ne ate bote neper zhegun e fund-gushtit pa "nje shtepi ne plazh". Ti c'ke?! E kemi ne per ty! Ti qe je mesuar te na flisje nga poshte: "ore do zbresesh ta rrokellisim nga nje gote?". Po tani ti Dori je lart. Na veshtron prej andej. Na sheh si krekosemi sallash. Makinash teksa na hap deren nje badigard. Sejmen. Qehaja. Teksa hedhim hapin e rende ne rruge. Po, po te rende! Si ne peshe ashtu edhe ne tarafe. E di vete ti... Dhe ne mos ardhshim per pervjetorin e ikjes tende ne ate bote, pa nje shtepi ne plazh, do te vijme per ditelindjen".

Vertet Zoti i madh ia beri shume afer ardhjen ne kete bote me percjelljen, po ne ate bote. Me nje dallim qe dua ta perseris se me pelqen. Me pelqen realiteti i dhimbsur, i ikjes ne ate bote pa "nje shtepi ne plazh". Dhe salla oshetin lehte nga nje e qeshur e perkundur. Si ato kercitjet e dhembeve nga goja e hapur qe prodhon qeshje me pertese. Ndoshta edhe prej habise tende Dori, qe aty lart ne film kerkon sinqerisht si nje femije, dicka. Pa bere zhurme. Pa kapur prej xhakete. Pa share dhe spiunuar askend qe ulej ne tavolinat e tua. Pa nxjerre "sekrete shteterore". Krijime kabinetesh. Tendera. Interesa per shume para. Sepse ti je burimi i qeshjes se dhimbur. Qeshja e lirshme dikur, sot realitet qe dhemb. Qeshja per deshiren tende per te patur "nje shtepi ne plazh".

Por ne realitet "shtepia ne plazh" ne te vertete nuk te mungoi Dori. E di pse? Librin tend e kam marre kudo me vete. Edhe ne Greqi kur iki fluturoj me avion. E kam me vete. Edhe ne jug, kur zbres me "tromopilin" tim Qafen e Llogarase. Dhe jo vetem une. Po shume te tjere. Por ke nga librat, une nuk di ta them. Nuk ta them dot se jane vertet shume. Vertiten sa andej kendej botuesit. Gazetat. Kush do ta botoje me pare. I shikon ne kete "lufte te ftohte" me emrin Dori te urrehen mes tyre. Dhe ti e di si jane "lufterat per botim"... Se harrova te them faktin qe cdo vit del nga nje botues i ri i librit tend. Dje dolen dy. I pane te gjithe teksa dolen dhe folen per ty ne sallen e pervjetorit, sikur te kishin nje jete qe te njihnin. Uroj te kene lexuar librin!

Pra te gjithe ne gare per te botuar dicka tenden. Dhe me pas une. Ai. Ajo. Me pas ta bejme tonin librin tend dhe ta marrim me vete ta lexojme. Kudo! Ne plazh e di qe aty te pelqen me shume. Aty ku do doje te kishe shtepine. Dhe me pas te kendoje shpirterisht ne telat e nje kitareje vargun e dedikuar Mart Lekes:

"Ideali u var ne kremastar"

Vertet shkruan bukur ti Dori... sidomos poezine qe e qan. Me siguri qe, diku, ne ndonje "shtepi ne plazh", ne keto momente eshte duke u lexuar poezia jote. Pse jo edhe ndonje puthje dashurore per te cilen ti nuk ke faj. I vetmi faj i yti eshte qe shkruan tmerresisht bukur dhe qe kerkove me sinqeritet: "nje shtepi ne plazh"