Thursday, August 23, 2012

"Barcelona dhe Messi? Por favor, ato para harxhojini per Vloren"

Ne internet lexova lajmin sensacional te mberritjes se Barcelones ne Vloren time te bukur sa me s'ka. Gjithcka mu duk e bukur ne teresine e saj nga ky lajm. Populli i Vlores e meriton te jete ai me i "kuotuari" nga te gjitha "piacat" e tjera shqiptare. Jo vetem sepse feston 100 vjet pavaresi, por edhe sepse ka sakrifikuar me shume se cdo qytet tjeter ne Shqiperi. Ka dhene dhe eshte ofruar me c'ka patur. E fundmit '97 famekeqe nga ku jo vetem humbi parate, por edhe u vra dhe u izolua si kurre me pare.

Pra e meriton Vlora te gezoje ato dite festimesh. E meriton te bujte ashtu sic dine te mirepresin vlonjatet edhe "mistera 100 milionesh euro". E kam fjalen per disa prej lojtareve te Barcelones. Dhe sot per t'i pare keta lojtare do te hidhet sic i thone vlonjatce "para e madhe". Dhe per cfare? Per te pare '90 minuta 11 yje futbolli. Gjenerata e re e nje ekipi qe erdhi ne Vlore afersisht 25 vjet me pare plot dy here. Jo me charter por me autobuza te "Albturizmit". Jo duke paguar para per t'i pare, por me detyrim nisur nga goglat qe u rezervoi shorti.

Dhe ne fushe do te jene 11 yje ndersa ne pankine "mjeshtri" Zubizaretta qe pesoi plot 3 gola nga mjeshtrat vlonjate te topit. Pa charter-a. Pa takeme dhe luks. Me nje autobuz "Shkodra" me karrige kompesate. Me bluza triko te NPV-se. Me djeta 20 dollare. Dhe me verdhushka te fshehura neper breke per t'i blere femijes qofte edhe nje dhurate te vogel nga babi qe dilte jashte-shtetit. Packa se do kthehej nga Kamp Nou super gjigandi stadium edhe sot ne Europe. Me shume se kaq nga ai stadium ku spektatoret dritheroheshin nga frika e eres se golit nga 11 te panjohur te mistershem nga Shqiperia e erret. Me kot nuk me pranonte ne heshtje kapiteni legjendar i Flamurtarit, sot deputet ne Parlament Kreshnik Cipi: "vertet i trembem".

Dhe kush ishte perballe tyre plot dy here ne dy beteja te ndryshme. Ishte Viktor. Galiego. Esteban. Zubizaretta. Uellsiani Hjuxh. Super sulmues. Geri Lineker. Padyshim ylli i futbollit ne ate kohe. Shuster. I magjishem. Dhe shume te tjere. Te gjithe te trembur nga plonzhoni plot finese i Vasil Rucit te madh. Apo nga goditja vdekjeprurese me koke ne rrjete e Sokol Kushtes, mikut tim te ngushte. "Krenar per ty Koli!". Apo nga magjia e krosimeve dhe eleganca e Fred Ferkos. Per te vazhduar me triblimet e Lato Gjondedes. Luftarakun Fred Zijai. Mjeshtrin e madh te vijes anesore, te ndjerin Petro Ruci. Cil Ziun. Nest Arapin. Komandanti Rrapo Taho. Land Iljadhi apo Gim Bubeqin. Ke me pare?! Me ne krye "Guardiolen" e Vlores, Leonidha Currin.

