Sunday, July 14, 2013

italia "jone"... kaq prane!

ne artikullin e djeshem te "la stampa" editorialisti walter passerini i kushtoi vemendje te jashtezakonshme mbi ate se çdo te bej italia e neserme. sipas passerinit sot jane dy itali ato qe ekzistojne. e para italia e ndermarrjeve qe nuk shkojne mire fale renies se shitjeve dhe kerkojne perhere te kene financime. italia e dyte eshte ajo e ndermarrjeve qe operojne jashte italise. ato qe tashme mund te quhen si te "nderkombetarizuara". ç'ka do te thote se eshte "eksporti" pjesa me terheqese e ekzistences dhe mbarevajtjes se tyre. e ardhmja i perket vetem atyre. 

sipas Geo-Fondacionit te Kerkimeve "Edison", italia eshte ne vendin e pare ne bote ne 3 sektore. i tekstileve. i veshjeve. dhe i lekure-kepuceve. ne vendin e dyte ne bote ne 3 sektore te tjere. ne elektro-mekanik. ne punimet e metaleve dhe qeramikes artizanale. dhe gjithmone ne punimet e syzeve. plastikes. dhe floririn. 

e gjitha kjo do te thote qe italia eshte nje nga 5 vendet "top" se bashku me gjermanine, kinen, japonine dhe korene e jugut per sa i perket perpunimeve qe i behet shume produkteve duke perjashtuar ato ushqimore. pra italia sot eshte nje nga vendet me premtuese per sa i perket produkteve te eksportit. nisur edhe nga te dhenat e shifrave mjaft premtuese te publikuara per vitin 2013.

dhe gjithçka ndodh perballe nesh. ç'ka do te thote se nje pjese te suksesit te eksportit italian, te pakten per tre zerat e pare ku italia kryesonte ne bote, i perket edhe ndermarrjeve "fason" shqiptare. jane ato qe nen etiketen "made in italy", furnizojne sot distributoret me te medhenje te shperndarjes se markes italiane kudo ne bote. 

por nese ne itali qeveria e sapo-krijuar e "lettes" ka si qellim te saj uljen e numrit te te papuneve, duke hedhur pikerisht syte nga keto te dhena premtuese te eksportit italian, çfare duhet te mendojme ne per shqiperine dhe krijimin e vendeve te reja te punes. ka dy lloje politikash thote passerini ne fund te artikullit. politika punesimi dhe politika per punen. te dyja keto duhet te bashkerendohen me njera-tjetren per te ofruar zgjidhje mbi ate ç'ka eshte premtuar.

pra e perseris edhe nje here. sot fale krahut te lire te punes ne shqiperi, shume ndermarrje italiane ose italo-shqiptare kane bere italine te jete ne vendin e pare ne tre sektore perpunues. kur keto ndermarrje per momentin jane shume por mund te themi edhe pak. i mbetet qeverise se re qe ta startoje politiken e saj te punesimit, te shendoshjes se ekonomise pikerisht nga kjo e dhene.