Keta ishin pak a shume emrat e skenarit qe do doja te shihja une, pioneri qe harronte te hiqte shamine e pionerit kur shkonte ne stadiumin e Vlores ne Skele. Ne po ate stadium qe ky 100 vjetor ardhja e "kuq e bluve" nga Spanja do ta gjej plot. Bash si ato dite kur Flamurtari prekte rekordin e eleminimit te nje ekipi shqiptar ne turin e trete te kupave te Europes po nga kjo Barcelone e madhe. Rekord qe mbahet deri me sot. Por tani nuk ka me vend per rekorde. Tani rekordet jane zevendesuar me skedina dhe ndeshje luksi. Nuk ka me emocione sedilesh autobuzi me kompesate. As kalim te manjetofonit fshehurazi ne dogane. Tani ka show ne media. Ne stadium. Takime pompoze. Fishekzjarre. Fjalime. Mburrje. Levdata. Gara medaljesh se kush e do me shume atdheun. Kush organizon gjera me te bujshme. Packa se ne plazhin e Vlores sot te ze lemeria te shkosh. Packa se marrjen me qera te nje cadre ne rradhe aty tek Plazhi i Ri e zevendeson nje palzh privat me 500 leke shezllon+cader. Packa se per te kaluar tynelin, edhe pse i rikonstruktuar, te duhen nja dy ore te mira ne trafik. Packa se uji i detit nga blu eshte bere i zi. Dhe nata me zeze me tymin e qofteve dhe te birrave qe sot ka si medalje turizmi elitar ne Vlore. Per te mos folur per rruget ne qytet ku renia ne ndonje pusete eshte peligrinazh. Ne nje port qe nuk pa kurre nje anije crociera me turiste. Mjaftonte te shkruhej ne hartat informuese: ne kete qytet ka ardhur dy here Barcelona dhe eshte dritheruar me lavdi.

Kaq do t'i mjaftonte Bashkise se Vlores. Te pakten te krijonte nje muze me foto nga ata qe dritheruan vertet Barcelonen. Dhe ato para t'i shpenzonte ne ato qe shkruajta me lart. Me vjen vertet dhimbje t'i shkruaj serish. Me dhemb vertet qyteti im. Me dhemb ly luks i tepert. Ky luks qe do ta mbushe vec per nje nate stadiumin, dhe me pas aty do te mbizoteroje serish ulerima e turmave: motren!

Kam edhe nje pyetje te fundit qe do doja t'ja beja vetes. Madje edhe per te tjere qe do ta lexojne kete shkrim. Nese Messi super talenti 100 milione euro do kerkonte te bente not, te pinte nje kafe apo te hante nje dreke, Bashkia e Vlores ku do ta conte dhe me se do ta conte? Me duket se do te na talle bota me kete dilentatizem qe shfaqim here pas here. Bash si ate nate ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" kur lame me breke dhe me djerse pa drita, per nje gjenerator kandidatin tjeter per Topin e Arte, Kristiano Ronaldo. Aq sa u beme gazi i botes. Dhe qe te mos behemi serish me Messin une them qe ato para t'i shpenzojme per turizmin. Prej nga ketu ku jam, pra nga ku po shkruaj kete note, turizmi eshte buke e gojes. Krenari dhe vende pune. Sigurim i jeteses. Per vec 5 apo 6 muaj qe zgjat sezoni. Ndersa ne mjaftohemi me vec 20 dite sezon dhe pastaj merremi me sofizma si ai Gramozi-Real Madrid. Per te vazhduar me Flamurtari-Barcelona. Harrojme qe vetem dy vjet me pare po ky ekip ne kupat e Europes "hengri" plot 8 gola nga "cunat e mamit te bukur", Motherwell.

Kaq me mjaftonte te thosha pas leximit te ketij lajmi. Barcelona ne Vlore ka ardhur vec dy here dhe ka ikur pa lavdi. Mos ja jepni asaj mundesine te hakmerret ndaj cunave me autobuz "Shkodre" dhe uniforma trikotazhi. Ata po qe ishin ata qe vertet meritonte Barcelona. Pse jo edhe Messi i atyre koherave. Ata qe do benin edhe 10 mije kilometra per te dritheruar serish Kamp Noun. Teksa me rikujtohet serish ajo shprehje e Nikut (Cipit) e thene qetesisht. Ajo, vetem ajo me pelqen. Ndaj per te mos ja prishur bukurine asaj thenie, kisha vec nje deshire te ndodhte: "por favor, ato para shpenzojini per Vloren"